ndotja e ujit

Drino, “lumi i ujërave të zeza”

Derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza ka shkaktuar ndotje masive në ujërat e lumit Drino në rrjedhën e tij pranë qytetit të Gjirokastrës! Një pjesë e mirë e lumit është shndërruar në një kanal të hapur të ujërave komunalë, duke u shndërruar në një rrezik për banorët e zonës aty por dhe një kartolinë të keqe për cdo turist që viziton qytetin e Gurtë! Prej kohësh, ekspertët kanë dhënë alarmin se ujërat e Drinos, nuk mund të përdoren për tu larë këto ditë të nxehta pasi ndotja është tej cdo niveli.

Në Marinzë pa ujë, shpimet për naftë dëmtuam burimet nëntokësore

Uji i pijshëm në fshatin Marinëz është i ndotur dhe me ngjyrë. Shkak për këtë është bërë shpërthimi i pusit të naftës në prill të vitit 2015, i cili shkatërroi shtresat nëntokësore. Edhe në ato pak raste kur uji vjen në çezmat e tyre, ai është me ngjyrë dhe me insekte të ndryshme. Ata presin radhën me orë të tëra për të mbushur në çezëm që uji vjen me orar.