niveli i ndotjes

Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Ndotja në nivele alarmante e lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.  Bashkia e Fierit ka ndërmarrë së fundi një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, por kjo vetëm minimizon rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gjë për ndotjen e ujërave të lumit. Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasojë e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier. Ata kërkojnë që të merren masat pasi ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte. Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit Gjanica është bërë i zi.

Drama e fshatit shqiptar që jetohet mbi naftë, pa ujë e pa mjekë

Emisioni BOOM ka trajtuar çështjen e derdhjes masive të naftës nga puset e naftës në fshatin Visokë në Bashkinë e Mallakastrës. Fshati është thuajse i mbuluar nga nafta dhe gazi që rrjedhin pa pushim nga puset e hapura dhe jashtë çdo kontrolli. Megjithëse ka një kompani private që merret me shfrytëzimin e puseve dhe kujdesin ndaj puseve që kanë dalë jashtë funksionit, prej 25 vjetësh situata është e nderë. Rreth 1200 banorë të fshatit jetojnë çdo ditë nën ajrin e ndotur, ndërsa problemet shëndetësore të tyre janë të vazhdueshme, veçanërisht sëmundjet e gjakut.

Gjurmuesi i smogut tregon pikat e nxehta të ndotjes

Në Romë, banorët e shqetësuar për cilësinë e ajrit së shpejti mund të kenë mundësinë që të përdorin një gjurmues të smogut që monitoron nivelet e ndotjes në mbarë kryeqytetin italian. Specialistët po testojnë një pajisje që tregon se cilat pjesë të qytetit kanë cilësi të mirë apo jo të ajrit. Gjurmuesi i smogut “MONICA” i mban njerëzit të informuar rreth niveleve të cilësisë së ajrit ndërsa ata udhëtojnë nëpër Romë. Synimi është që njerëzit të dinë se ku është ajri më i pastër. Mjeti mund të vihet në biçikletë apo karrocën e bebeve.

Kina lëshon alarmin e dytë të kuq brenda 10 ditësh

Shkollat do të mbyllen, qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet dhe banorët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë. Për Pekinin me 22,5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Meteorologët thonë se ndotja e ajrit është tashmë në nivele edhe më të larta se ç’ishte në kohën kur u dha paralajmërimi i parë. Më 8 dhjetor, matësit tregonin se niveli i grimcave të imta toksike “PM 2.5” ishte 300 mikrogramë për metër kub. Sot, ai rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nivel maksimal sigurie.

Kinë: Pekini premton rritje të masave kundër ndotjes

Kryeministri kinez, Li Keqiang premtoi sot se do t’i japë kinezëve një qiell blu, ndrkohë që vendi, ndotësi i parë në botë, është gjithnjë e më shumë i asfiksuar nga një re toksike. “Do të zhvilloj një luftë të pamëshirshme për të ruajtur qiellin blu”, deklaroi Li në fjalimin e tij me hapjen e sesionit vjetor të Parlamentit, ndërsa dy muaj më parë u arrit një nivel ndotjeje ku i gjithë veriu i Kinës qëndroi për gjashtë ditë në alarm të kuq. Numri dy i regjimit komunist garantoi se qeveria e tij do të përforcojë këtë vit normat ekologjike dhe se do t’i aplikojë në mënyrë më strikte.

Konsumi, tregtia dhe efektet e dëmshme të ndotjes

Ndotja e ajrit nga industria shkakton afro 3.5 milionë vdekje në vit, ndërsa tregtia ndërkombëtare po i zhvendos disa prej efekteve të dëmshme nga vendet konsumatore tek ato prodhuese, sipas një studimi të botuar në revistën “Natyra”. Steve Davis, një nga autorët e raportit, thotë se konsumi i lartë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore ndikon tek shëndeti në vendet prodhuese si Kina. Tregtia po zhvendos koston e ndotjes, siç është shembulli i lodrave për fëmijët amerikanë, thotë shkencëtari Steve Davis me Universitetin e Kalifornisë në Irvine.

