Ndergjegjesim

Dita e Tokes, edhe ne duam...te kujtojme dhe te mendojme per te ardhmen tone!

Me 22 Prill per here te pare ne Tropoje, REC – Albania ne zbatim te projektit Senior-A, nepermjet shoqates Alpin dhe bashkepunimit me drejtorine Arsimore Tropoje bashkon nxenesit perfaqesues te gjitha shkollave te rrethit per te bere te qarte se uji, ajri dhe toka e ndotur jane evidente dhe ne zonen tone.

Horizont EU bashkohet në nismën kombëtare për pastrimin e vendit; Fëmijët, partnerë kyç në ndërgjegjësimin mjedisor

Horizont EU i është bashkuar nismës kombëtare për pastrimin e vendit nga mbetjet, e shpallur nga Ministri Mjedisit, e cila do të finalizohet në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill 2017. Në kuadër të kësaj nisme kombëtare, për të pastruar territorin nga mbetjet, Horizont EU sëbashku me radio Lushnjen në partneritet me Zyrën Arsimore e pushtetin vendor në bashkitë Lushnje dhe Divjakë, ndërmori një fushate edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e mbajtjes pastër të mjedisit nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare. 13,800 nxënës në 46 shkolla u bënë pjesë e përfitimit të fazës së parë dhe njëherazi u orientuan mbi përfitimin e secilit nxënës nga një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm.

Lushnje: Komuniteti mbron mjediset e përbashkëta

Nëse pyet sot një nxënës që banon në bllokbanimin e lagjes “Loni Dhamo” për veprimtaritë “E dua lagjen time” ai të tregon se është pjesë e një Rrjeti Nxënësish që kanë vendosur të mirëmbajnë mjedisin në shkolla dhe në lagje, se do të kujdesen për pemët dhe lulet e mbjella dhe se kur temepraturat do të jenë të larta do t’i ujitin që gjelbërimi i tyre të vazhdojë sa më gjatë. Kjo sjellje miqësore ndaj mjedisit është pjesë e disa veprimtarive trajnuese “Ne dhe mjedisi”, si edhe e ndërhyrjeve në hapësirat publike midis pallateve, duke mbjellë drurë dhe shkurre dekorative.

Paketa e Ajrit për mjedis të brendshëm të shëndetshëm

Paketa e Ajrit për Shqipërinë është një mjet edukues i bazuar në rekomandimet e tri programeve kërkimore evropiane, SINPHONIE, SEARCH I dhe SEARCH II (2006-2014), si dhe në rekomandimet specifike për Shqipërinë.

Si të reduktojmë faturat e energjisë elektrike? Pajisjet që harxhojnë më shumë energji

Konsumi i energjisë në Shqipëri ka pasur një rritje me 8 % çdo vit. Por njëkohësisht me rritjen e konsumit është bërë e vështirë edhe sigurimi i saj. Vendi ynë siguron energjinë elektrike nga burime të rinovueshme, por në raste thatësire të zgjatur sistemi i prodhimit mund të bjerë në kolaps. Prandaj Shqipëria është e detyruar të blejë energji nga jashtë. Sipas INSTAT vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 janë importuar pothuajse 1 milion MhW energji elektrike nga 3.7 milion MhW të konsumuara.

Vendimi: Nuk ka më qese plastike falas, marketet do i shesin

Duke nisur nga data 5 qershor e këtij viti, qeset plastike do të shiten, nuk do të jepen më falas, sikundër ndodh aktualisht në markete apo furra buke. Një masë kjo që, sipas bashkisë së Tiranës, do të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. “Kemi vendosur që këtë projekt ta shtrijmë gjatë një viti deri në qershorin e vitit 2017 ku do të mundohemi të vendosim rregulla për të mos shpërndarë më qese plastike falas në pikat e shërbimit apo supermarketet.