niveli i oqeaneve

Rritja e nivelit të oqeaneve mund të varrosë kabllot e internetit në vetëm 15 vjet

Rritja e nivelit të oqeaneve, që vazhdon me shpejtësi më të lartë se sa ishte parashikuar, mund t’i vërë në rrezik madje edhe kabllot e internetit në vetëm 15 vjet. Parashikimi vjen nga një studim i Universitetit Wisconsin, i prezantuar në një konferencë në SHBA, me temë rrjetin global të internetit. Infrastruktura kritike ndaj lidhjeve online – si për shembull rreth 4000 fibra optike dhe më shumë se 1000 hub mund të fillojnë të përmbyten në 15 vitet e ardhshme.