ndryshime klimatike

Kur ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR nuk i shpëton ndryshimeve klimatike

Në edicionin e 88-të të shpërndarjes së çmimeve Oskar që u mbajt mesnatën e së dielës në Los Angeles, Leonardo Di Caprio ka marrë çmimin Oscar si aktori më i mirë. Pas falenderimeve për kolegët dhe mbështetësit Di Caprio tha se filmi The Revenant bën fjalë për lidhjen e njeriut me botën natyrore. Një botë ku ne të gjithë ndjemë vitin e kaluar si vitin më të nxehtë në histori. “Produksioni jonë duhej të levizte në jug të planetit për te gjetur pak borë. Ndryshimet klimatike janë të vërteta dhe janë duke ndodhur tani. Është kërcënimi më urgjent me të cilin ballafaqohet çdo ditë çdo specie.

“Digjet” Antalia, temperatura deri 56 gradë shkrin asfaltin

Edhe pse klima e këtij qyteti me mbi 300 ditë me diell në vit është shumë e thatë dhe e ngrohtë, temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik. Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik të Antalias, regjistroi skena të jashtëzakonshme të kafshëve, të cilat me ndihmën e stafit të qendrës së kopshtit zoologjik, pushonin në hije me racione të frutave të freskëta dhe sistemit spërkatës i cili vazhdimisht punonte.

“Ky planet nuk mban më”

“Ndryshimet klimatike, nuk mund të kthehen më mbrapsht dhe natyra herët a vonë do të hakmerret ndaj nesh”. Dhjetë vite më parë, Alan Weisman publikoi librin bestseller “Një botë pa ne”, ndërsa sot duket më pesimist se kurrë. Me fjalë të matura dhe të mirëmenduara, shkrimtari i famshëm foli për gazetarët nga aeroporti i Los Anxhelesit. “7.5 miliardë njerëz janë shumë. Ky planet nuk mban më dhe nëse nuk frenohen politikat që përkeqësojnë situatën mjedisore, si ato të propozuara nga Donald Trump për nxjerrjen e naftës nga shkëmbinjtë argjilorë, nuk kemi për të shkuar as 10 miliardë”, thotë ai.

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

1 miliard dollarë për autostradat e biçikletave

Norvegjia, një nga 15 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Tokë, do të investojë afërisht 1 miliard dollarë për të ndërtuar autostrada për biçikleta. Ky investim do të marrë udhë në dhjetë qytetet më të mëdha të vendit. Ideja është që këto autostrada të kenë dy korsi në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme që kushdo të mund të lëvizi me biçikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë. Kjo është një nismë e Norvegjisë për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike si edhe ndaj çmimit të naftës. Por, moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor, ka bërë që të ulet entuziasmi i shumë norvegjezëve për këtë investim.

10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste pas anulimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimatike, të anuluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

15,000 shkencëtarë nga 184 vende po paralajmërojnë njerëzimin që do ta kemi pisk

Sipas shkencëtarëve, ndikimet njerëzore në mjedis po e vënë të ardhmen tonë në rrezik. Më shumë se 15.000 shkencëtarë nga 184 vende paralajmërojnë se dëshmia është e qartë: Shëndeti dhe mirëqenia e tanishme dhe e ardhshme janë në rrezik serioz nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, humbja e aksesit në ujëra të ëmbla, zhdukjet e llojeve dhe rritja e popullsisë njerëzore. Shkencëtarët e shquar Jane Goodall, E.O. Wilson dhe James Hansen janë ndër ata që e kanë paralajmëruar për rrezikun në një publikim të hënën në revistën BioScience.

2017, viti më i nxehtë që kemi parë

Viti 2017 është një nga vitet më të ngrohta, sipas shifrave të përkohshme nga Organizata Botërore Meteorologjike. WMO thotë se ka gjasa të ketë qënë viti më i nxehtë në mungesë të fenomenit El Niño. Shkencëtarët argumentojnë se trendi afatgjatë i ngrohjes globale i nxitur nga aktivitetet njerëzore vazhdon të jetë i pandryshuar. Ata thonë se shumë prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit që janë parë këtë vit mbajnë shenjat dalluese të ndryshimeve klimatike.

