ndryshimet klimatike

A mund të menaxhohet e gjithë kjo katastrofë klimatike që po ndodh?

Ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë do të thoshin se ka qenë i tmerrshëm në lidhje me ndryshimet e fundit klimatike. Korrik-gushti i 2016-s ka rezultuar si më i nxehti në 136 vitet e fundit. Ne po jetojmë në një realitet klimatik që është në ndryshim të vazhdueshëm, ku niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur në nivele alarmante. Mund të shikoni ndryshimin e nivelit të CO2 nga vitit 2011 deri në 2016.

Dimri i vonuar rrezikon qershitë e Uashingtonit

Një stuhi e vonë dimri, që ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, ka kërcënuar qershitë e famshme të Uashingtonit, lulëzimi i të cilave është një atraksion i madh për turistët në këtë sezon. Stuhia e natës i mbuloi pjesërisht lulet e sapoçelura me akull, ndërsa Shërbimi kombëtar i Parqeve u ka kërkuar vizitorëve t’i lënë të shkrihen në mënyrë natyrale dhe të evitojnë shkundjen e degëve për të penguar dëmtimin e pemëve. Zyrtarët po ndjekin nga afër temperaturat këtë javë, ndërsa lulëzimi i qershive po arrin fazën kulmore. Kjo fazë arrihet kur 70 për qind e luleve të qershive “Yoshino” janë çelur.

Komunteti i kthyer nga migracioni dhe angazhimi në pastrimin e kanaleve kulluese në qarkun e Shkodrës

Projekti i GIZ "Përshtatja Ndaj Ndryshimeve Klimatike Në Menaxhimin E Rrezikut Nga Përmbytjet Në Ballkanin Perëndimor", në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale për Zhvillim Nr.1, krijoi një mundësi pune për komunitetin e kthyer nga migracioni në rajon. Në situatë shumë të vështirë pune dhe mundësish për këta njerëz, nje projekt tre mujor u ofrua për pastrimin e kanaleve të kullimit të nivelit të dytë në rajon, dhe po rezulton si një dritë jeshile për vazhdimësinë e jetës së tyre në të ardhmen.

Leonardo Di Caprio dhuron 15 milionë $ për mbrojtjen e mjedisit: Nuk mund të lejojmë lakminë e korporatave të prishin të ardhmen e njerëzimit

Në Zvicër janë çelur këtë të mërkurë punimet e Forumit Ekonomik të Davosit në Zvicër, në takimin e 46 vjetorit. Aktori i famshëm tha se ishte i nderuar që iu dha mundësia për të ardhur në Davos e për t’u shprehur për rreziqet e ndryshimeve klimatike. Leonardo Di Caprio është avokat i mbrojtjes së mjedisit dhe popujve indigjenë, dhe në këtë aktivitet i kujtoi politikanët për detyrimet e marra përsipër prej tyre në samitin e fundit të klimës në Paris. Ai përdori këtë ceremoni çmimesh për të kërkuar më shumë veprim mbi ndryshimin e klimës.

Ndryshimet klimatike - kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e Shqipërisë

Në Shqipëri rrezik real janë shpyllëzimet, erozioni dhe përmbytjet masive, sidomos këto 5 vitet e fundit. “Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e vendit dhe sektori ekonomik më i kërcënuar në vend është bujqësia”. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë prezantimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK).

Ndryshimet klimatike: Koordinimi për zvogëlimin e rreziqeve nga moti ekstrem

Ndërtimi i lidhjeve me të forta midis përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe ekspertëve për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë është më e rëndësishme se kurrë, pas ngjarjeve të fundit të ngjarjeve shkatërruese dhe ekstreme në Evropë dhe kudo. Bashkëpunimi më i ngushtë, duke përfshirë një shtrirje më të mirë të politikave, do të jetë vendimtar për të zvogëluar ndikimet e rreziqeve që lidhen me motin dhe klimën, si përmbytjet, moti i nxehtë, zjarret në pyje ose stuhitë.

Nënshkruhet Marrëveshja e Parisit për Klimën

196 shtete mes të cilave edhe Shqipëria firmosën në selinë e OKB-së në Nju Jork një nga marrëveshjet më të rëndësishme në fushën e mjedisit. Marrëveshja e Parisit shënon një moment historik në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në sfidën e ndryshimeve klimatike, e cila ka dëshmuar që arritjet mund të përmbushen vetëm duke qenë të bashkuar. Qëllimi kryesor i Marrëveshjes është mbajtja e rritjes së temperaturës mesatare globale nën 2 gradë celsius deri në fund të këtij shekulli (apo deri 1.5◦C sikurse synojnë vendet anëtare).

Një studim i ri provokues thotë se ndryshimet klimatike do ta përkeqësojnë krizën e migrimit në Evropë

Një studim i ri shkencor i botuar muajin e kaluar rizgjoi një debat të ashpër mbi një nga temat me pasojat më të kontestuara dhe potencialisht shkatërruese, të një klime të ngrohtë: ndryshimi i modeleve të migrimit njerëzor. Studimi i realizuar nga dy studiues në Universitetin e Kolumbias, shqyrtoi lidhjet e mundshme midis luhatjeve të temperaturave në 103 vende dhe vëllimin e kërkesave për azil në Bashkimin Europian gjatë periudhës 15 vjeçare, midis viteve 2000 dhe 2014.

Përgjatë 10 viteve të fundit mjedisi urban është përkeqësuar

Në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, mbështetur nga programi SENiOR–II, Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me organizatat e rrjetit ECIM ka realizuar “Anketimin mbi problematikat mjedisore” me qëllim kryesor vlerësimin e situatës së politikave dhe shërbimeve mjedisore nga komuniteti, në njësitë vendore të përzgjedhura. Nëpërmjet analizës së rezultateve të dala nga anketimi, studimi realizon një vlerësim të nivelit aktual të problematikave mjedisore, identifikohen fushat për ndërhyrje sipas prioriteteve, nevojave dhe shpërndarjes territoriale.

Përmbytjet, GIZ mbështet pajisjen me mjete logjistike të Emergjencave Civile Shkodër

Nga dita e sotme, punonjësit e departamentit të Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës do të jenë të mirëpajisur për të përballuar situatat e emergjencave civile të krijuara nga përmbytjet. Pjesë e basenit të lumit Drin, zona e Shkodrës dhe nën-Shkodrës janë prekur në mënyrë të vazhdueshme nga përmbytjet gjatë viteve të fundit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe sociale te banorët. Në këto situata, punonjësit e emergjencave civile shpesh kanë hasur vështirësi në kryerjen e detyrës së tyre për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme logjistike.

SHBA, ngricat mbyllin shkollat. Gjendje emergjence në Alabama

Stuhitë dimërore dhe reshjet rekord të dëborës kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe temperatura nën zero në disa prej rajoneve qëndrore e atyre perëndimore në Shtetet e Bashkuara, të përballura me një mot të acartë. Këshillat e meteorologëve për kujdes nga kushtet atmosferike ekstreme u shoqëruan në Cincinnati të Ohios me mbylljen e më shumë se 150 shkollave publike. Në Denver të Colorados, më të prekurit nga situata e vështirë ishin të pastrehët. Punonjës të ndihmës e vullnetarë kanë dalë në mes të të ftohtit për t’i shpërndarë kësaj kategorie aq të rrezikuar nga ngricat batanije, dyshekë kundër të ftohtit e ushqime të ngrohta.