Kosovë: Ministria paralajmëron masa për ndotjen e lumit nga fabrika e vajit

Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë paralajmëruar masa ndaj Fabrikës për përpunimin e vajit “NoraTrading” që gjendet në fshatin Lluga të Podujevës,e cila është duke e ndotur një lumë të Podujevës. Lumi që vjen nga liqeni i Batllavës bashkohet me lumin Llap në fshatin Lluzhan. Banorët e fshatit Bellopojë dhe Shoqata e peshkimit “Batllava” kanë shprehur shqetësimin e tyre për zbrazjen e vajrave e kimikateve në këtë lumë nga fabrika “NoraTrading”.

Kosovë: Ndotja e ajrit po arrin nivele të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se ka pasur tejkalime të vlerave kufitare ditore të lejuara. “Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 13.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 93.5µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kemi pas koncentrime me të ulëta”.

Londra kalon objektivin vjetor të ndotjes së ajrit në vetëm pesë ditë

Sipas të dhënave nga sistemi kryesor i monitorimit të kryeqytetit, Londra ka thyer limitin vjetor për ndotjen e ajrit për pesë ditë në vitin 2017. Një zonë në Brixton Road në jug të Londrës ka tejkaluar kufijtë për përqendrimet e dioksidit të azotit 24 herë deri më tani këtë vit, duke thyer kufirin vjetor të Bashkimit Evropian prej 18 shkeljeve të lejuara. Ndotësit vijnë nga motorët me naftë në makina, kamionë dhe burime të tjera. "Trafiku rrugor është fajtori më i madh, dhe nafta është më e keqja," tha në një deklaratë Jenny Bates, një aktivist i grupit mjedisor Miqtë e Tokës".

Maqedoni, Shkupi me nivel alarmant të ndotjes së ajrit

Shkupi është qyteti më i ndotur në Maqedoni. Ekspertët thonë se në disa raste, shkalla e grimcave të pluhurit ka arritur edhe në mbi 1,200 PM10 mikrogramë për metër kub. Kryetari i bashkisë, Koce Trajanovski, tha se duhet të ulet qarkullimi i automjeteve private. Nevena Smilevska nga shoqata ekologjike “Eko Vetëdija”, thotë se në ndotjen e ajrit, rol të madh kanë lëndët djegëse që përdorin amvisëritë, andaj ka kërkuar që autoritetet shtetërore të ndajnë mjete sa i përket efikasitetit energjetik, duke subvencionuar izolimin e banesave të vjetra.

Monitorimi i lumit Drin në Bashkinë Shkodër

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, në kuadër të projektit “Roli i shoqërisë civile për të lobuar në zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit mjedisor në Qarkun Shkodër”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE, të zbatuar nga REC Shqipëri, ka realizuar një sërë aktivitetesh me qëllim përgatitjen e hartëzimit të ndotësve të Lumit Drin në Bashkinë Shkodër.

Ndotja e ajrit, skemë e re kufizimesh në Paris

Parisi ka nisur aplikimin e një skeme të re të kufizimeve në trafik duke përdorur pulla me ngjyra në një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit, pasi kryeqyteti francez është përballur me një seri rekordesh për sa i takon niveleve të ndotjes. Një pjesë e madhe e Francës në fakt ka përjetuar nivele të larta të pjesëzave që dëmtojnë shëndetin që emetohen nga trafiku rrugor, veçanërisht nga motorët diesel. Parisi, bëhet kështu i pari qytet francez që publikon sistemin e pullave “Crit Air”, që detyron të gjitha makinat që të kenë një pullë ngjitëse me një ngjyrë të koduar, që tregon moshën dhe nivelin e ndotjes.

Një superqytet i ri në Kinë, prioritet mbrojtja ekologjike

Një rajon deri tani anonim, pranë kryeqytetit kinez të mbytur nga smogu, është bërë objektivi i blerësve të shtëpive dhe pronave, pasi Pekini zyrtar publikoi planet për ndërtimin e një qyteti të ri atje, në përpjekje për të reduktuar ndotjen dhe për të lehtësuar trafikun e rënduar. Planet për zonën e re Xiongan, një hapësirë speciale ekonomike që autoritetet thonë se do të mbulojë një sipërfaqe sa trefishi i Nju Jorkut, u bënë të njohura nga udhëheqësit e Partisë Komuniste të shoqëruara nga një shkulm propagande.

