Natyra dhe Ndryshimet klimatike

Alarm për Arktikun, temperaturat e ajrit 20 gradë mbi mesataren

Dy institute kërkimi, sinjalizojnë që ngrohja globale i ka bërë më të ngrohta ujërat e Veriut të planetit. Temperatura e ajrit në Arktik, gjatë muajve tetor dhe nëntor ka qenë 20 gradë celsius më e lartë se mesatarja. Alarmi është ngritur nga dy institute kërkimore, “Rutgers University”, SHBA dhe Instituti Danez Meteorologjik, të cilat shprehen pa mëdyshje se temperatura e ujit është rritur me katër gradë.

Ndryshimet klimatike - kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e Shqipërisë

Në Shqipëri rrezik real janë shpyllëzimet, erozioni dhe përmbytjet masive, sidomos këto 5 vitet e fundit. “Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e vendit dhe sektori ekonomik më i kërcënuar në vend është bujqësia”. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë prezantimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK).

Obama, ndryshimet klimatike dhe parqet

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se pasojat negative të ndryshimeve klimatike janë tashmë të dukshme. Presidenti iu referua një prej parqeve më të mëdha publike në Shtetet e Bashkura. Presidenti Obama trajtoi çështjen e mbrojtes së mjedisit, gjatë një vizite këtë fundjavë në Parkun Kombëtar Josemeti, një park prej 300 mijë hektarësh në shtetin e Kalifornisë. Parku Josemeti tërheq afër katër milionë vizitorë në vit me pyjet e tij të gjelbëruara, ujëvarat, luginat dhe kafshët e ndryshme që jetojnë aty. Presidenti ndërpreru një udhëtim të fundjavës me familjen e tij për të paralajmëruar se ndryshimi i klimës nuk është vetëm një kërcënim, por një realitet.