nafta

“Dieselgate” ka shkaktuar vdekjen e 5,000 personave në vit

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë. ”Të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

Benzina tejkalon në shitje makinat e naftës – Alarm nga prodhuesit për nivelin e ndotjes

ër herë të parë që nga viti 2009 brenda zonës BE-15 ((Austria, Belgjika, Danimarka, Finlandia, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Vendet e Ulëta, Portugalia, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar), shitjet e veturave me naftë ranë nga 50,2% e tregut në 46,3% të regjistrimeve të reja të makinave në gjysmën e parë të vitit 2017. Tashmë makinat me benzinë janë më të kërkuara dhe këtë ndikojnë një sërë faktorësh, duke nisur fillimisht nga çmimi më i lirë.

BMW: 25 modele elektrike deri në 2025-ën

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti javën e kaluar strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrikë deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt. Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

Drama e fshatit shqiptar që jetohet mbi naftë, pa ujë e pa mjekë

Emisioni BOOM ka trajtuar çështjen e derdhjes masive të naftës nga puset e naftës në fshatin Visokë në Bashkinë e Mallakastrës. Fshati është thuajse i mbuluar nga nafta dhe gazi që rrjedhin pa pushim nga puset e hapura dhe jashtë çdo kontrolli. Megjithëse ka një kompani private që merret me shfrytëzimin e puseve dhe kujdesin ndaj puseve që kanë dalë jashtë funksionit, prej 25 vjetësh situata është e nderë. Rreth 1200 banorë të fshatit jetojnë çdo ditë nën ajrin e ndotur, ndërsa problemet shëndetësore të tyre janë të vazhdueshme, veçanërisht sëmundjet e gjakut.

Durrës: Nafta, katastrofa mjedisore zhvendoset në Porto Romano

Hidrokarburet, që ndotën ditë më parë bregdetin e Durrësit nga “Iliria” deri në sektorin “Apolonia”, kanë përfunduar në Porto Romano. Ato kanë kaluar nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të zeza të lagjes nr. 13, duke shkaktuar një tjetër ndotje të rëndë në këtë zonë.

Grevistët kundër Bankers Petroleum marshojnë drejt Tiranës

Mëngjesin e së mërkurës, pas 20 ditësh greve urie, 9 burra, të ulur në karroca tetraplegjike, e të shoqëruar nga dhjetëra banorë të fshatit Zharrës, pranë Fierit, nisën një marshim raskapitës drejt Tiranës. Me këtë rrugëtim 126 kilometra të kryer mbi karroca, ata shpresojnë se do të zgjojnë interesin e qeverisë, e cila duket për momentin pak e prekur nga protesta e tyre. Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre modeste në mënyrë të vazhdueshme.

Harta interaktive e energjisë në Shqipëri – Perëndimi drejt energjisë diellore, Lindja shfrytëzon burimet hidrike

Muajt e fundit sektori i energjisë në vend ka patur një gjallërim për shkak të skemës së subvencioneve për burimet alternative, çka ka sjellë një interes të jashtëzakonshëm për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Nga muaji Korrik e në vijim, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 18 kërkesa për ndërtimin e impianteve të tilla, por nuk kanë ngelur pas as aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, vetëm dy më pak, me 16 aplikime (nga ku 2 janë tendera të hapur nga MIE).

KLSH auditi për firmat: Po shkatërrojnë vendburimet e naftës

Auditime të thella do të nisin nga KLSH për firmat që operojnë në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit dhe përpunimin nga ana e tyre. Sipas kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, ato po shkatërrojnë vendburimet duke i shpërdoruar ato. Shqetësimet dhe problematikat u ngritën gjatë takimit që kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, pati me Unionin e Punonjësve të Shqipërisë, ku u kërkua zgjidhje për 410 naftëtarët e larguar nga puna nga Albpetrol.

Kosovë: Alarm nga nafta e rrezikshme, bllokohen 40 maune

Më shumë se 1 milionë litra naftë e cilësisë shumë të dobët gati prej një jave është bllokuar në Terminalin Doganor në Morinë, pasi nga analizat e bëra në laboratorin e Doganës, si dhe në dy laboratorë privatë të akredituar në Kosovë, ka rezultuar se nafta në fjalë nuk i plotëson kriteret e parapara në vendin tonë. Por, pavarësisht se në tri analizat e bëra në vendin tonë, nafta në fjalë ka dalë të jetë jashtë parametrave, me insistimin e pronareve të kompanive, të cilëve u është bllokuar nafta, Dogana i ka dërguar mostrat për superanalizë në Maqedoni, e ku ka dyshime të manipulimit të tyre.

Nafta e ndotur edhe më e keqe për klimën sesa makinat e benzinës

Për sa kohë që rregulloret e Bashkimit Evropian krijojnë një fushë të pabarabartë për naftën, karburantet dhe taksat e automjeteve të vendosura në nivel shteti, ato nxisin blerjen e tyre. Dy vjet pasi skandali “Dieselgate” ekspozoi natyrën ndotëse të makinave me naftë, një studim i ri nga Transporti dhe Mjedisi tregon se makinat me naftë jo vetëm që ndotin ajrin, por shkarkojnë më shumë gazra në atmosferë sesa makinat me benzinë.

