nafte ne det

Bregdeti me naftë, dy mjete lundrimi do të riekspertohen

Gati pesë javë nga ndotja masive që shpërtheu në plazhin e Durrësit, për rreth 3.5 km vijë bregdetare, autoritetet ende nuk kanë një përgjigje konkrete për të vënë para drejtësisë, subjektin apo individin që shkaktoi këtë ndotje. Burimet nga policia kufitare në Durrës, pjesë e grupit hetimor, kanë bërë të ditur se tashmë rrethi i mjeteve lundruese të dyshuara ka mbetur vetëm dy. “Është kërkuar riekspertim i karburantit dhe mbetjeve të një prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe një prej anijeve tregtare që transporton konteinerë në portin e Durrësit.

Tmerr në Durrës, ja çfarë ndodh në plazh

Gjatë stinës së verës pjesa më e madhe prej nesh zgjedhin plazhin për ta kaluar fundjavat. Ndërkohë që Tirana fillon të boshatiset, Durrësi është destinacioni më i afërt për familjarët për të bërë një ditë plazhi. Mirëpo si gjithmonë plazhet në Durrës ofrojnë surpriza aspak të këndshme për qytetarët. Në rastin konkret, mjaft i shqetësuar na ka shkruar një qytetar direkt nga Durrësi. Ai e ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet deti. Sipas qytetarit anijet sapo kanë derdhur sasi të mëdha nafte në det dhe janë larguar.