Norvegji

1 miliard dollarë për autostradat e biçikletave

Norvegjia, një nga 15 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Tokë, do të investojë afërisht 1 miliard dollarë për të ndërtuar autostrada për biçikleta. Ky investim do të marrë udhë në dhjetë qytetet më të mëdha të vendit. Ideja është që këto autostrada të kenë dy korsi në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme që kushdo të mund të lëvizi me biçikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë. Kjo është një nismë e Norvegjisë për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike si edhe ndaj çmimit të naftës. Por, moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor, ka bërë që të ulet entuziasmi i shumë norvegjezëve për këtë investim.

Masakër natyrore, rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Një kope e tërë drerësh është shfarosur në atë që mund të quhet “masakër natyrore”. Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga një rrufe në Norvegjinë qendrore. Agjencia e Mjedisit në Norvegji ka publikuar edhe pamjet e drerëve fatkeq të cilët janë të shtrirë të pajetë në një zonë të vogël në malin e Hardangervidda. Sipas agjencisë janë 323 kafshë të ngordhura, përfshirë këtu edhe 70 këlyshë, 5 prej të cilëve nuk kanë ngordhur menjëherë, por nuk i kanë mbijetuar dot plagës së shkaktuar nga rënia e rrufesë.

Mjedisi, fushë prioritare për mbështetjen e vendeve në zhvillim nga Norvegjia

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, të premten e kaluar ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë Per Strand Sjaastad. Ministri Koka e njohu Ambasadorin Sjaastad me reformat, nismat , dhe arritjet në fushën e mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në reformën administrative të përmbyllur me sukses, 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë dhe vënë theksin në objektivin kryesor për 2017 atë të menaxhimit të mbetjeve.

Norvegji: Bumi i veturave elektrike bllokon trafikun

Norvegjia deri në vitin 2025 do të heqë dorë nga makinat me benzinë dhe madje do të ndalojë shitjen e tyre. Me favorizimet fiskale dhe privilegjet në trafik vendi ka shënuar një bum në shitjen e veturave elektrike. Aktualisht në rrugët e Norvegjisë qarkullojnë rreth 70.000 automjete të tilla. Në asnjë vend tjetër – në raport me numrin e popullsisë – nuk qarkullojnë kaq shumë makina elektrike sa në Norvegji. Ndërkohë në Gjermani sapo janë vendosur politika që nxisin blerjen e makinave elektrike përmes mbështetjes shtetërore me një shpërblim financiar.

Norvegjia, një shembull unik sesi të riciklosh bidonat plastikë

Ndërsa mjedisi gjithnjë e më shumë po shndërrohet në kryefjalën tonë të përditshme, Norvegjia na sjell një shembull shumë interesant sesi i fton njerëzit të riciklojnë më shumë, një mënyrë e të jetuarit e cila ndikon çdo ditë në jetën tonë. Dhe mënyra që ky shtet ka zgjedhur për të bindur qytetarët është kaq e thjeshtë. Mjafton dëshira e mirë. Në Norvegji njerëzit paguajnë një sasi të caktuar parash për shishet që blejnë e më pas pasi ato kthehen mbrapsht në dyqan qytetarët marrin paratë. Dhe rezultati është mahnitës 96% e shisheve plastike riciklohen.

Oslo, Växjö dhe Leuven, qytetet më të gjelbra të Europës

Edhe një herë është Europa e Veriut ajo që feston. Por nuk ka asgjë për t’u habitur. Kur flitet për politika mjedisore efikase, në lojë është gjithnjë kjo pjesë e Kontinentit të Vjetër. Edhe këtë vit, loja për të kurorëzuar “Kryeqytetin e gjelbër” dhe “Gjethen e gjelbër” të ardhshme europiane ka parë të triumfojë dy vende të Skandinavisë (Norvegjinë dhe Suedinë) dhe një vend të pozicionuar pak më poshtë (Belgjikën). Komisioni Europian ka vendosur që Oslo do të jetë European Green Capital 2019.