obsh

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

1.8 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pastër

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës sepse 1.8 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër. Një nga problemet më të mëdha të planetit, është se burimet e ujit të pijshëm, janë duke u pakësuar. Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë në të cilin përzihen me ujërat e zeza. OBSH informoi se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë.

6 masa urgjente për të ulur ndotjen e ajrit

Ndotja e ajrit është problemi më i madh shëndetësor dhe mjedisor pothuajse i tërë qyteteve të mëdha. Ndotja e ajrit është shumë më keq se ç’mendojmë ne! Këtë vit Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi ndotjen e ajrit si rrezikun e vetëm më të madh në botë për shëndetin dhe mjedisin. Megjithatë shumë prej nesh vazhdojnë të jenë rehat. Fakti se ndotja e ajrit mund të mos duket me sy të lirë, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Për shembull sa herë e shohim Tiranën nga Dajti kuptojmë më qartë se ku jetojmë dhe çfare ajri thithim, sesa kur jemi në Tiranë.

7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit

Në vitin 1948, Ansambleja e Parë Botërore e Shëndetit bëri thirrje për krijimin e një “Dite Botërore të Shëndetit” që shënon dhe krijimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Që nga viti 1950, Dita Botërore e Shëndetit përkujtohet cdo vit në 7 Prill, me një tendencë drejt forcimit të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit. Synimi është rritja e ndërgjegjes mbi prioritetet globale të shëndetit. Cdo vit përzgjidhen tema të vecanta shëndetësore që hedhin dritë mbi një fushë prioritare shqetësimi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajri që po na vdes! Specialistët ngrenë alarmin, shifra të frikshme të personave të prekur nga kanceri

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje. Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur. “Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën.”

Alarmi i OBSH: 92 % e njerëzve në botë thithin ajër të ndotur

Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas shifrave të reja, rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit tejkalon limitet e OBSH-së dhe ky fakt kontribuon në kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru. Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.

Dita Botërore e Ujit: 2.4 miliardë njerëz jetojnë pa higjenën themelore

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë), pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botën, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Gjysma e globit do jetë e kequshqyer deri në vitin 2030

Më shumë se gjysma e popullsisë globale do pësojë një formë të kequshqyerjes deri në 2030 nëse nuk merren masa urgjente për të përmirësuar qasjen ne ushqim me cilësi të lartë, u tha ministrave të shëndetësisë së G7 Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO. Ndryshimet klimatike dhe konfliktet janë shkaqet kryesore të kequshqyerjes thuhet në raportin e FAO-s me titiull “Gjendja e sigurisë ushqimore dhe ushqimi në botë 2017”.

Hartohet plani global, fund vdekjeve nga tërbimi i qenit deri në vitin 2030

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Aleanca Globale për Kontrollin e Egërsirave hartuan një iniciativë ambicjoze për t’i dhënë fund vdekjeve njerëzore nga tërbimi që transmetohet nga qentë deri në vitin 2030. Plani i cilësuar “United Against Rabies” , ose “Të bashkuar kundër tërbimit” trajton sëmundjen në mënyrë ndërsektoriale duke theksuar rolin e rëndësishëm që shërbimet veterinare, shëndetësore dhe arsimore do luajnë në parandalimin dhe kontrollin e tërbimit.

Indi, në New Delhi smogu 70 herë më shumë se limiti i OBSH, emergjencë shëndetësore

Autoritetet e New Delhi kanë vendosur të mbyllin të gjitha shkollat për shkak të një smogu shumë të dendur, që ka mbuluar kryeqytetin e vendit me 20 milion banorë. Në ditën e dytë radhazi reja e dendur e pluhurit ka rritur me 70 herë ndotjen e qytetit. Pluhuri i butë i njohur si Pm2.5, pluhur më i dëmshëm për shëndetin ka prekur kuotën 703, ndërsa niveli i konsideruar i rrezikshëm për shëndetin nga autoritetet është 300, ndwrsa Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 25 nivelet për të evituar problemet me shëndetin.

Indi, Nju Delhi mbulohet nga reja e smogut. Zemërim te banorët

Banorët e zemëruar të kryeqytetit indian të Nju Delhit, po shpërndajnë në rrjet imazhe të smogut, një ditë pas hedhjes së një sasie të madhe fishekzjarresh me rastin e festes tradicionale të “Divalit”. Nivelet e grimcave të ndotjes janë rritur afërsisht 10 herë përtej limitit të sigurisë. Autoritetet paralajmëruan se Nju Delhi do të përballej me ndotje të lartë gjatë festimeve, për shkak të faktorëve të tillë si lagështia dhe shpejtësia e erës. “Divali”, ngjarja më e rëndësishme hindu në Indinë veriore, shënon fitoren e së mirës ndaj së keqes.

