natyra,

“Natyra nuk ka nevojë për Ne, zhvillimi pa natyrën është fatalitet!”

Të gjithë i kemi përpara syve çfarë është bërë me mendësitë tona dhe veprimet e 25 viteve më pare, që nga parlamentarët, qeveritarët e çdo niveli, biznesi e deri tek individi. Çdo ditë shohim dhe prekim realitetin e tjetërsuar, trashëgiminë kombëtare në gjendje të rëndë dhe vijimin e një keqtrajtimit ekstrem e të vazhdueshëm dhe ndaj natyrës e pasurive të saj. Përpjekjet për të rivendosur rendin ligjor, menaxhimin bashkëkohor dhe një zhvillim shumë funksional e të barasvlefshëm deri më tani pothuajse kanë dështuar. Kërkohet ende shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të sjellë ndryshim rrënjësor të mentalitetit dhe qasjen e re ndaj natyrës.

Qendër në ndihmë të turistëve në AdZM-në e Elbasanit

Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan ka ngritur një qendër për vizitorët dhe turistët në Fushë Studën, Stëblevë, e cila përveç informacionit të bollshëm që ofron për turistët dhe vizitorët, ka një kënd të gjerë dhe shumë të pasur me informacione në funksion të edukimit mjedisor.

Shkollat në natyrë po transformojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë

Mungesa e mendimit kritik dhe alienizimi i fëmijëve, pa lënë pas çrregullimet e shëndetit fizik dhe ato psiko-sociale, janë ndër pasojat më të tmerrshme të revolucionit teknologjik dhe dinamikës së komunikimit. Fëmija po ndahet nga natyra çdo ditë e më shumë.