ndotja mjedisore

Celularët dhe videot online po ndotin planetin

Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

Presidentja kroate: Pastroni detin, është kusht për në BE!

Në vizitën e saj të djeshme, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar, ka theksuar se Kroacia është një nga mbështetëset më të mëdha të Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Në fjalën e saj, ajo i kushtoi një rëndësi të madhe ndotjes mjedisore dhe ngritjen e një partneriteti midis tre vendeve të Ballkanit, Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.