ndotja e mbetjeve

Ndotja e Osumit, mbetje dhe aromë e keqe pëgjatë lumit në Berat

Rënia e nivelit të prurjeve gjatë muajve të verës nxjerr në pah nivelin e lartë të ndotjes në lumin Osum që kalon mes përmes Beratit. Derdhja e ujërave të zeza dhe hedhja e mbetjeve nga qytetarët mbeten problematika pa zgjidhje në qytetin muze që cdo vit pret mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj. Këta peshkatarë janë të vetmit që i kanë mbetur besnikë Osumit. Ndotja dhe era e keqe nga derdhja e ujërave të zeza bën që qytetarët e tjerë të shpejtojnë hapat kur u duhet të ecin përgjatë lumit që kalon përmes Beratit.