motor elektrik

Del në treg motori elektrik që arrin 200 km/orë

E ka parë dritën e prodhimit në vitin 2014 dhe tani pas më shumë se dy vjetësh del në shitje për tregun Europian. Flasim për motorin elektrik “Johammer J1”, i prodhuar nga një kompani austriake, me të njëjtin emër. Me një autonomi që e lejon që të ecë me 200 km në orë, Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave. Duke braktisur dizajnin klasik, ky motor elektrik ka një kuti alumini që mban baterinë. Motori elektrik Johammer është realizuar në dy versione që quhen J1.150 dhe  J1.200, ku diferenca mes tyre është  e madhe.