Nafta me squfur, rrezik i lartë në Shqipëri

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion litra karburante jashtë standarteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj. Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e shkarkimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Nafta nuk “vdes”- Motorët diesel, shtëpitë prodhuese nuk i braktisin

Motorët me naftë janë vënë me shpatulla pas murit, sidomos në shtëpinë e tyre: në Europë. Nxjerrja jashtë përdorimit të makinave me motor nafte në shumë qytete europiane, apo edhe më gjerë, po krijon shumë pasiguri, aq sa shtëpitë prodhuese po ndryshojnë tërësisht strategjitë e tyre. Pavarësisht asaj se çka mund të ndodhë në të ardhmen, në Europë 50% e kërkesës është për makina me motor me naftë. Këto të fundit nuk po kërcënohen as nga makinat elektrike e as nga sulmet ligjore dhe rregullatore.

Nafta shkakton zjarrin në Kanada, rrezikohen banorët

Autoritetet në Kanada u kanë bërë thirrje rreth 12 mijë njerëzve që të largohen nga kampet në afërsi të plazheve ku është shkaktuar zjarri nga nafta në qytetin e McMurray. Sipas tyre, 8,000 njerëz kanë urdhër për largim, ndërsa 4,000 të tjerë janë këshilluar të largohen nga ato zona, për shkak se cilësia e ajrit në qytet është ende të nivele të larta të rrezikut. Më shumë se 80,000 janë larguar nga qyteti i McMurray, për shkak të zjarrit të para dy javëve. Kjo zonë edhe më tej vazhdon të jetë e rrezikshme për banorët, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ndarja prej naftës duket e vështirë

Për shkak të skandaleve dhe manipulimeve besimin tek prodhuesit e automjeteve e kanë humbur jo vetëm konsumatorët por edhe politika gjermane. Taxifahrer Streik wegen Handy-Apps 11.06.2014 Berlin (Reuters) Bashkëpunimi mes industrisë së fuqishme të automobilëve dhe politikës në Gjermani është i madh. Deri para pak kohësh duket se të dyja palët po punonin për t'u hapur rrugën automjeteve që nuk e ndotin shumë mjedisin.

Ndotja dhe nafta i sëmur, rrëfehen banorët e Patos-Marinzës

Margarita Mita është nëna e 40-vjeçarit të paralizuar, problemet e rënda shëndetësore të të cilit kanë filluar 27 vite më parë. “Vetëm shikimi i ka mbetur, është tërësisht i paralizuar. Ishte afër puseve dhe që atëherë nuk e mori më veten. Vajti deri në klasën e pestë, por nuk arriti dot më tej. Shkova sa te një doktor, te një tjetër, pati temperaturë të lartë, i preku trurin. Nuk gjen familje të mos ketë të sëmurë në Marinzë”, thotë Margarita.

Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet sjell sëmundje dhe varfëri në zonat naftënxjerrëse

Me 1 prill 2015, një pus nafte i kompanisë Bankers Petroleum i shenjuar me emrin P29A shpërtheu në fshatin Marinzë, 10 kilometra larg qytetit të Fierit, duke e detyruar qeverinë të urdhëronte evakuimin e zonës për shkak të çlirimit të gazit. Sipërfaqja e tokës përreth vendit të shpërthimit të fontanës ishte shkatërruar dhe ngado shpërthenin “gajzera” të fuqishëm argjileje të holluar. Puset e ujit të pijshëm që gjendeshin në oborret e banesave u kthyen në shatërvanë balte, ndërkohë që banorët e shokuar nga ajo që po ndodhte, nisën t’u drejtoheshin qendrave shëndetësore me simptoma dhe shqetësime të ndryshme.

Ndotja nga nafta, ankesa nga banorët e Elbasanit

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë ditën e djeshme në fshatin Balldre të Elbasanit, ku edhe njëherë i është bashkuar shqetësimit të banorëve për ndotjen e shkaktuar nga fabrika e bitumit dhe e përpunimit të naftës R.B.H Bejlin, që operon në këtë zonë prej disa muajsh. Një shqetësim i tillë u ngrit edhe më herët; dhe Z. Balla pasi kontaktoi me drejtuesit e kompanisë, mori prej tyre premtimin që puna do të ndërpritej deri në marrjen e të gjitha masave për të garantuar mbi të gjitha shëndetin e banorëve përreth.

Obama merr vendim 'kundër' Trump, ndalon shpimet e naftës

Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama ka ndaluar çdo shpim për ngritje impiantesh të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Oqeanin Atlantik dhe në Arktik të SHBA-ve. Ky veprim nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, shihet si një përpjekje për të mbrojtur rajonin përpara se ai të largohet nga detyra në janar të 2017. Por ajo që është më e rëndësishmja është që presidenti i ri Donald Trump do ta ketë shumë të vështirë ose pothuajse të pamundur për të hedhur poshtë këtë vendim. Për qeverinë e Trump nënkupton që SHBA-të do të varen nga nafta e Lindjes së Mesme edhe më shumë për nevojat e brendshme.

Pas 2040, Franca nuk do prodhojë më naftë

Franca planifikon që këtë vit të kalojë një ligj që do të hapë shumë debate. Ligji në fjalë parashikon ndalimin e eksplorimit dhe prodhimit të naftës e gazit në territorin tokësor dhe atë detar duke filluar prej vitit 2040. Franca do të bëhej vendi i parë që ndërmerr një vendim të tillë drastik. Projektligji tashmë është gati dhe pritet të prezantohet shumë shpejt. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon ta bëjë vendin e tij të çliruar nga gazrat e karbonit brenda 2050.

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon ndalimin e prodhimit të makinave me naftë

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i makinave në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi. Prodhuesit e mëdhenj janë duke nxitur rritjen e tregut kinez, përpara se të shpallin rregullat e reja që synojnë të luftojnë ndotjen. Kina kërkon që makinat e reja me bateri elektrike dhe ato hibride të përbëjnë të paktën një të pestën e shitjeve deri në vitin 2025.

  • 1
  • 2