ndotje akustike

AKM prezanton Raportin e Gjendjes së Mjedisit për vitin 2016

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi të premten e kaluar “Raportin e Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016”. Nëpërmjet këtij raporti Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) sjell informacionin dhe vlerësimin mjedisor mbi gjendjen e mjedisit si dhe vlerësimin e shkallës së zbatueshmërisë dhe efektivitetit të politikave mjedisore kombëtare dhe përafrimit të tyre me ato europiane. Në fjalën e tij, kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri theksoi se raporti vjen me një monitorim më të plotë se në vitet e kaluara ndonëse buxheti për përgatitjen e këtij raporti ka shënuar rënie.

Jo më ndotje akustike në sezonin e ri turistik

Ndotja akustike në plazhe nuk do të lejohet në sezonin e ri turistik. Gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive në qarkun e Vlorës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi se ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për ato hotele, bare apo restorante që do të shkaktojnë ndotje akustike.

Për herë të parë këtë vit, monitorohet niveli i zhurmave urbane në Pogradec

Mbështetur në legjislacionin shqiptar për nivelin e zhurmave urbane si dhe Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2017, për herë të parë këtë vit është realizuar monitorimi i nivelit të zhurmave urbane në qytetin e Pogradecit. Monitorimi është realizuar në 2 stacione, në hyrje të qytetit dhe kryqëzimi tek Terminali i Autobusëve. Ky monitorim është realizuar për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane është i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A .

Përgjatë 10 viteve të fundit mjedisi urban është përkeqësuar

Në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, mbështetur nga programi SENiOR–II, Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me organizatat e rrjetit ECIM ka realizuar “Anketimin mbi problematikat mjedisore” me qëllim kryesor vlerësimin e situatës së politikave dhe shërbimeve mjedisore nga komuniteti, në njësitë vendore të përzgjedhura. Nëpërmjet analizës së rezultateve të dala nga anketimi, studimi realizon një vlerësim të nivelit aktual të problematikave mjedisore, identifikohen fushat për ndërhyrje sipas prioriteteve, nevojave dhe shpërndarjes territoriale.

Problematika me zhurmën e bizneseve në pallate, Veliaj: Do i japim zgjidhje ligjore

Shpesh herë në pallatet tona bashkëjetojmë me biznese të ndryshme, duke nisur që nga zyrat e deri te aktivitete të tjera si marangoz, servise makinash, zdrukthëtari, të cilat bëhen shkak për zhurma të forta dhe ndotje të mjedisit, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët. Një problematikë e mbartur prej dekadash dhe që sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në radhë të parë ka ardhur për shkak të dualitetit që krijon legjislacioni, nga njëra anë për institucionet që japin lejet mjedisore dhe nga ana tjetër për institucionet që duhet të menaxhojnë territorin dhe vet problematikën e qytetarëve.

Realizohet monitorimi i zhurmave në Kukës

Një prej tri qyteteve që realizohet monitorimi i zhurmave, për herë të parë është edhe qyteti i Kukësit. Monitorimi është realizuar në dy stacione monitorimi, Bashkia dhe Stacioni i Autobuzave, për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane ishte i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A.

Zhurma nga pompat e ujit të pijshëm, makth dhe rrezik për shëndetin e banorëve në katet e para

Selman Goxhaj është 74 vjeç. Ai jeton me të shoqen e sëmurë në katin e parë të një pallati të ndërtuar para viteve ’90 në lagjjen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit. Që të dy vuajnë nga diabeti. Gruaja ka kaluar edhe një paralizë parciale që ia vështirëson së tepërmi lëvizjen. Nënë Ferideja shumicën e kohës e kalon në shtëpi, pa mundur të dalë. Përveç hallit të madh që i ka zënë, atyre iu duhet të përballen edhe me zhurmën e pompave. “Kam 2 – 3 muaj që merrem me pompat. Ku s’kam shkuar, më ranë këmbët “, thotë Selmani për Citizens Channel.

Zhurmat në Tiranë mbi limitet evropiane

Tirana është një nga qytetet më të zhurmshme në vend. Monitorimet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, flasin për ndotje akustike mbi limitet e përcaktuara nga Bashkimi Europian si ditën ashtu edhe natën. Bashkëjetesa me zhurmat, na çon në ulje të dëgjimit, por edhe pagjumësi dhe në probleme të tjera të shëndetit mendor. Ekspertët e mjedisit janë të mendimit, se duhen marrë masa që do të çonin në ulje të nivelit të ndotjes akustike. Ndotja akustike është një problem edhe Fier, Vlorë, Korçë apo Sarandë.