moratoriumi i pyjeve

Rigjenerimi i fondit pyjor, Berat

Sipërfaqja pyjore në rajonin e Beratit llogaritet rreth 16.000 ha dhe si në shumë zona të tjera të Shqipërisë ka njohur një degradim të pandërprerë gjatë 25 viteve të fundit. Por me hyrjen në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve dhe zbatimin e programit të Sezonit vjetor të Pyllëzimit, tashmë qytetit po i rikthehet kurora e tij e gjelbër. Filloi ky program i rigjenerimit te fondit pyjore me 5 mijë pisha të egra nw një sipërfaqe prej dy hektarësh, në Malin Partizan përballë lagjes muzeale të Goricës.

Zbatimi i Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë monitorohet në tri bashki të Qarkut Gjirokastër

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) në periudhën 10 mujore të vitit nëntor 2016- shtator 2017, ka kryer monitorimin e zbatimit të Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projekti “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Më datë 5.10.2017 u zhvillua seminari përmbyllës i këtij projekti ku dolën rezultatet dhe disa rekomandime për të ardhmen.

“Fiks Fare”: Moratoriumi i pyjeve? Prerjet vazhdojnë në qarkun e Beratit

“Fiks Fare” shkoi në fshatin Sevran i Vogël të Skraparit, arsyeja për këtë është dëmtimi që po i bëhet mjedisit. Prerja e pyjeve në këtë zonë shkakton shumë dëme. “Në fshatin tonë këto është bërë batërdia. Është shfrytëzuar komplet lënda me lis bung që para ’90-ës shteti nuk e lejonte ta shfrytëzonte se ishte për lëndë ndërtimi me dokumente. Tani është prerë për dru zjarri”, thotë një fshatar. Kryeplaku Hajri Çela tha se askush nuk e ka pyetur komunitetin, as atë vetë, për lejen e shfrytëzimit. “Asnjë nuk ka pasur me mua si kryeplak. Askush nuk ka pyetur, nuk është bërë asnjë inspektim, asgjë”, thotë ai.

“Moratoriumi i pyjeve”, drafti në Kuvend, si do ndalet masakra

Në vitet e fundit në Shqipëri sipërfaqja e pyjeve shënoi rënie drastike me rreth 14%. Nisur nga kjo masakër e cila ka pasoja të ndjeshme për ekonominë dhe ambjentin qeveria, pasi hartimit ka depozituar në Kuvend projektligjin që parashikon pezullimin 10 vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve publik/privat dhe tregtimit të produkteve të saj dhe ndalimin e eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar. Nga viti 2004 deri në 2015-ën raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit, dukë krijuar një katastrofë të vërtetë mjedisore.

“Roja e gjelbër” në mbrojtje të pyjeve

Vetëm pak muaj pas fillimit të funksionimit të “Rojes së Gjelbër”, strukturë e cila u ngrit në formën e një task force, për të shpëtuar situatën emergjente të prerjeve të pyjeve në Shqipëri rastet e konstatuara ditët e fundit kanë rënë ndjeshëm. Pjesë e rojes së gjelbër tashmë do të jenë për 10 vite edhe forcat e armatosura, monitorimi i të cilave ka bërë që në qershor të jenë konstatuar vetëm 4 raste të prerjes së pyjeve, nga 52 që u gjenden në muajt e tjerë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ndërhyrja e ushtrisë ishte e domosdoshme.

“Roja i Gjelbër” - Dibër, procedohet përgjegjësi i policisë pyjore dhe 3 inspektorë

Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim detyre përgjegjësin e Policisë pyjore dhe tre inspektorë të Policisë Pyjore Dibër. Sipas policisë gjatë kontrolleve në masivin pyjor në Ternovë janë konstatuar rreth 1 hektar pyll të dëmtuar, prerë në mënyrë të paligjshme Në lidhje me këtë dëmtim masiv zyrtarët e pyjeve nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal, nuk kanë kryer asnjë veprim dhe nuk e kanë raportuar duke shpërdoruar detyrën. “Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në kuadër të operacionit “Roja i Gjelbër” për parandalimin e prerjeve të pyjeve në mënyrë të paligjshme kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë:

