ndotja

Elbasani, planet urbanistike dhe ndotja

Në një intervistë për gazetën Shekulli kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini ka shpjeguar planet e hartimit dhe miratimit të planit strategjik të zhvillimit dhe disa nga projektet prioritare në konfigurimin e ri. Ai tha se janë parashikuar disa projekte që e kthejnë Elbasanin në qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. “Kemi menduar që të integrojmë zonat urbane me qytetin, në mënyrë që t’i vijmë sa më mirë në ndihmë komunitetit. Është parashikuar ndërtimi i urës në Krastë që lidh Elbasanin me Shushicën dhe pikën turistike të Byshekut.

Fishekzjarret, nga argëtimi deri tek ndotja e mjedisit

Këtë vit Policia e Shtetit të Tiranës, sipas mediave të shkruara, ka rritur kontrollin e saj për tregtuesit e fishekzjarreve, kryesisht në tregun Çam. Pas aksidenteve të ndryshme shkaktuar nga fishekzjarret, instancat përkatëse që janë përgjegjëse për kontrollin e tyre duhet të liçensojnë kompani apo persona të përshtatshëm, jo vetëm për tregtimin, por edhe përdorimin e tyre, duke shmangur përdorimet nga qytetarët dhe grupmoshat e ndryshme.

Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet sjell sëmundje dhe varfëri në zonat naftënxjerrëse

Me 1 prill 2015, një pus nafte i kompanisë Bankers Petroleum i shenjuar me emrin P29A shpërtheu në fshatin Marinzë, 10 kilometra larg qytetit të Fierit, duke e detyruar qeverinë të urdhëronte evakuimin e zonës për shkak të çlirimit të gazit. Sipërfaqja e tokës përreth vendit të shpërthimit të fontanës ishte shkatërruar dhe ngado shpërthenin “gajzera” të fuqishëm argjileje të holluar. Puset e ujit të pijshëm që gjendeshin në oborret e banesave u kthyen në shatërvanë balte, ndërkohë që banorët e shokuar nga ajo që po ndodhte, nisën t’u drejtoheshin qendrave shëndetësore me simptoma dhe shqetësime të ndryshme.

Ndotja e mjedisit, sëmundjet që rrezikohet njeriu

Ndotja e mjedisit rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet neurodegjenerative si: Alzhaimeri apo Parkinsoni. Ky është studimi më i fundit i ekipit kërkimor të Universitetit të Harvardit në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për çdo rritje të sasisë së të ashtuquajturave mikro-grimca në atmosferë, të njohura më gjerësisht si PM 2.5, rreziku i prekjes nga këto sëmundje është edhe më i madh”, theksohet në studimin e publikuar në revistën “Environmental Health Perspective”.

The Guardian liston 10 qytetet më të ndotura

Kryeqyteti i Indisë, Delhi ka rezultuar të jetë i pari në listën e qyteteve më të ndotura të botës. Të paktën kjo sipas gazetës së njohur britanike The Guardian e cila ka listuar qytetet më të ndotura të botës. Në këtë listë të publikuar. Pas Delhit radhiten tri qytetet tjera të Indisë që janë Patna, Gwalior dhe Raipur, ndërsa në dhjetëshen e qyteteve me ajrin me të ndotur pas tyre janë edhe Karachi në Pakistan, Pekini, Parisi, Londra dhe Melburni.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mesatarja e lejuar e ndotjes është dhjetë mikrogram për metër kub.

Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen ndjeshëm normat e Bashkimit Europian. Matjet e fundit tregojnë për një ndotje mbi 20 për qind më shumë se ajo e lejuar nga BE dhe një nivel i lartë i ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.

Ushqimi dhe ndotja, rritje e frikshme e kancerit në Shqipëri

Gazetarët nuk bëjnë dot dallimin mes shembjes së një qytetërimi dhe një aksidenti me biçikletë. Kjo thënie e George Bernard Shoë mu kujtua kur po "skanoja" lajmet e djeshme- 22 mars 2017. Kur qeni kafshon njeriun nuk është lajm, kur njeriu kafshon qenin, ky po ky është lajm thoshte në fund të shekullit 19 editori i New York Post. Sot në kohën e portaleve qarkullojnë qindra lajme në ditë. Edhe lajme të vërteta. Po nga kakofonia mbytet lajmi i vërtetë. Lajmi i ditës dje ishte statistika që kishte nxjerrë Instituti i Shëndetit Publik, kërkuar nga monitor.al. Statistikë e frikshme!