ndertesa

Performanca e energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës

Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) në kuadër të projektit “Një sy për mjedisin” organizoi ditën e premte Konferencën me temë “Performanca e energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës”. Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet e vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Vlorës të realizuar nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD në periudhën maj-shtator 2017.

Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa për qytetin e Tiranës

Vlerësimi i paraqitur, i pari i këtij lloji në Shqipëri që përdor konceptin e varfërisë energjetike, ecën në të njëjtën linjë me sfidën e rëndësishme të ditëve të sotme ndaj kërkesës së vazhdueshme të rritjes së konsumit të energjisë elektrike apo të formave të tjera të energjisë për të plotësuar nevojat e banorëve për përmbushjen e të gjitha aktiviteteve jetësore.

Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa, Risi e projektit “Së bashku një sy për mjedisin”

Rrjeti i Vigjilencës mjedisore ka marrë guximin për të trajtuar dhe për të sjellë më afër publikut temën e Efiçencës së Energjisë. Në mënyrë jo rastësore fokusi ka qenë pikërisht kjo temë, duke pasur në vëmendje rëndësinë që ka sektori i energjisë në vendin tonë për disa arsye; Që me protestat për ndërtimin e hidrocentraleve, promovimin e burimeve të tjera të rinovueshme, me angazhimin e qeverisë me miratimin e ligjeve në lidhje me eficencën e energjisë apo me performancën e banesave dhe mbi të gjitha me lidhjen që ka ky sektor me përditshmërinë tonë.