obama

“Shihemi në gjyq”, aktivistët kundër rregullave të Trump për smogun dhe shpimet për lëndë djegëse

Aktivistët e mjedisit premtuan se do të zhvillojnë një luftë të ashpër ligjore kundër administrimit të Trump i cili kërkon të lejojë shpimet për naftë në Atlantik dhe Arktik dhe kundër rritjes së niveleve të smogut. Donald Trump ka bërë tashmë përpjekje gjithëpërfshirëse për të rritur industrinë e lëndëve djegëse fosile dhe të zhbëjë përpjekjet për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Avokatët e qeverisë pyetën gjykatën federale në Uashington nëse mund ta shtynin çështjen kështu Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) mund të rishikonte qëndrimin e saj mbi rregulloren për ndotjen e smogut.

15 nismat që Obama ka ndërmarrë për mjedisin

Presidenti Barack Obama ka mbajtur sot fjalimin e tij të lamtumirës përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës e mori fillimisht postin në vitin 2008, me një mesazh shprese dhe ndryshimi. “Ama ndryshimi, - iu tha ai amerikanëve, - ishit ju vetë, ndërsa mua më bëtë një njeri më të mirë”. Ja 15 nismat që Obama ka ndërmarrë për mjedisin:

1. Krijoi rezervuarin detar më të madh në botë (Ky rezervuar përfshin disa ishuj dhe tashmë është bërë një “shtëpi” e sigurtë për peshqit, koralet, gjitarët e detit, zogjtë, etj).

Florida, Obama: Uragani Matthew është i rrezikshëm, evakuohuni

Uragani Matthew mund të jetë shkatërrues për Floridën. Si pasojë e kësaj, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar popullsinë, duke u bërë thirrje banorëve që të ndjekin urdhrat për evakuim. Obama, pas vizitës së tij në selinë e Mbrojtjes Civile Amerikane, shtoi se uragani mund të ketë pasoja të rënda. Që tani 30 viktima nga uragani Uragani Matthew, me një shpejtësi prej 230 kilometra në orë, ka provokuar të paktën 17 të vdekur. Ndërkaq 4 persona kanë vdekur në Republikën Dominikane dhe 13 në Haiti.

Ndryshimet klimatike, Trump përmbys rregullat e Obamës

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike. Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile. Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë.

Ngrohja globale, protesta në SHBA kundër vendimit të Trumpit

Kundërshtarët e vendimit të presidentit Donald Trump për të flakur tej politikat e ndryshimeve klimatike të paraardhësit të tij thonë se do të ndërmarrin një fushatë publike dhe do të ndjekin rrugët ligjore për ta sfiduar atë. Kalifornia dhe Nju Jorku lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku thonë se do të vazhdojnë betejën kundër ndryshimeve klimatike. Grupet ambientaliste janë lidhur me një grup avokatësh që të sfidojnë lëvizjen e Trumpit, që pritet të nxisë prodhimin e karburanteve nga fosilet.

Obama i vendos veto orvatjeve për administrimin e ujit të pastër

Presidenti Obama vendosi veton e nëntë të presidencës së tij, duke hedhur poshtë një rezolutë të kongresit që do të kishte përmbysur rregulloren federale për ujë të pastër. Ujërat që ndodhen nën administrimin e Shteteve të Bashkuara, miratuar nga administrata e Obamës në vitin 2014, zgjerojnë përkufizimin e ujërave që i nënshtrohen juridiksionit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-ve nën Aktin për Ujë të Pastër. "Shumë nga ujërat tona janë lënë të pambrojtur", tha Obama në një mesazh gjatë Kongresit.

Obama merr vendim 'kundër' Trump, ndalon shpimet e naftës

Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama ka ndaluar çdo shpim për ngritje impiantesh të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Oqeanin Atlantik dhe në Arktik të SHBA-ve. Ky veprim nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, shihet si një përpjekje për të mbrojtur rajonin përpara se ai të largohet nga detyra në janar të 2017. Por ajo që është më e rëndësishmja është që presidenti i ri Donald Trump do ta ketë shumë të vështirë ose pothuajse të pamundur për të hedhur poshtë këtë vendim. Për qeverinë e Trump nënkupton që SHBA-të do të varen nga nafta e Lindjes së Mesme edhe më shumë për nevojat e brendshme.