2017: viti kur ndryshimi i klimës doli jashtë kontrollit

Me motin ekstrem dhe zbërthimin e politikave publike, viti 2017 i dha botës një pamje të afërt të të ardhmes kaotike klimatike, nëse nuk merren menjëherë ndryshimet e nevojshme. Zjarre të egra dogjën të gjithë Kaliforninë, uragane të mëdha njëra pas tjetrës shkatërruan zonat bregdetare dhe madje edhe në brendësi, ndërsa Arktiku vazhdoi të shkrihej.

24 tetor - Dita Ndërkombëtare e Veprimeve Për Klimën

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve në organizimin e veprimeve sensibilizuese për ndryshimet klimatike në mbarë botën. Për herë të parë kjo ditë u vendos në 2009-ën nga organizata “350.org”. Kjo ishte fushata e parë globale për një çështje shkencore. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën në vitin 2009-të ishte ndikimi te delegatët e Samitit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahej në dhjetor 2009.

8 arsye për të shpresuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike janë problemi më i madh që po kërcënon sot njerëzimin, jetën e egër dhe planetin. Nga temperaturat e larta deri tek kushtet ekstreme të motit, komuniteti në mbarë botën po e ndjen ndikimin. Por ne mund të krijojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të qëndrueshme nëse punojmë së bashku për të rimenduar mënyrën se si prodhojmë dhe konsumojmë energji, ushqim, dhe ujë; si mbrojmë pyjet; dhe se si ndihmojmë njerëzit për të qenë të përgatitur për këto ndryshime të pashmangshme. Një detyrë e tillë mund të duket e madhe dhe e frikshme. Pavarësisht të gjithave, bërja e kësaj mund të kërkojë lëvizje të shpejtë dhe efektive nga çdo vend.

A e shkurtojnë ndryshimet klimatike kohën e fluturimit?

Fluturimet ajrore nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA do të zgjasin më shumë në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat do të rrisin fuqinë e erërave mbi oqeanin Atlantik. Fluturimi nga SHBA-të në Evropë do të jetë më i shkurtër në kohë, për shkak të drejtimit të përshtatshëm të erërave, por do të hasë në turbulenca dhe vonesa të mëdha gjatë kthimit. Studimi i publikuar në revistën Environmental Research Letters tregon se këto ndryshime, të shkaktuara nga ngrohja globale, do të rrisin edhe shkarkimet e karbonit dhe konsumin e karburantit.

A ka një lidhje mes ngrohjes së Arktikut, thatësirës dhe zjarreve?

Një raport i ri i Laboratorit Kombëtar “Lawrence Livermore” parashikon një lidhje ndërmjet shkrirjes së akujve në Arktik dhe kushteve më të thata të motit në Kaliforni gjatë dekadave të ardhshme. Ky zbulim bëhet ndërsa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë e Jugut. Shkencëtarët thonë se mund të ketë një lidhje ndërmjet zjarreve shkatërruese në Kaliforni dhe Arktikut. “Akulli po zhduket në Oqeanin Arktik. Po zhduket nga Groenlanda duke ndryshuar klimën në mbarë planetin”, thotë Josh Willis, i laboratorit të NASA-s.

A mundet që të punuarit më pak të ngadalësojë ndryshimet klimatike?