Prezantohen faktorët ndotës në Lumin Drin nga Bashkia Vau Dejës në Bashkinë Shkodër

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, organizoi, me datë 28 prill 2017, workshopin me temë: “Prezantimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin nga Bashkia Vau Dejës në Bashkinë Shkodër”. Në këtë aktivitet, ishin të ftuar dhe morën pjesë 27 përfaqësues të drejtorive të ndërlidhura me menaxhimin e Basenit të Drinit (Drejtoria e Mjedisit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave Civile) të Bashkisë Shkodër dhe Drejtoria e Sektorit Publik të Bashkisë Vau Dejës, Prefektura Shkodër, Agjencia e Basenit Drin-Buna, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve Shkodër, Agjencia Rajonale e Mjedisit Shkodër, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Shkodër, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Shkodër, Energji Ashta, përfaqësues të REC Shqipëri ashtu si dhe shoqëria civile e cila punon në fushën mjedisore në nivel vendor.

Prishtinë: Monitorimi i cilësisë së ajrit, tejkalim normash

Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera ditore maksimale e regjistruar për datën 08.12.2016, ishte 46.8µg/m3. Përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM 2.5, për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, është regjistruar vlera maksimale prej 41.4 µg/m3.

Rrezatimet e Fukushimës kanë ndotur të gjithë Oqeanin Paqësor

Rrezatimet e Fukushimës kanë ndotur të gjithë Oqeanin Paqësor Shkatërrimi bërthamor ka ndotur oqeanin më të madh në botë në këto pesë vite dhe çdo ditë derdhen pothuajse 300 ton me mbetje radioaktive. Kush ka qënë shkatërrimi më i madh bërthamor në histori? Shumica e njerëzve do të thonin shkatërrimi bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, por ata e kanë gabim. Në 2011, një tërmet, i cili mendohet të ketë qenë një goditje pas tërmetit të Kilit në 2010, krijoi një cunam i cili shkaktoi një shkrirje në centralin bërthamor të energjisë, TEPCO në Fukushima, Japoni.

Shkupi ofron transport publik falas për të luftuar ndotjen

Autoritetet bashkiake në kryeqytetin e tejndotur të Maqedonisë janë duke iu ofruar banorëve përdorimin pa pagesë të transportit publik, si incentivë për të zvogëluar përdorimin e makinave. Përqendrimet e grimcave toksike ajrore në Shkup kanë qenë rreth 20 herë mbi vlerat e sigurta në 10 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore maqedonase thonë se qyteti i rreth 750,000 banorëve tani është kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ku cilësia e keqe e ajrit fajësohet për vdekjen e parakohshme të 1300 njerëzve çdo vit. Problemi i atribuohet kryesisht përdorimit të gjerë të sobave me dru dhe trafikut rrugor.

Shqetësuese ndotja e mjedisit në fshatin Borizane dhe Kadias të Krujës

Duke marrë shkas nga njoftimet në media dhe nga disa ankesa të banorëve në fshatrat Borizane dhe Kadias të Krujës, të cilët ankohen se vazhdon djegia e furrave të gëlqeres, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision verifikimi në terren. KShH mori takim me përfaqësues të zgjedhur, me banorë të zonës, me pronarë të kompanive dhe nga konstatimet në vend të gjendjes rezultoi se, vërehej qartë dëmtimi i mjedisit, ndotja e rëndë e ajrit që vinte në rrezik shëndetin dhe jetën e banorëve pranë guroreve.

Shqipëria, ndër vendet me ndotje të konsiderueshme

Rreth 18,000 njerëz vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit. Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën të ditur se në vit kjo shifër llogaritet në 6.5 milionë njerëz ose sa 11.2% e të gjitha vdekjeve në botë. OBSH ka krijuar edhe një hartë me zonat më të rrezikuara nga kjo ndotje. Vihet re se Shqipëria është në zonën ‘portokalli’, duke u vlerësuar si një shkallë e mesme e rrezikut nga ndotja e ajrit. Këtij studimi i bashkangjiten edhe të dhënat nga Banka Botërore sipas të cilit tregojnë se vdekjet e parakohshme i kushtojnë ekonomisë botërore qindra miliarda dollarë humbje nga tregu i punës.

  • 1
  • 2