ndertimi i hec-eve

Aktivistët e huaj protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi Valbonë

Mëngjesin e ditës së sotme, aktivistë të huaj për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe banorë të Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi Valbonë. Ata bllokuan hyrjen për në kantierin e ndërtimit, pikërisht aty ku firma koncesionare po kryen pjesën më të madhe të punimeve. Nuk pati përplasje mes palëve, edhe pse protesta nuk kishte marrë leje nga policia. Bllokimi i hyrjes në kantier zgjati rreth 3 orë, më pas manifestuesit u shpërndanë paqësisht. Roku është një aktivist slloven që lufton për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe na tregon pse po proteston: “Kjo është hera e ime e pestë në Valbonë dhe si kjo luginë nuk ka në Europë, nuk ka luginë të tillë as në botë dhe të shohësh këtë shkatërrim është një çmenduri, prandaj jemi sot këtu”.