mushkonja

Flasin ekspertët e ISHP-së - Pickimi nga mushkonjat, Tipteri i pranishëm në laguna e burime

Pickimet nga mushkonjat kthehet jo vetëm në bezdi për pushuesit por edhe si një shkaktare për përhapjen e sëmundjeve infektive. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shohin si shqetësim përhapjen në mënyrë masive të insektit Tipter që është përgjegjës për transmetimin e një sërë infeksionesh. Kujdes në këtë periudhë duhet të bëjnë kategoritë më risk si fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Sëmundjet e përhapura nga pickimi i insekteve dhe mushkonjave që e kanë aktivitetin e tyre më të madh në këtë stinë janë një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit të popullatës.