moratoriumi i gjuetise

Zbatimi i Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë monitorohet në tri bashki të Qarkut Gjirokastër

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) në periudhën 10 mujore të vitit nëntor 2016- shtator 2017, ka kryer monitorimin e zbatimit të Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projekti “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Më datë 5.10.2017 u zhvillua seminari përmbyllës i këtij projekti ku dolën rezultatet dhe disa rekomandime për të ardhmen.

“Fiks Fare”, moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, por s’ka ngelur pemë në këmbë...

Shqipëria ka 14% sipërfaqe pyjore më pak, si pasojë e shfrytëzimit barbar të pyjeve me dhe pa leje dhe përderisa deputetët në Kuvend po votonin për moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve, “Fiks Fare” solli pamjet e pyjeve shqiptare të marra nga helikopteri. Pyjet në Malësinë e Burrelit, në Bulqizë dhe në Krastë, dëshmojnë për një katastrofë mjedisore të shkaktuar nga dora e njeriut. Pamjet nga lart të “Fiks Fare” dëshmojnë qartë për barbarinë për të cilën askush nuk mban përgjegjësi. Në të vërtetë, “Fiks Fare” e ka trajtuar me dhjetëra herë problematiken e pyjeve.  

“Moratoriumi i gjuetisë nuk funksionon”, denoncimet: Kafshët shiten online dhe balsamosen në lokale

Gjuetia e paligjshme dhe shitja e tyre online është ndër shkeljet më raportuara nga qytetarët si krim mjedisor. Por mefshtësia e institucioneve përgjegjëse pas bërjes prezente të rasteve ka sjellë jo vetëm mosndëshkimin e shkelësve të ligjit por edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash të munguar në buxhetin e këtyre institucioneve. Speciet e rralla të cilat mbrohen me ligj dhe nuk lejohet të vriten apo mbahen në robëri, jo vetëm që janë pre e të shtënave të armëve por së fundmi janë edhe një mundësi përfitimi të shumave monetare duke i nxjerrë në ankand në internet për shuma të caktuara.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri pritet në një takim nga Ministri i Mjedisit

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka ka pritur në një takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri. Dr. Johann Sattler, të cilin e njohu me nismat, politikat e reja dhe arritjet e deritanishme në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë. Ministri Koka theksoi se në moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve, sfida kryesore është kontributi real për zhvillimin dhe shtimin e pyjeve, për një plan të zbatueshëm menaxhimi që ta çojë ekonominë pyjore drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të jetë kontribues real në ekonominë e vendit, pas përfundimit të këtij moratoriumi.

Arsyet pse duhet të shtyhet moratoriumi i gjuetisë

Në takimin me temë "Mbështetje për moratoriumin e gjuetisë" organizuar nga Shoqata Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), janë diskutuar arsyet përse moratoriumi i gjuetisë duhet të shtyhet edhe për të paktën 5 vite.

Shoqatat e sipërpërmendura kanë rradhitur aryset si vijon:

1. Periudha 2 vjeçare për rimëkëmbjen e faunës së egër është e pamjaftueshme.

2. Zbatimi i dobët i moratariumit të periudhës 2 vjeçare.

Debati për shtyrje të moratoriumit të gjuetisë

Përfaqësues të dy shoqatave të gjuetarëve në qarkun e Vlorës kanë debatuar ashpër në lidhje me projekt/ligjin për shtyrje të ‘Moratoriumit të gjuetisë’ nga Ministria e Mjedisit dhe për 5 vite të tjera. Debati përfshiu të gjithë aktorët e interesit (AKZM/Vlorë, ISHMP/Vlorë, Federata të gjuetarëve; përfaqësues të medias, institucioneve arsimore, bizneseve lokale, etj.) që morën pjesë në trajnimin me tematikë “Forcimi i kapaciteteve kombëtare menaxhuese për zhvillimin e gjuetisë së qëndrueshme (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”.  

Deklarata e Ministrisë - Moratoriumi i gjuetisë, përfundoi më 15 mars por s’ka gjueti deri më 1 tetor

Prej 15 marsit të këtij viti moratoriumi 2 vjeçar i gjuetisë ka përfunduar efektet e tij. Megjithatë, Ministria e Mjedisit bën me dije se gjuetarët nuk do të mund të gjuajnë dhe se sezoni i gjuetisë do të jetë i mbyllur deri më 1 tetor të 2016. “Gjuetia s’mund të realizohet pasi nuk jemi në periudhën e sezonit” thotë Ministria e Mjedisit, e cila sakaq ka përgatitur edhe një projektligj përmes të cilit kërkon vijimin e moratoriumit të gjuetisë edhe për 5 vite të tjera.