“Roja i gjelbër”, 24 orë monitorim në pyjet e Dibrës

Dibra ka një sipërfaqe të madhe me pyje por edhe zonat më shumë të dëmtuara nga prerja. Parku i madh i Lurës, pyjet e Kaçnisë në Selishtë, pyjet e liqenit të Zi në Bulqizë dhe Llapusit në Mat janë dëmtuar shumë rëndë dhe shenjat ende janë të dukshme edhe pse ka nisur moratoriumi që ndalon prerjet. Për shkak të rasteve të përsëritura të shkeljes së këtij moratoriumi, ka nisur monitorimi 24 orë në disa pika ku më parë kalonin mjetet me pemët e prera. Të ashtuquajturat “roje të gjelbra” janë vendosur në tre akse rrugore, e megjithate ka ende raste prerjesh.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri pritet në një takim nga Ministri i Mjedisit

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka ka pritur në një takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri. Dr. Johann Sattler, të cilin e njohu me nismat, politikat e reja dhe arritjet e deritanishme në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë. Ministri Koka theksoi se në moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve, sfida kryesore është kontributi real për zhvillimin dhe shtimin e pyjeve, për një plan të zbatueshëm menaxhimi që ta çojë ekonominë pyjore drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të jetë kontribues real në ekonominë e vendit, pas përfundimit të këtij moratoriumi.

Bashkitë kompetencë për prerjen e pyjeve për ngrohje

Vendimi i miratuar se fundi nga Qeveria i jep të drejtën bashkive, që pavarësisht moratoriumit, të shfrytëzojnë pyjet për të plotësuar nevojat e popullatës për ngrohje. Sipas vendimit, prerja e pyjeve për ngrohje do të realizohet nga kompani private të kontraktuara nga bashkitë ose edhe ndërmarrje publike që do të ngrihen posaçërisht për këtë qëllim nën administrimin e njësive të pushtetit vendor.

Bilanci i moratoriumit të pyjeve, në 2 vjet vetëm një gjobë që nuk vilet në Elbasan

Në fillim të vitit 2016 Shqipëria shpalli një moratorium për pyjet, duke e cilësuar situatën katastrofike. Qëllimi i moratoriumit është të kufizojë prerjet masive dhe të ripyllëzojë vendet e dëmtuara tashmë. Paralelisht u paralajmëruan masa të ashpra deri edhe penale dhe me këtë qëllim u ngrit edhe një task-forcë e pagëzuar si “Roja e Gjelbër”, në të cilën u përfshi edhe ushtria. Por 19 muaj më vonë në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata.

Bulqizë, shkeli moratoriumin e pyjeve, gjobitet drejtuesi i mjetit‏

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar ditën e djeshme në Bulqizë, një kamion mjet tip IFA, targë BZ 0293A me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit B.Z. u vendos gjobë në masën 50 milionë Lekë (të vjetra) ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve dhe ju bën apel gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë ligjin, si dhe qytetarëve dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

Dëmtimi i pyjeve, ndalohet autokolona me dru në Shkodër

Policia në Shkodër arrestoi dy shtetas nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve. Pasi ka marrë informacione në rrugë operative, policia arrestoi në flagrance, Ndue Thepin, 38 vjeç, dhe Ridvan Çelaj, 26 vjeç. Mësohet se shërbimet policore i arrestuan ata në Postribë, duke transportuar 11 metra kub lëndë drusore me automjetet e tyre tip "IFA". Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera, dy prej të cilave pa targa, në të cilat ishin ngarkuara 30 m kub lëndë drusore.

Dibra dhe Moratoriumi i Pyjeve - Risi apo Domosdoshmëri?!

Moratoriumi i pyjeve është një nismë e ndërmarrë botërisht për të ndaluar fenomenin e shëmtuar të shpërdorimit dhe prerjes së pemëve në pyje të ndryshme. Botërisht ky moratorium vendos limite në numrin e pemëve që mund të prihen në bazë të rregullave vendore deri në daljen e një ligji për mbrojtjen dhe rivitalizimin e natyrës. Moratoriume të tilla janë ndërmarrë në pyjet tropikale, pyjet e mbingopura me pemë, pyje që kanë një flora dhe fauna të zhvilluar, apo pyje që janë në proces zhdukje nga mbishfrytëzimi.

Elbasan – Diskutim mbi politikat e strategjitë për inventarizimin kombëtar të pyjeve e kullotave

Në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Elbasan u zhvillua një takim me përfaqesues të Projektit të pyjeve në Shqipëri. Merrnin pjesë  perfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Suedisë, Fakulteti i Pyjeve UBT, AdZM Elbasan, Drejtoria e pyjeve, Bashkia Librazhd, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi etj. Diskutimi u  fokusua në ndërtimin e politikave e strategjive për inventarizimin kombëtar të  pyjeve e kullotave me metoda të specializuara. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka bërë një punë shumë të mirë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të vërtete turistik.