Obama, ndryshimet klimatike dhe parqet

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se pasojat negative të ndryshimeve klimatike janë tashmë të dukshme. Presidenti iu referua një prej parqeve më të mëdha publike në Shtetet e Bashkura. Presidenti Obama trajtoi çështjen e mbrojtes së mjedisit, gjatë një vizite këtë fundjavë në Parkun Kombëtar Josemeti, një park prej 300 mijë hektarësh në shtetin e Kalifornisë. Parku Josemeti tërheq afër katër milionë vizitorë në vit me pyjet e tij të gjelbëruara, ujëvarat, luginat dhe kafshët e ndryshme që jetojnë aty. Presidenti ndërpreru një udhëtim të fundjavës me familjen e tij për të paralajmëruar se ndryshimi i klimës nuk është vetëm një kërcënim, por një realitet.

Obama: Tërheqja, mungesë lidershipi. Trump po refuzon të ardhmen

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar menjëherë pas lajmit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pakti i Parisit për klimën, teksa ka thënë përmes një deklarate se administrata e Trump po u bashkohet “një grusht shtetesh të vogla që refuzojnë të ardhmen”, duke u larguar nga ajo marrëveshje. Obama e mbron ende marrëveshjen që administrata e tij negocioi me shumë kujdes. Ai thotë se vendet që qëndrojnë brenda marrëveshjes së Parisit do të “korrin përfitime” në industritë dhe “vendet e punës që do të krijohen”.

Presidenti Trump rrëzon ligjet e Obamës për mjedisin

Presidenti amerikan Donald Trump rrëzoi të hënën e kaluar ligjet e ish-Presidentit Obama për çështjet klimatike. Gjatë nënshkrimit të Urdhërit Ekzekutiv që do të ringjallë industrinë e qymyrit, morën pjesë dhe punëtorë të minierave të qymyrit e përfaqësues të organizatave në mbrojtje të tyre. Presidenti Trump u shpreh se “kjo nismë do të ndikojë në krijimin e vendeve të reja të punës”. Me këtë urdhër hiqet ndalesa për depozitimin e qymyrgurit në tokën amerikane, që kishte frenuar përdorimin e qymyrit nga shumë industri. Pas kësaj nisme pritet të rritet prodhimi i karburanteve nga fosilet.

Qeveria e SHBA do ta eleminojë planin e klimës së Obamas

Qeveria e Presidentit të SHBA, Trump do t'i japë fund "luftës kundër qymyrit". Me "Clean Power Plan" të parardhësit të Trumpit, Obama, synohej të pakësohej nxjerrja e gazrave të efektit serë. West Virginia Grubenunglück in Kohle-Bergwerk (AP) Drejtori i Autoritetit të Ambjentit EPA, Scott Pruitt bëri të ditur në një takim në shtetin federal Kentucky, se të martën do të nënshkruajë një projektligj për eleminimin e të ashtuquajturit Clean Power Plan, të qeverisë paraardhëse.

Reduktimi i shkarkimeve të karbonit, plani “Obama” bllokohet nga Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Amerikës i ka dhënë një goditje Presidentit Barack Obama gjatë së martës, duke lënë pezull disa rregulla federale për kufizimin e shkarkimeve të dioksidit të karbonit, kryesisht nga termocentralet me qymyrguri, që përbën edhe elementin kryesor të strategjisë së administratës së tij për të luftuar ndryshimet klimatike. Gjykata votoi 5 pro dhe 4 kundër, mbi linjën ideologjike të kërkesës së 27 shteteve dhe kompanive të ndryshme, por edhe grupeve të biznesit, për të bllokuar “Planin për energji të pastër” të administratës “Obama”, një plan që detyron një ndryshim edhe ndaj energjisë së rinovueshme duke mos përdorur lëndë djegëse fosile.