ndryshime klimatike

Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen

Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji. Ministria e Energjisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur. “Ministria ka regjistruar mbi 10 subjekte për dhënien e autorizimeve në mënyrë të përshpejtuar.

Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

Erozioni sipërfaqësor i tokës si fenomen natyror kërcënues mbarëkombëtar shkakton dëmtimin e pjesës së sipërme të tokës nga fenomene të ndryshme si uji, akulli, era, aktivitetet njerëzore apo graviteti. Por, cili është faktori më i rrezikshëm për shkaktimin e këtij fenomeni? Natyrisht që uji është ai që shkakton degradimin e tokës. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga ky fenomen janë rreth 20-70 ton/ha., ku në krahasim me mesataren evropiane është disa herë më e lartë.

Europa po përjeton të nxehtin më të madh që nga periudha romake

Kërkuesit thonë se jo vetëm që 2015-a ishte viti më i nxehtë në historinë botërore, por gjithashtu kontinenti europian nuk ka përjetuar temperatura kaq të larta që nga Roma e lashtë. Europa është më e nxehtë tani nga sa ka qenë gjatë çdo periudhe kohore në këto 2000 vitet e fundit, pretendon një studim i ri. Shkencëtarët thonë se zbulimet e tyre forcojnë pretendimet se ngrohja globale është bërë nga njeriu dhe jo pjesë e një cikli klimatik normal. Dhe ata kanë paralajmëruar se ne e kemi nënvlerësuar shtrirjen e ngjarjeve të mundshme ekstreme në të ardhmen, si për shembull valët e të nxehtit.

Evropa përballet me thatësira, përshpejtohen përmbytjet, stuhitë dhe ndryshimi i klimës

Evropa dhe hemisfera veriore po ngrohen me ritëm më të shpejtë se mesatarja globale dhe sipas studimit priten "rreziqe të shumta klimatike”. Sipas studimit më të plotë të ndjeshmërisë së Evropës ndaj ndryshimeve klimatike ende, vendet e Evropës që pozicionohen nga Atlantiku do të vuajnë nga shira më të rëndë, rrezik më i madh nga përmbytjet, dëme më të rënda nga stuhitë dhe një rritje të "rreziqeve të shumta klimatike". Temperaturat në vargjet malore të tilla si Alpet dhe Pirenejet janë parashikuar të rriten në nivele shkrirjeje akullnajore, ndërsa Mesdheu përballet me një "rritje"drastike në temperatura ekstreme, thatësira, dështim kulturash bujqësore dhe zjarre në pyje.

Fatkeqësitë natyrore

Sikur ngrohja globale të mos ishte një kërcënim i mjaftueshëm, planifikimi i dobët dhe mungesa e subvencioneve i përkeqësojnë më shumë përmbytjet. Shkalla e shkatërrimit do të bëhet e qartë vetëm kur ujërat e përmbytjeve të pakësohen, duke nxjerrë më në pah pasojat, të tilla si makina të shkatërruara, shtëpi të zhytura në baltë dhe më e keqja nga të gjitha, kufomat e të mbyturve. Por sipas të dhënave të publikuara, teksa shiu i rrëmbyeshëm vazhdonte të binte mbi Teksasin jugor për ditën e gjashtë radhazi, Uragani Harvey po konsiderohej si përmbytja më e rëndë në Amerikë, shkruan The Economist.

Fatkeqësitë natyrore, në Shqipëri 3100 persona “humbën shtëpitë” në 2016

Individët mund të ndryshojnë vendbanimin e tyre për arsye nga më të ndryshmet që nisin nga fatkeqësitë natyrore e deri tek rastet ekstreme të konflikteve dhe luftës. Në Shqipëri, të paktën gjatë vitit 2016, janë regjistruar 3100 individë, që iu është dashur të zhvendosen nga njëri vend në tjetrin, duke lënë shtëpinë dhe kjo lidhet me rastet e fatkeqësive natyrore. Të dhënat i ka publikuar së fundmi Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme, në bashkëpunim me Këshillin Norvegjez të Refugjatëve.

