ngrohja

Agjencia e Mjedisit: tre vitet e fundit, më të nxehtat

Agjencia e OKB-së për Mjedisin thotë se tre vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat në historinë e regjistruar të motit. Organizata Metereologjike Botërore thotë se 2016-a ka qenë viti më i ngehtë, për shkak të pasojave ngrohëse të ciklit klimatik El Nino, ndërsa 2017-a ishte viti më i ngrohtë, edhe pa efektin e El Ninos.

Ngrohja e Arktikut dhe temperaturat e ulëta në Evropë

Temperaturat në Arktik gjatë ditëve të fundit janë rritur mbi pikën e ngrirjes, duke shtuar shqetësimet se ndryshimet klimatike po ndikojnë në atmosferën e planetit duke bërë që shtresa e ngrirë e Arktikut të shkrihet më shpejt nga sa parashikohej. Shkencëtarët thonë se rajoni i Arktikut po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale, por në të njëjtën kohë shumica e Evropës po përjeton një mot të ftohtë. Siç njofton korrespondenti Henry Ridgwell nga Londra, disa shkencëtarë besojnë se këto dy ngjarjet janë të lidhura.