Ecuria e Moratoriumit të Gjuetisë

Vitet e fundit është vënë re se roli që ka luajtur moratoriumi i gjuetisë dhe përpjekjet për të ndaluar këtë gjueti te paligjshme, ka patur efekte pozitive. Vazhdimisht është lobuar dhe është bërë thirrje që ky fenomen të reduktohet, me qëllim mbrojtjen e pasurisë së faunës. Pasuria dhe bukuria e zonave rurale dhe pyjeve, shpesh u kanë dhënë mundësi vizitorëve të gjejnë kafshë që rrallë të qëllon t’i shohësh. Shqipëria ka një potencial, jo me pak se 350 zogj vendas. Në shumë habitate janë të pranishme e të zakonshme shumë lloje shpendësh siç janë: pelikani kaçurrel, flamingo, rosat e egra e lloje të tjerë të shpendëve emigratore në laguna.

Fillon “Dëgjesa Publike” për shtyrje të “Moratoriumit të Gjuetisë”

Ka nisur tashmë procesi i konsultimit me publikun dhe grupet e interesit për shtyrjen e Moratoriumit të Gjuetisë për 5 vitet e ardhshme. Degjesa publike u zhvillua në përgjigje të njoftimit të bere ditë më parë nga Ministria e Mjedisit me qellim diskutimin e draft - ligjit: “Për moratoriumin e gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Vijimi ose jo i moratoriumit të gjuetisë, prek interesat jo vetëm të klasës së gjuetarëve në rang vendi, por dhe ato të të gjithë komunitetit. Për shkak të vështirësive të zbatimit të masave që Ministria e Mjedisit ndërmori dy vite më parë për disiplinimin e këtij aktiviteti në vend.

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Gjuetarët e vërtetë të Durrësit që prej tre vitesh i kanë varur në gozhdë armët e tyre çifte në zbatim të moratoriumit qeveritar, megjithatë ata nuk kanë reshtur kurrë së menduari për gjahun dhe natyrën. Disa ditë më parë drejtuesit e shoqatës së qytetit hapën një ekspozitë me foto, që rikrijojnë historinë 80-vjeçare të gjuetisë në rrethin bregdetar, dhe që jo pak ngjasojnë si sfidë për paligjshmërinë dhe institucionet shtetërore.

Gjuetarët në protestë: Të mos zgjatet më tej moratoriumi, të forcohen dënimet dhe rregullat

Gjuetarë nga mbarë vendi janë mbledhur ditën e djeshme në Tiranë dhe kanë protestuar kundër Moratoriumit të Gjuetisë. Nisur nga situata kritike e popullatave të faunës së egër në Shqipëri dhe humbja e diversitetit të llojeve, me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe vendim të Këshillit të Ministrave nr 1069, date 14.12.2013, Kuvendi i Shqipërisë, me datë 30.1.2014, ka miratuar, ligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ligji për “Shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, pezullon të gjitha lejet e lëshuara të gjuetisë dhe përdorimin e zonave të gjuetisë.

Gjuetarët protestojnë para Kryeministrisë: Jo moratoriumit të gjuetisë, por të forcohen rregullat

Shoqata Shqiptare e Gjuetisë ka protestuar ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke kundërshtuar moratoriumin në gjueti. Në këtë protestë janë të pranishëm rreth 1 mijë gjuetarë, të cilët protestuan nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë. Duke qenë se një ditë më parë përfundoi afati i moratoriumit 2-vjeçar për gjuetinë, Shoqata e Gjuetarëve ka protestuar në kundërshtim me shtyrjen e afatit t këtij moratoriumi. “Jo moratorium. I kërkojmë kryeministrit të mos shtyjë moratoriumin për gjuetinë. Kjo është një masë ekstreme.

Gjuetia e paligjshme vazhdon si mungesë e ndërgjegjësimit

Si pjesë e faunës së Republikës së Shqipërisë edhe Fauna e egër e Tropojës, përbën një pasuri kombëtare e cila është e rrezikuar tash 25 vite. Ligji i moratoriumit të gjuetisë në fillim të hyrjes së tij në fuqi, u duk sikur pati ndikime pozitive në përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. Por aktualisht mund te themi se gjendja e faunës së egër në këtë zonë është përkeqësuar, edhe pse afati i zbatimit të ligjit të moratoriumit të gjuetisë është deri në vitin 2021. Sipas shumë specialistëve të zonës tonë ligji i moratoriumit të gjuetisë ka dhënë efekte pozitive vetëm për një periudhë dhe vetëm për disa zona.