Fatura e përmbytjeve: 35 milion euro humbje çdo vit

Vetëm nga përmbytjet e 6 janarit, Shqipëria llogariti dëme prej 9 milion eurosh në infrastrukturë, banesa, kultura bujqësore dhe të ngjashme. Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Vetëm fatura paraprake e reshjeve të një dite (6 janarit) llogaritet 9 milionë euro. Kostot sociale nuk janë llogaritur. Sëmundjet dhe vdekshmëria do të jenë të larta në këto zona. Mungesa e fondeve kushtëzon mbrojtjen nga rreziqet dhe kompensimin e dëmeve. 

Firmoset marrëveshja për 14 trena me hidrogjen – Kompania që do t’i ndërtojë, vihen në shërbim në vitin 2021

Të gjithë në bordin e trenit me hidrogjen. Ndërsa zhvendosja nga motorët me naftë në energji të pastër vazhdon, kompania gjermane dhe inxhinierike “Alstom” ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një serie trenash me hidrogjen, të cilët do të vihen në shërbim nga viti 2021. “Alstom” tha se do të ndërtojë 14 trena të quajtur “Coradia iLint” që mund të udhëtojnë 1,000 kilometra dhe që janë të përbërë nga rezervuarë hidrogjeni, shpejtësia maksimale e të cilëve mund të arrijë deri në 140 km/h. Me këtë projekt, kuptojmë që Gjermania zgjedh hidrogjenin mbi naftën.

Fjalimi i Leonardo Di Caprio në OKB: "Unë jam zëri i miliarda njerëzve. Kërcënimi më i madh për botën është...

Aktori i mirënjohur amerikan i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio ka adresuar ditën e djeshme liderët e të gjithë botës në punimet e Asamblesë Vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Di Caprio, prej vitesh është një nga aktivistët më të zëshëm dhe me kontribut të madh për kauzën e luftës kundër “Ngrohjes Globale dhe Ndryshimeve Klimatike” dhe pikërisht këtë çështje ai ka referuar në “Pallatin e Kombeve”.

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm në Samitin Botëror të Austrisë

 

Jam shumë i kënaqur dhe shumë i nderuar që jam me ju të gjithë sot. Falënderoj qeverinë e Austrisë dhe R20 për promovimin e infrastrukturës së karbonit të ulët. Ne kemi nevojë për të arritur objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit dhe me ambicie të madhe, pasi objektivat që u vendosën në Paris, të gjithë e dimë, nuk do të jenë mjaft. Ne duhet të kemi një ambicie më të madhe për këtë zbatim.

Florida zhytet në ujë, mbërrin uragani Hermine

Uragani Hermine preku tokën në Floridën veriore, duke u bërë i pari që godet shtetin në 11 vjet. Hermine u përplas dhunshëm në gjirin e Floridës në orët e para të së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke sjellë me vete një stuhi të fuqishme. Guvernatori Rik Skot shpalli gjendjen e emergjencës në 51 konte, ndërsa banorët u paralajmëruan për një stuhi të rrezikshme. Siç bëri të ditur Qendra Kombëtare për Uraganët, shpejtësia e erës arriti 80 km në orë. Autoritetet në kryeqytetin e vendit Tallahassee thanë se të paktën 70 mijë banesa ishin pa energji elektrike.

Francë, raport për ndryshimet e klimës: Ndikojnë direkt në shëndetin e njerëzve

Vala e të nxehtit, humbje e efikasitetit të prodhimit, rritje e numrit të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat. ”Ndryshimet klimatike kanë tashmë një ndikim konkret në shëndetin tonë”, paralajmëroi një raport i publikuar sot, që këshillon edhe përshpejtim të kalimit drejt një shoqërie bazuar në energjinë e rinovueshme. ”Simptomat e shkaktuara nga rritja e temperaturave mesatare dhe shtimi i dukurive ekstreme klimatike janë të qarta prej disa vitesh, dhe ndikimet mbi shëndetin janë më të këqija nga sa mendohej më parë”, thekson dokumenti, i publikuar në revistën mjekësore britanike ‘’The Lancet’’.

