New York

Alarm, me mijëra peshq të ngordhur shfaqen në Nju Jork

Kanali i Ishullit të Gjatë në Nju Jork mbulohet nga peshqit e ngordhur. Departamenti Rajonal për Mbrojtjen e Ambientit, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të kësaj katastrofe, paraprakisht dyshohet se përbërësit kimik ose disa ndotës të tjerë mund të kenë provokuar ngordhjen e peshqve. Me dhjetëra mijëra peshq mbuluan një hapësirë prej qindra metra në Kanalin Shinnecock në Hampton Bays. Ka një teori se peshqit ishin ngujuar në kanal, pasi ishin ndjekur nga një peshk grabitqar dhe i cili më pas ishte mbyllur.

Ideja e “çmendur” e rusëve, Londër-New York me makinë

Si do të reagonit sikur dikush t’ju thoshte se mund të udhëtoni nga Londra në Nju-Jork me makinë? Edhe pse duket si fantashkencë, kjo është ideja e shprehur nga kreu i Hekurudhave të Rusisë, njëherësh mik i ngushtë i presidentit Putin, Vladimir Iakunin. Plani i tij për të kapërcyer pengesën natyrore të oqeanit Atlantik është e thjeshtë: të shikohet nga lindja. Ideja është që pasi të përshkojë një pjesë të mirë të Evropës e mandej Siberinë, autostrada të futet në Alaskë përmes ngushticës së Beringut. Plani i prezantuar në Akademinë Ruse të Shkencave përfshin ndërtimin e një autostrade, hekurudhe dhe gazsjellësi paralel me linjën hekurudhore ekzistuese Trans-Siberiane.

Mbeturinat si thesar

Departamenti i Pastrimit në Nju Jork, mbledh çdo ditë mbi 12 mijë ton plehra dhe material të riciklueshëm. Dhe përmes përpjekjeve të një njeriu dhe ëndrrës së tij, Departamenti i Pastrimit ka koleksionin e vet muzeal të mbeturinave, që siç thotë ai, është kthyer në një thesar. Koleksioni tani ndodhet në një garazh të Departamentit të Pastrimit, por ndoshta një ditë do të jetë i hapur për publikun, kur të ndërtohet një muze i vërtetë i këtij Departamenti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bernard Shusman, njofton nga Nju Jorku. 

NASA jep alarmin: Ja çfarë do t’i ndodhi New York-t dhe Londrës

Shkencëtarët kanë dhënë alarmin se niveli i deteve po rritet, ndërsa parashikojnë katastrofa gjatë 150 viteve të ardhshme. New York, Londër, Rio de Janeiro dhe Shangai mund të jenë qytetet të cilat mund të përmbytjeve pas 50 ose 100 vitesh. Ngrohja globale gjithashtu rrezikon edhe shumë kryeqendra botërore. "Ne jemi në rrezik dhe shumë të rinj mund të kenë një fat që askush nuk do donte që ata ta trashëgonin”, ka thënë një shkencëtar i NASA-s, për gazetën New York Times. Sipas tij duhet me urgjencë të ulet shkarkimi i dioksidit të karbonit.

Qyteti i Nju Jorkut synon për të instaluar rreth 1,000 karikues të shpejtë për EV-të(Electric vehicle)

Qyteti i Nju Jorkut synon të zgjerojë përdorimin e makinave elektrike (EV) për të ngarkuar rrjetin me një investim prej 10 milionë dollarësh. Kohët e fundit prezantuan një plan për të sjellë 50 qendra të karikimit të shpejtë në qytet deri në vitin 2020 dhe secila qendër mund të ketë deri ne 20 karikues. Qyteti shpreson të inkurajojë më shumë njerëz për të çuar më lartë përdorimin e EVS, me qëllim që deri në 2025, 20% e regjistrimeve të reja të makinave të jenë makina elektrike. 

Rama në New York, disa bashkëatdhetarë kundër HEC-ve në lumin Valbonë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga nje grup bashkeatdhetaresh në New York. Një grup pre tyre mbanin pankarta në duar kundër ndërtimit te mundshem të disa hidrocentraleve në lumin e Valbonës, koncensionet e te cilave jane dhene gjate Qeverise Berisha. Protesta u zhvillua vetëm pak metra larg "Museum of Jewish Heritage" ku kryeministri Rama do të merrte pjesë në shfaqjen e dokumentarit "Besa", në përkujtim të Holokaustit dhe mbrojtjes që u bënë hebrenjve, shqiptarët.