Si të punuarit më pak mund të zgjidhë problemet tona? Javët më të shkurtra të punës mund të ndihmojnë në reduktimin e aksidenteve, të luftojnë ndryshimet klimatike, të ndihmojnë në barazinë gjinore, dhe shumë të tjera, pretendon historiani dhe autori Rutger Bregman. Në verën e vitit 1930, ekonomisti britanik John Maynard Keynes dha një leksion tepër interesant në Madrid të titulluar “Mundësitë Ekonomike për Nipërit tanë” – me fjalë të tjera, për ne. Në atë kohë, Madridi ishte rrëmujë. Papunësia kishte dalë jashtë kontrollit. Shumë vite pas këtij leksioni, ai u shpreh se njerëzimi do të përballet me sfidën më të madhe që kishte hasur ndonjëherë: çfarë do të bënte me kohën e lirë.

Ajsbergë në Paris

Një dyzine ajsbergësh të quajtur “Të shohësh akullin” janë instaluar në Paris, nga artisti i akullit Olafur Eliasson dhe gjeologu Minik Rosing.

Alarm - Thyhet rekord global nxehtësie

‘Ndryshimet klimatike janë çështje reale, po ndodhin pikërisht tani, është kërcënimi më serioz me të cilin po përballemi dhe duhet të angazhohemi të gjithë bashkë, pa u vonuar asnjë çast më shumë.’ Fjalimi pas marrjes së çmimit Oskar si aktori më i mirë, padyshim e bëri Leonardo Di Caprion të ngjitet në piedestal, përsa i përket ndryshimeve klimatike. Të gjithë, madje edhe këtu në Shqipëri (të jemi realistë, shqiptarët përgjithësisht nuk i konsiderojnë ndryshimet klimatike si problem serioz) folën më shumë për fjalimin e tij sesa për çmimin që mori.

Alarmi, ngrohja globale rrezikon 1 miliardë njerëz

Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike do të jenë një kërcënim serioz për 1 miliardë persona në pesë dekadat e ardhshme. Alarmi jepet nga organizata britanike e bamirësisë, “Christian Aid” që informon se qytete të mëdha të planetit rrezikohen nga përmbytjet katastrofike. Sipas studimit SHBA-ja, Kina dhe India janë ndër shtetet më të kërcënuara. Qytetet që kanë më shumë probabilitet të preken janë Mumbai dhe Kalkuta. Në bazë të studimit 8 metropole që pritet të kenë probleme në të ardhmen ndodhen që të gjitha në Azi, ndërkohë që pas tyre vjen Majemi në Amerikë.

Alaskë: Zbulohet një specie e re fluture që mbart të dhëna për ndryshimet klimatike

Hulumtuesit kanë zbuluar në Alaskë një specie të re të mundshme të fluturave dhe besojnë se kjo gjetje mund të na tregojë më shumë në lidhje me ritmin e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në Journal of Research, Tanana Arktik, ose Oeneis tanana, duket se ka evoluar nga një hibrid i rrallë kur dy lloje fluturash janë çiftuar para epokës së fundit të akullnajës. Flutura mund të ndihmojë që të hidhet dritë mbi historinë gjeologjike të Arktikut të Veriut dhe mbi ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të mjedisit.

Antarktida humbet tre trilionë ton akull në 25 vite.

Realiteti përkon me faktin se shkrirja e akullnajave po bëhet një problem i përbashkët dhe me pasoja të rrezikshme për shëndetin e planetit Tokë kryesisht në Antarktidë.

Australi, liqeni bëhet i kuq për shkak të temperaturave të larta

Sezoni i verës në Australi i ka dhuruar vizitorëve të Westgate Park (pranë Melbournit) një liqen të kuq. Bëhet fjalë për një liqen me ujëra të kripura, për shkak të një kombinimi mes temperaturave të larta, dritës diellore dhe precipitimeve të ndryshme, duke sjellë ndryshimin e ngjyrës. Një ngjyrë e kuqe, e shkaktuar nga algat që ndodhen në shtratin e tij dhe lëshojnë ngjyrë për shkak të nivelit të lartë të kripës. Administratorët e parkut i kanë ftuar njerëzit të shijojnë panoramën, por të mos kenë asnjë kontakt me ujin. Dhe i kanë siguruar të gjithë, në dimër, liqeni do t’i kthehet ngjyrës së tij natyrale, blu.