Gjendje emergjence - Kriza e ujit të pijshëm mbërthen Tiranën

Tirana është në Gjendje Emergjence! Thatësira dhe i nxehti i këtyre ditëve ka shkaktuar krizë të thellë në furnizimin me ujë të pijshëm. Alarmi vjen nga vet Bashkia e Tiranës, ku sot, Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka mbledhur në mënyrë të menjëhershme Task Forcën për të diskutuar dhe marrë masat mbi kërcënimin që vjen nga thatësira për ujin e pijshëm si dhe pasojat që vijnë nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Gjirokastër, dhjetëra hektarë tokë bujqësore drejt moçalizimit

Në Gjirokastër, pas gati 3 vitesh nga përmbytja e vitit 2015, ku shumë fermerë pësuan dëme të mëdha në prodhime bujqësore, duket se do të kenë sërish një situatë të vështirë edhe këtë vit nëse organet kompente nuk marrin masa. Kështu, me ardhjen e stinës së dimrit ka problematika që ndikojnë drejtpërdrejtë në tokat e mbjella. Dhjetra hektarë rrezikojnë të kthehen në moçale. Situata shqetësuese është përcjellë nga agronomi Lazim Lazaj, i cili bën kërkesë imediate për marrjen e masave.

Gjysma e globit do jetë e kequshqyer deri në vitin 2030

Më shumë se gjysma e popullsisë globale do pësojë një formë të kequshqyerjes deri në 2030 nëse nuk merren masa urgjente për të përmirësuar qasjen ne ushqim me cilësi të lartë, u tha ministrave të shëndetësisë së G7 Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO. Ndryshimet klimatike dhe konfliktet janë shkaqet kryesore të kequshqyerjes thuhet në raportin e FAO-s me titiull “Gjendja e sigurisë ushqimore dhe ushqimi në botë 2017”.

Greqi, dita e dytë e temperaturave rekord nga i nxehti

Greqia është prekur për të dytën ditë radhazi nga një valë moti tepër i nxehtë. Përgjatë të gjithë ditës së shtunë, një atmosferë mbytëse ka mbizotëruar në të gjithë vendin dhe sidomos në qendrat e mëdha, si Athina, Selaniku dhe Patra. Por temperaturat rekord të ditës janë regjistruar në zonën Mires, në Iraklio të Kretës, ku termometri shënoi 45,9 gradë Celsius, si dhe në Larisa me 45.5 gradë Celsius, kurse në kryeqytet në zonën Psiqiko për të dytën ditë temperatura ka prekur nivelin e 43.4 gradë Celsius.

Harta globale e “pikave të nxehta” lidh sjelljen konsumatore me ndikimet mjedisore

Harta në të djathtë tregon ndryshimet e gjurmëve të CO2 në mbarë botën mes viteve 1970 dhe 2008. Pikat e nxehta me ngjyrë të kuqe ilustrojnë vendet ku shkarkimet e karbonit janë rritur, kurse me ngjyrë blu ku janë ulur. Gjurma e karbonit është ulur në vende si disa pjesë të SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe vende të tjera në Afrikë, Evropën Lindore, ndërkohë që pika të reja të nxehta të shkarkimeve janë shfaqur në disa qytete në SHBA, Meksikë, Evropë dhe Azi.
Harta nga Daniel Moran, NTNU

Hawking: Qëndrimi i Trump për klimën mund të dëmtojë Tokën

Stephen Hawking thotë se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të dalë nga marrëveshja e klimës së Parisit mund të çojë në ndryshime klimatike të pakthyeshme. Prof Hawking tha se veprimi mund ta fusë Tokën në një rrugë që e shndërron atë në një planet të ngrohtë si Venusi. Ai gjithashtu druhet se agresioni është i ndërtuar me njeriun dhe se shpresa jonë më e mirë për mbijetesë është të jetojmë në planete të tjerë.

Heshtja e madhe mbi klimën, vazhdojmë ta injorojmë edhe pse jemi në pragun e humnerës

Pas 200,000 vitesh të njerëzve modernë në një Tokë 4,5 miliardë-vjeçare, ne kemi arritur në një pikë të re në histori: Epoka Antropogjene. Ky ndryshim na pushtoi me një shpejtësi çorientuese. Është lloji i ndryshimit së cilës zakonisht i duhen dy ose tre ose katër breza për t’u kuptuar. Shkencëtarët tanë më të mirë vazhdojnë të insistojnë se shumë shpejt do të shpaloset një katastrofë, se sistemet që mbështesin jetën në Tokë janë duke u dëmtuar në mënyrë të tillë, që kërcënojnë mbijetesën tonë. Megjithatë, edhe pse përballemi me këto fakte, ne sërish vazhdojmë të fuksionojmë si zakonisht.