ndotja akustike

Efektet e ndotjes akustike

Tirana është qyteti më i prekur nga ndotja akustike në Shqipëri për shkak të popullsisë së madhe por edhe trafikut. Në vijim rradhiten disa nga pasojat që po na shkakton ndotja akustike: 1. Problemet me Dëgjimin: Çdo zhurmë e padëshiruar, që veshët tanë nuk janë ndërtuar për ta filtruar, mund të shkaktojë probleme brenda trupit. Veshët tanë mund të marrin një gamë të caktuar të tingujve pa u dëmtuar. Zhurma të tilla që vijnë nga tokmaku, brirët, makineritë, aeroplanët dhe madje edhe automjetet, mund të jenë shumë të larta për gamën tonë të dëgjimit.

Ndotja akustike, 10 qytetet më të zhurmshme dhe 10 më të qetat

Jetojmë në një botë gjithnjë e më të zhurmshme. Ndotja akustike, e pranishme në metropolet e mëdha dhe jo vetëm, po arrin në nivele shumë shqetësuese për shëndetin tonë. Më keq është në Guangzhou ose Canton, qyteti më i madh bregdetar në jug të Kinës, ndërsa më “i heshturi” është Zyrihu në Zvicër. Mes 50 metropoleve të analizuara nga një studim gjerman, Italia përfaqësohet nga Roma e Milano, ku kryeqyteti pozicionohet jashtë 10-shes (i 14-ti). Disa shkencëtarë të “Charité University Hospital” të Berlinit, kanë kryer një studim në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Mimi Hearing Technologies”, për të treguar lidhjen mes jetesës në qytete të zhurmshme dhe humbjes progresive të dëgjimit.

Ndotja e ajrit dhe zhurma, Veliaj: Kompetencat t'i kalojnë pushtetit vendor

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se krahasuar me vitet 2014 dhe 2015, niveli i ndotjes në Tiranë për vitin 2016 ka shënuar ulje. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në ato zona ku niveli i ndotjes së ajrit është më I lartë, shkak është numri i lartë i automjeteve, cilësia e tyre, por dhe karburanti që përdorin. “Lajmi i mirë është se kemi një përmirësim nga viti 2014, 2015, për vitin 2016. Viti 2016 në disa nga pikat kryesore që kanë qenë historikisht problematike të Tiranës, siç është “21 Dhjetori”, qendra e Tiranës, ka përmirësim.