Është koha të dëgjojmë këmbanat!

Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale ka vite që ngre shqetësimin e shkatërrimit të pyllit shqiptar, duke iu drejtuar me rezoluta autoriteteve më të larta drejtuese të shtetit. Një zë vazhdimisht i humbur në shkretirën e shurdhërisë së politikanëve, që në 27 vitet e pas komunizmit nuk arritën qoftë ti japin vendit një ligj për pyllin shqiptar. Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelbër e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi si nga prerja, zjarret, kullotja ashtu edhe gërmimet e gërryerjet.

Fondi pyjor, ISHPM: t’u hiqet licenca koncesionare 10 subjekteve

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në kuadrin e ligjit të Moratoriumit të Pyjeve, gjatë inspektimeve për verifikimin dhe zbatimin e kontratave ekzistuese për fondin pyjor të subjekteve për aktivitetin që ushtronin në prerjen ripërtëritëse të fondit pyjor kombëtar, ka vërejtur disa shkelje. Pas kontrollit të ushtruar, u gjet se 10 subjektet që operonin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e pyjeve, kanë shkelur një sërë udhëzimesh ligjore si dhe pika e kushte të kontratës me të cilat ato operojnë në këtë fushë, duke çuar proceset në veprime të kundërligjshme. Ndaj ISHPM-ja i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, heqjen e licencës këtyre 10 subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e pyjeve, për shkeljet e konstatuara;

Gramsh, strategjitë për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje

Në dy ditët e fundit të muajit mars 2017, në kuadër të projektit "Ndërgjegjësimi i publikut krahas moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve në Shqipëri", MedAlb Institut realizoi në Gramsh trajnimin dyditor me temë: "Zjarret në pyje dhe strategjitë për parandalimin dhe menaxhimin e tyre". Dita e parë e trajnimit u zhvillua në terren në fshatin Drizë, i cili është i rrethuar nga një pyll me pisha, me pjesëmarrjen e komunitetit të zonës dhe të kolektivit të nxënësve dhe mësuesëve të shkollës së këtij fshati.

Hyn në fuqi moratoriumi i pyjeve, Koka: Gjoba deri në 5 mln për shkeljet

Moratoriumi i Pyjeve për një periudhë 10-vjeçare ka hyrë në fuqi që prej datës 11 Shkurt 2016. Ministria e Mjedisit duke e konsideruar këtë Moratorium si vendim historik për të ardhmen e zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve Ministri i Mjedisit Lefter Koka thekson se zbatimi i këtij ligji kërkon pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, qytetarëve shqiptarë, opinionit publik dhe medias. Gjithashtu Kreu i Mjedisit Koka i kërkon të gjitha institucioneve shtetërore që janë ngarkuar për zbatimin e këtij ligji, angazhim maksimal për zbatimin me sukses të moratoriumit të pyjeve.

ISHMP: 1119 inspektime në shkallë vendi, 3.13 milionë lekë gjoba

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) i bën thirrje qytetarëve të respektojnë moratoriumim e gjuetisë dhe atë të pyjeve, vendosur me ligj, si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e mjedisit duke denoncuar çdo rast abuziv që konstatojnë. Në vijim të marrjes së masave për zbatimin e moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve si dhe kundër gjuetisë së paligjshme, gjatë periudhës janar-15 shkurt 2016, ISHMP ka kallëzuar penalisht dy persona për gjueti të paligjshme, si dhe ka sekuestruar në total 53 metër³ lëndë drusore të prerë pa leje.

Koka dhe Peleshi në Fan: Moratoriumi i pyjeve ndihmon në zonat e degraduara

1500 fidanë janë mbjellë në një prej zonave më të shkatërruara nga prerjet e paligjshme në vite, lugina e Fanit. Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zv. Kryeministri Niko Peleshi kanë inspektuar pyllëzimin e kësaj zone në Reps, e cila është prekur gjithashtu dhe nga erozioni në Rrugën e Kombit. “Moratoriumi sigurisht që është një masë drastike, por prej viteve ‘45 Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. “Ka pasur një keqmenaxhim të pyjeve gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare të ndërmarrë masën drastike të moratoriumit.