natyre

20 te rinj filluan aktivitetin lumenjtë me të egër ende- Riverwalk 2016!

Projekti Riverwalk filloi sot në Shkodër me qëllimin e mbrojtjes së lumenjve të egër Evropian dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
Shkodër, 19 korrik 2016 - “Riverwalk” është një eksperiencë që ndryshon fuqishëm jetën e të rinjve (mosha 15-30 vjeç) të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe mbrojnë lumenjtë e egër dhe të kenë një eksperiencë intensive kulturore, por është njëkohësisht një projekt që sjell një mesazh të qartë: megjithëse është e nevojshme energjia e rinovueshme, ajo nuk mund te vijë me çfarëdo kostoje. Nisur nga numri i pakësuar i lumenjve të egër që rrjedhin të lirë në Evropë, është e rëndësishme të mbrohen ato që kanë mbetur të paprekur dhe ekologjikisht të rëndësishëm.

Asnjë nga industritë më të mëdha në botë nuk do të ishin fitimprurëse nëse do të paguanin për kapitalin natyror që përdorin

Nocioni i "eksternaliteteve" është bërë i njohur në rrethet mjedisore. Ai i referohet kostove të vendosura nga bizneset që nuk paguhen nga ato biznese. Për shembull, proceset industriale mund të vendosin ndotës në ajër që rrisin kostot e shëndetit publik, por publiku, dhe jo bizneset ndotëse, paguajnë faturën. Në këtë mënyrë, bizneset privatizojnë fitimet dhe reklamojnë kostot. Edhe pse nocioni është mjaft i nevojshëm, sidomos në përfshirjen e shqetësimeve ekologjike në ekonomi, unë gjithnjë kam patur rezervimet e mia për këtë gjë.

Dibra, destinacioni i duhur për të “çmëndurit” pas lartësive

Nëse jeni të apasionuar pas natyrës, maleve, pyjeve dhe pas historisë, Dibra është destinacioni i duhur edhe gjatë dimrit. Nëse jeni aventurierë dhe sfidues i “natyrës”, nëse kërkoni të prekni nga afër historinë, vlerat, ajrin e pastër atëherë mos ngurroni të vizitoni Dibrën. Atraksionet kryesore që gjenden në zonën e Dibrës janë ujërat termale, duke e kthyer këtë zonë në një zone shumë atraktive, dhe me rritje të numrit të turistëve. Përveç llixhave Dibra ka edhe shumë zona të tjera, si kisha, xhamia, kalaja e Grezhdanit, kalaja e Dodës, Lura.

Mbrojtja e trashëgimisë botërore të natyrës, Shqipëria në listën e IUCN

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po shqyrton nëntë nominime të Trashëgimisë Botërore me kritere natyrore, duke përfshirë dy zgjerime dhe shtatë vende të reja, të cilat janë propozuar për vitin 2017. Shqipëria është ne mesin e vendeve të përzgjedhura bashkë me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Italinë, Rumaninë, Spanjën dhe Ukrahinën. IUCN bën rekomandime nëse një vend duhet të jete në Listën e Trashëgimisë Botërore apo jo, si organi zyrtar këshillues për natyrën në Komitetin e Trashëgimisë Botërore, raporton Monitor.

Rrugëtim në natyrë

Një shëtitje kurioze përreth natyrës dhe gjurmëve të saj që përfshin brenda edhe një album herbariumesh, duke hulumtuar anatominë e natyrës. Është kjo ndjesia që përftohet teksa vëzhgohet ekspozita me foto e artistit Ervin Berxolli. Një imazh, ku emocionin paraprak nuk mund ta marrësh që në fillim, por sa më shumë i afrohesh, aq më shumë vëren detaje, sepse për të kuptuar foton e tij artisti të imponon kohë. “Zakonisht kur ti sheh një vepër arti siç është piktura, skulptura, fotografia, imazhin e merr me shikim të parë dhe unë desha që të krijoj një kohë në momentin ku ti sheh një imazh ta kthej pak a shume në një muzikë që të duhet një periudhe kohe që ta shijosh gjer në fund, nuk mund ta marrësh ndjesinë që në fillim”, tha Ervin Bërxolli, pedagog në Universitetin e Arteve.

Shëtitja në Natyrë - Efektet në Trurin e Njeriut

Mirëqenia e njeriut është e lidhur ngushtë me natyrën. Mjaftojnë 20 minuta ecje në natyrë që të ndihesh mirë, të përjetosh momente të lumtura, të kesh humor të mirë, përqendrim dhe energji. Lexoni më poshtë listën e AgroWeb të dhuratave të çmuara që natyra na jep me bujari.

Më shumë shëtitje, më pak stres

Niveli i stresit tek njeriu matet nga hormone kortisoli. Sa më i lartë kortisoli aq më i stresuar ndihesh.

Shqipëria nis përgatitjet për Panairin e Shtutgartit

Shqipëria për herë të parë është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017. Prezenca qendrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme sepse në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going”. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe sipërmarrjes, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit,  kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky eveniment i rëndësishëm në turizëm.