Munelle

Mali i Munellës, streha e fundit e Rrëqebullit të Ballkanit

Projekti “Rojtarët e Mjedisit Natyror-Të mbrojmë së bashku atë çfarë na përket”, ngjiti ditën e djeshme në malin e Munellës, Xhemal Xherrin me detyrë oficer komunikimi dhe inxhinierin e pyjeve, Ilir Shyti si dhe një grup gazetarësh, në inspektim të zonës për monitorimin dhe promovimin e faunës së këtyre maleve kryesisht të Rrëqebullit që banon në Malin e Munellës si një specie në rrezik zhdukjeje. Ky projekt filloi të zbatohet në shtator 2016 dhe përfundon në shtator 2017.

Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit përfundimtar!

Gjatë një monitormi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore. Inspektimi u përqëndrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë.

Mali i Munellës: shtëpia e fundit e rrëqebullit në Shqipëri mbetet e pambrojtur dhe në mëshirë të fatit

Në 21 prill 2011, unë bashkë me kolegun Bledi Hoxha, të dy kërkues shkencorë pranë Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), po kontrollonim një prej disa kamerave-kurth që kishim vendosur në shpatet e Malit të Munellës, kufiri natyror midis Pukës dhe Mirditës, në kuadër të Projektit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. Kamerat-kurth janë pajisje me shkrepje automatike që shërbejnë për fotografimin e kafshëve në natyrë pa patur nevojë për prezencë njerëzore dhe kësisoj bëjnë verifikimin e pranisë së llojeve në një habitat të caktuar.

Masakra mjedisore, si është zhdukur një pyll i tërë

Mali i Munellës në Mirditë dikur konsiderohej një pasuri kombëtare. Por, në të është bërë një krim i pashembullt mjedisor. Këto 25 vite, është prerë një pyll i tërë. Tashmë pamja që të ofron ky mal është kjo që shihni. Këto pamje kanë ngjallur reagimin e qytetarëve ku disa i kanë komentuar si barbarizma, të tjerë i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa dhe të tjerë thjesht kanë shfaqur keqardhje për këtë humbje çnjerëzore që njeriu i ka shkaktuar natyrës ndër vite duke i cilësuar përmbytjet dhe katastrofat natyrore si hakmarrje të natyrës.

Masivi pyjor i Munellës, mjerim i shkaktuar nga toleranca e vetë shtetit

Masivi pyjor i Munellës, dikur i konsideruar si pasuri kombëtare dhe i vënë nën mbrojtje, sot lëngon në fatin e vet të hidhur. Shkatërrimi prej 25 viteve duket se tashmë është i pandalshëm, ndërsa ditët e fundit përpara shpalljes së Moratoriumit, të njoftuar nga Qeveria shqiptare duket se po i nxjerrin fundin Munellës, kësaj pasurie të madhe kombëtare e cila sa vjen e shkatërrohet, duke lënë pas kujtimet e bukura të së shkuarës. Munella e njohur jo vetëm për pasurit e nëntokës së pasur me polimetale, në inventarët e Shtetit njihej dhe për pasuritë pyjore, strehë e shumë kafshëve të egra si asnjë masiv tjetër i Shqipërisë.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.

PPNEA vijon konsultimet për shpalljen e Malit të Munellës zonë të mbrojtur

Mali i Munellës, pjesë e rajonit Pukë-Mirditë, është një zonë e rëndësishme me vlera të larta natyrore dhe strehë e faunës së egër, midis tyre edhe e species së rrezikuar në mënyrë kritike, rrëqebullit të Ballkanit. Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Balkanit”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka organizuar aktivitete të ndryshme në këtë zonë me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të çmuara natyrore, dhe veçanërisht të rrëqebullit të Ballkanit.

Sezoni i monitorimit dimër-pranverë 2017 me anë të kamerave-kurth vazhdon të na surprizojë

Sezoni i monitorimit dimër-pranverë 2017 me anë të kamerave-kurth vazhdon të na surprizojë, duke nxjerrë në pah bukurinë dhe larmishmërinë e jetës së egër në vend, veçanërisht të Malit të Munellës dhe malësisë Pukë-Mirditë. Ky sezon shënon vitin e 9-të të monitorimit të jetës së egër në vend të kryer nga PPNEA (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri). PPNEA ka ndarë me publikun fazën e tretë të fotografive të shkrepura gjatë monitorimit. Edhe në këtë sezon lloji më fotozhenik në kolazhin e fotografive është rrëqebulli i Ballkanit, një specie simbol për vendin dhe kyc për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemit në të gjithë Ballkanin jugperëndimor.