NCCS

Rëndësia e ruajtjes së varieteteve të bimëve bujqësore të vendit

Nga Rita Strakosha, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare

Në një trajnim me fermerë të Fushë-Arrëzit të organizuar nga Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare, Dega Fushë-Arrëz, gjatë javës së kaluar, eksperti kombëtar i farave Prof.As.Dr. Belul Gixhari dhe agronomja Violeta Deda njohën fermerët me rëndësinë e kultivimit dhe ruajtjes së varieteteve të vendit të bimëve bujqësore. Këto 2 dekada përdorimi i farave hibride në bujqësi është përhapur mjaft, duke pakësuar kultivimin e farave të vendit dhe duke çuar një pjesë të tyre drejt zhdukjes.