Gjuetia, Koka: Moratoriumin mund ta shtyjmë edhe 2 vite të tjera

Qeveria po rishikon mundësinë e shtyrjes së afatit të moratoriumit për gjuetinë i cili skadon në mars të 2016-ës. Ministri i Mjedisit shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e ndalimit të gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. “Jemi në dsikutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë.

Gjykata Kushtetuese vendosi që shqiptarët të bashkëjetojnë në harmoni me natyrën

Gjatë shekullit XX në vendin tonë, 4 specie gjitarësh janë zhdukur dhe ndërkohë 17 specie shpendësh nuk folezojnë më në teritorin e vendit. Vetëm në 25 vitet e fundit rreth 122 specie vertebrorësh kanë humbur më shumë se 50% të popullatës së tyre dhe rreziku që këto specie të shkojnë drejt zhdukjes është ende i lartë. Ndërkohë që pyjet që shërbejnë si “shtëpi” për faunën e egër, nga viti 2000 – 2014, janë reduktuar me 32.000 hektarë më pak.

Indinjohen gjuetarët e ndershëm

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjuetarëve në qarkun e Korçës janë shprehur tepër të revoltuar me propozimin e fundit për shtyrje të ligjit nr. 7 / 2014 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në vitin 2014 dhe afati i zbatimit të tij pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Moratoriumi u shpall në kushtet e nevojës emergjente të mbrojtjes së llojeve të faunës së egër në vendin tonë, duke qenë se gjatë dekadave të fundit, popullatat e shumë llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë po pësojnë rënie drastike.

ISHMP: 1119 inspektime në shkallë vendi, 3.13 milionë lekë gjoba

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) i bën thirrje qytetarëve të respektojnë moratoriumim e gjuetisë dhe atë të pyjeve, vendosur me ligj, si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e mjedisit duke denoncuar çdo rast abuziv që konstatojnë. Në vijim të marrjes së masave për zbatimin e moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve si dhe kundër gjuetisë së paligjshme, gjatë periudhës janar-15 shkurt 2016, ISHMP ka kallëzuar penalisht dy persona për gjueti të paligjshme, si dhe ka sekuestruar në total 53 metër³ lëndë drusore të prerë pa leje.

ISHMP: Inspektimet për zbatimin e Moratoriumit të Pyjeve

Prej hyrjes në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka intesifikuar inspektimet dhe aksionet blic në mbarë vendin për zbatimin e tij. Nga strukturat tona, sipas Qarqeve, janë njoftuar subjektet dhe komunitetet për vënien në zbatim të Ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit në Pyje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe po punohet për shtimin e masave efikase operacinale, mbi zbatimin e këtij Ligji me efekt pas datës 11 shkurt 2016. Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje.

Kafshët në zhdukje, ja si monitorohet me kamera Mali i Tomorrit

Për zbatimin e Moratoriumit të të gjuetisë në vendin tonë dhe ruajtjen e kafshëve të rralla dega e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale. Në vende të shpallura si të mbrojtura dhe ku gjenden kafshë të rralla dhe në rrezik zhdukje terreni monitorohet me kamera. Fatos Nako, drejtor i AdZM në Berat shprehet për bionews.al se kamerat u vendosën për afro dy orë në afërsi të majës jugore të Malit te Tomorrit. Pamjet tregojnë prezencë të ariut te murmë.

Masakra në Fierzë me peshqit e ngordhur, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka qenë eksploziv, po hetojmë

Liqeni i Fierzës është mbushur me peshq të ngordhur. Specialistët e mjedisit thonë se bëhet fjalë për peshkun e llojit gjuhëz. Peshqit e ngordhur gjenden jo vetëm në breg, por edhe në thellësi të liqenit. Specialistët, shprehen se ngordhja e peshqve mund të ketë ardhur si pasojë e gjuetisë së paligjshme me mjete plasëse. “Kjo sasi masive e peshkut të ngordhur nga një distancë nga 8 deri në 10 kilometër, është e pazakontë. Gjendja është shumë e mjerueshme. 10-20 tonë gjuhëz është e ngordhur në brigjet e liqenit”, thotë eksperti i mjedisit dhe peshkut, Arben Palushi.