"nje sy per mjedisin"

Administrimi i mbetjeve spitalore në “krizë”? Shëndeti dhe Mjedisi gjithashtu!

(Prezantohet letra e pozicionimit për prioritizimin e adminsitrimit të mbetjeve spitalore në vend)

Administrimi i mbetjeve spitalore është një ndër çështjet e shumta që bashkon fuqishëm shqetësimin për shëndetin e popullatës dhe rëndësinë për të mbrojtur mjedisin. Pikërisht kjo lidhje, nxiti një grup organizatash të bashkuara në rrjetin e vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin!” të nisin një proces të plotë vigjilence mbi udhëtimin e mbetjeve spitalore në vendin tonë. Gjetjet u cilësuan nga mediat investigative se raportojnë për një situatë “skandal” apo “një kambanë alarmi”.