Narte

Bie niveli i ujit në Lagunën e Nartës si asnjëherë në 30 vitet e fundit

Niveli i ujit në lagunën e Nartës (Vlorë), ka rënë dukshëm gjatë javëve të fundit, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe mungesës së reshjeve. Pamja që të ofron kjo lagunë gjatë këtyre ditëve, ngjason me ato të një zbatice të spikatur. Uji është tërhequr dhjetra metra nga gjurma normale, duke krijuar një hapësirë “hibride” mjedisi të ngurtë me vijën normale të bregut. Kjo gjendje vlerësohet të jetë e jashtëzakonshme. Banorët e fshatit Zvërnec, qendra e banuar më e afërt me këtë lagunë, nuk mbajnë mend të jenë ndeshur me një pamje të tillë prej dekadash.

Investimet ‘strategjike’ në turizëm kërcënojnë habitatet e lagunave shqiptare

Pelikani Kaçurrel është anëtari më i madh i familjes së pelikanëve dhe zogu më i madh i ujërave të ëmbla në botë, me hapje krahësh të krahasueshme me Albatrosët e Mëdhenj. Kjo specie e rrallë e ka zonën e folenizimit në lagunat e Karavastasë dhe të Nartës, dy hapësira ligatinore të mbrojtura në bregdetin jugor të detit Adriatik. Megjithatë, sipas aktivistëve mjedisorë e ardhmja e Pelikanit Kaçurrel dhe e shumë specieve të tjera që folenizojnë në lagunat e Nartës dhe Karavastasë është në rrezik, pasi habitati i tyre kërcënohet nga dy projekte të mëdha për resorte turistike, të cilat nuk respektojnë statusin e tyre si zona të mbrojtura.

Kush po e vjedh luginën e Nartës?

Laguna e Nartës është një ndër të paktat në Shqipëri, e cila ka ende një botë të pasur me florë dhe faunë. Kjo lagunë ka shtrirjen e saj në Vlorë dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme. Pasuritë e saj janë të shumta, por kohët e fundit ka filluar një erozion në to, pasi ka ndërhyrë dora e njeriut. Problemet janë të shumta, pasi disa muaj më parë nga qeveria u mendua që në kjo zonë të kthehej në një zonë naftë mbajtëse, duke rifutur dhe njëherë duelin, nëse duhet zhvillim mjedisor apo zhvillim industrial.

Laguna e Nartës në rrezik gjallesat po shkojnë drejt zhdukjes

Bllokimi i dailanit që lidh detin me Lagunën e Nartës po sjell pasoja katastrofike për gjallesat në këtë lagunë. Prej muajsh ky kanal është i bllokuar dhe mosndërhyrja në kohë mund të pasojë me katastrofë ekologjike. Shkak po bëhet mbyllja e kanalit që e lidh me detin nga dhe laguna furnizohet me ujë. Dëmi që po i shkaktohet kësaj lagune për shkak të mos ndërhyrjes është i parikuperueshëm, pasi peshkatarët e zonës pohojnë se gjallesat në këtë lagunë po shkojë drejt zhdukjes. Shqetësimin e tyre peshkatarët e kanë adresuar edhe pranë ministrinë së Bujqësisë dhe menaxhimit të ujërave.

Narta kthehet në vend për magazinimin e karburanteve, tre kompani marrin lejen mjedisore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë muajt e fundit tre leje mjedisore ndaj tre operatorëve të ndryshëm për të ngritur në Nartë të Vlorës impiantet e depozitimit të karburanteve. AKM i ka dhënë lejen mjedisore kompanisë Tosk Energji për shpërndarje dhe magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Leja është dhënë për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në një cisternë të palëvizshme në Nartë. Gjithashtu leja është dhënë edhe ndaj kompanisë A&T për të njëjtat qëllime po në Nartë.

Një fundjavë në fshatin e bukur të Nartës dhe Zvërnecit – Tradita të veçanta që tërheqin vëmendje

Vetëm 5 km larg qytetit të Vlorës gjendet fshati i bukur i Nartës. Narta është një fshat i vogël me vetëm 2000 banorë por me shumë të veçanta. Bukuritë natyrore, pylli i paprekur, plazhi në të cilin nuk gjendet asnjë ndërtim, traditat e tyre, por edhe vera e fshatit janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e gjithkujt që ka patur shansin ta vizitojë. Nartiotët thuhet të jenë me prejardhje greke, kjo është dhe arsyeja pse në fshat fliten të dyja gjuhët, greqishtja dhe shqipja.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të ri, kërcënon zonën e mbrojtur "Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë"

Gjatë ditëve të fundit, në media, po qarkullon lajmi i ndërtimit të një aeroporti të ri në afërsi të qytetit të Vlorës dhe pikërisht në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërtimi i një aeroporti të ri, është padyshim një lajm I përgëzueshëm dhe i mirëpritur për shumicën e publikut, megjithatë vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës.

Shpendët e egër popullojnë Lagunën e Nartës

Shumë shpendë të egër të rikthyer tashmë në Lagunën e Nartës, gjallërojnë faunën e saj, të kripores dhe gjithë zonës ligatinore, përfshirë këtu edhe moçale të vegjël në brendësi të pylli të Pish – Poros apo në Zvërnec. Vëzhgimi i shumë llojeve të shpendëve në këtë Lagunë të krijon një ndjesi të veçantë, një qetësi relaksuese dhe çlirim nga stresi e rutina e përditshme. Shpendë të tillë si: flamingo, çajme, rosa e egër, qiriu, çafka, pulëbardha etj, të grupuara në grupe të vogla apo edhe të mëdha, enden sa në një pellg të kripores e flutorojnë në Lagunën e Nartës, në kërkim të ushqimit por edhe të një çerdhe të re në këtë habitat natyror fantastik.

Termocentrali i Nartës – një histori dështimi

Shumë vite më parë me financimin e përbashkët të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Botërore (BB), Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), atëherë kompania shtetërore për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, vendosi të ndërtojë një termocentral me naftë me fuqi 100 MW në Nartë. Termocentali duhet të mbulonte problemet e vazhdueshme të vendit me furnizimin me energji elektrike në kohën e thatësirës.

Vlorë: Ngrin laguna e Nartës, shkaktohen dëme të mëdha në speciet ujore

Prej 6 ditësh, Laguna e Nartës, rreth 10 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës, është nën pushtetin e plotë të ngricave. Shtresa e akullit, e krijuar si pasojë e vlerave të ulëta të temperaturave që kanë shkuar më poshtë se -5 gradë C, ka mbuluar të gjithë hapësirën ujore prej disa dhjetra hektarësh. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha në rezervat e peshkut në këtë zonë, aq sa, peshkatarët shprehen se, “gjithçka ka ngordhur”. Është dita e gjashtë, që banorë të ndryshëm të zonës, por jo vetëm, ngulmojnë të nxjerrin nga ky mjedis ujor i akullt, peshqit pa jetë.