novosele

17 projekte kundër përmbytjeve, vendorët të aplikojnë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka ftuar të gjithë drejtuesit vendor që të aplikojnë në 17 projektet që qeveria do të financojë për të parandaluar përmbytjet në zona të ndryshme të vendit. Sipas Peleshit, 17 projekte të tilla, pjesë e programit të posaçëm të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare parashikojnë parandalimin e përmbytjeve, përmes ndërhyrjeve në infrastrukturën e lumenjve. Teksa ka qenë i pranishëm në Novoselë, ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve në dy prej projekteve, për këtë zonë, të cilat janë drejt përfundimit.

Novoselë: Dëgjesë publike për buxhetin afatmesëm të Bashkisë, forcohet pjesëmarrja publike

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë (AIC), organizoi ditën e djeshme (17 maj) një konsultim/dëgjesë publike me përfaqësues të Bashkisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Vlorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë e grupe interesi nga zona/njësia Administrative Novoselë, Qëllimi i kësaj dëgjese publike ishte të nxisë të gjitha palët e interesuara, si pushtetin vendor dhe qëndror ose investitorët, ashtu si edhe banorët, qytetarët apo grupet e interesit, që të përqafojnë dhe të zbatojnë në praktikë konsultimin/dëgjesat publike.

Solari në Novoselë djeg HEC-in në Kalivaç

Në një takim ditë më parë organizuar nga Konfindustria në Përmet, Agim Bregasi, drejtor i politikave energjitike në Ministri të Energjisë dhe Ifrastrukturës( MEI), bashkpunëtor dhe qëndrestar i vendosur në badërtinë më të madhe të natyrës Shqiptare shkaktuar nga lumi koncesioneve mbi cdo lum e përrua të këtij vendi, pyetjes se si është situate me konçesionin e kërkuar për të ndërtuar impiantin e madh fotovoltaik me kapacitet 55 MW në Novosel tha se nuk dinte gjë.