Nobel

Tre shkencëtarë marrin çmimin Nobel në kimi

Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson kanë fituar çmimin Nobel në kimi për punën e tyre në thjeshtimin dhe përmirësimin e paraqitjes grafike të biomolekulave. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi çmimin të mërkurën bashkë me shumën prej 1.1 milion dollarësh që e shoqëron atë. Shkencëtarët prodhuan imazhe tridimensionale të molekulave, që sipas akademisë ka hapur për biokiminë "një epokë të re".