Nisma per Elbasanin

Pema e parë ekologjike në Shqipëri

Një bredh ekologjik i përbërë krejtësisht nga materiale të riciklueshme është vendosur në një nga sheshet në qendër të qytetit të Elbasanit me rastin e festave të fundvitit. Ideja origjinale i përket grupimit “Nisma për Elbasanin”. Pema është e përbërë nga materiale të riciklueshme si shishe plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, tapa, tela, drita, karton etj. Ajo është 6 m. e lartë dhe e përbërë nga 2000 shishe plastike. Bredhi ka ngjallur interesin e mjaft vizitorëve që gjithashtu nuk mungojnë të bëjnë foto me rastin e festave të fundvitit.