Nenshkoder

Shtohet uji në Obot, vështirësi edhe për fshatra të tjerë në zonën e Nënshkodrës

Vazhdon gjendja e rënduar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Situata paraqitet më e rënduar në fshatin Obot, ku forcat e armatosura vazhdojnë të angazhohen për transportimin e banorëve të zonës. 310 hektarë toke rezultojnë të mbuluara nga uji përfshirë edhe ujësjellësin Oblika që ka dalë jashtë funksioni, duke mos furnizuar me ujë të pijshëm 800 banorë.