Jo helmimit nga plumbi për gjeneratën e re

Qendra EDEN në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, Tetor 23-29, 2016” e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizaur një sërë mini-aktivitetesh me mbështetje nga Rrjeti Ndërkombëtarë për Eliminimin e NOQ-ve (IPEN). Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për ekzpozimin ndaj bojrave me plumb në fëmijëri si një rrezik që sjell pasoja të pakthyeshme në shëndet.

Kina lëshon alarmin e dytë të kuq brenda 10 ditësh

Shkollat do të mbyllen, qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet dhe banorët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë. Për Pekinin me 22,5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Meteorologët thonë se ndotja e ajrit është tashmë në nivele edhe më të larta se ç’ishte në kohën kur u dha paralajmërimi i parë. Më 8 dhjetor, matësit tregonin se niveli i grimcave të imta toksike “PM 2.5” ishte 300 mikrogramë për metër kub. Sot, ai rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nivel maksimal sigurie.

Makinat me naftë, shkaktarë kryesorë të ndotjes së ajrit

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se 92% e popullsisë së botës jeton në zona me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Shumë qytete në Evropë kanë premtuar të heqin gradualisht makinat me naftë, si dhe ekziston shpresa që makinat elektrike do të hyjnë më shumë në treg me përmirësimin e jetëgjatësisë së baterive. Londra është një ndër kryeqytetet më të ndotura të Evropës. Gazi toksik që mbizotëron në rrugët e Londrës dallohet nëpërmjet kamerave me rreze infra të kuqe. Kompania që filmoi pamjet, “Flir Systems”, thotë se aty tregohet ndotja e ajrit në kohë reale.

Menaxhimi i mbetjeve mbetet sfidë për bashkinë Shkodër

Bashkia e Shkodrës është një nga njësitë e qeverisjes vendore më të mëdha në vend. Me shtrirje nga Alpet e Veriut deri në zonat ligatinore të Ultësirës Perëndimore, kjo bashki ka në territorin e saj pasuri të mëdha ujore dhe biodiversitet të rrallë. Por me gjithë resurset e mëdha natyrore, shtrirja gjeografike e kësaj njësie të qeverisjes vendore, përbën një sfidë për grumbullimin e mbetjeve organike dhe të ngurta që gjenerohen në territorin e saj. Me implementimin e reformës administrative-territoriale pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015, bashkisë së Shkodrës iu shtuan dhe 10 njësi administrative të reja.

Mes ndërtimeve masive dhe përpjekjeve për gjelbërim, jeta në Tiranën e smogut

Banorët e Tiranës thithin ajër disa herë më të ndotur se sa kufiri i lejuar i BE-së. Sipas raportit më të fundit të monitorimit të cilësisë së ajrit, rezulton se vlerat e PM10, që është një ndër ndotësit më të rrezikshëm pasi janë grimca shumë të imëta, janë në nivele shumë ta larta. Në fakt edhe fundi i 2016-ës është karakterizuar po nga e njëjta situatë e rëndë e cilësisë së ajrit në Tiranë. Sipas OBSH-së, kur ndotja tejkalon limitet e vendosura, ka pasoja në shëndetin e njerëzve pasi mund të shkaktojë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.

Mjedisi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol kryesor në shfaqjen e kancerit

Burimet kryesore të kancerit mund të jenë nga mjedisi dhe faktorët e jetesës. Të paktën kjo është ajo çka argumentojnë autorët e studimit të ri në revistën "Nature". Faktorë të tillë si ekspozimi ndaj toksinave dhe radioaktiviteti janë kryesorë në shkaktimin e kancerit, sipas këtij studimi. “Faktorët mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit dhe janë zhvilluar sipas stilit të jetesës dhe /ose vaksinimit” shkruajnë studiuesit. Duke parë zhvillimin e këtyre llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë këtu dhe kancerin e mushkërive, studiuesit arritën në përfundimin se

Ndotja e ajrit, New Delhi mbyll shkollat

New Delhi ka mbyllur shkollat, ka ndalur ndërtimet dhe ka urdhëruar që të gjithë rrugët të spërkaten me ujë për të larguar pluhurin për të luftuar ndotjen e ajrit. Kryeqyteti indian, i cili është një nga qytetet më të ndotura në botë, ka regjistruar këtë të shtunë nivele të larta të PM2.5, lëndë që mund të bllokojnë mushkritë, deri në 900 mikrogram për metër kubik. Kjo shifër është 90 herë më e lartë se sa niveli i konsideruar i sigurt nga OBSH Organizata Botërore e Shëndetit, dhe 15 herë më e madhe se sa normat e qeverisë indiane.

Ndotja e ajrit, vrasësi i heshtur

Ndotja e ajrit, ngadalë por vazhdimisht i shkatërron miliona njerëzve shëndetin dhe jetën e tyre. Në vitin 2012, një nga çdo nëntë vdekje në botë u shkaktuan nga ndotja e ajrit dhe rreth 3 milion vdekje në total. Në Shqipëri 1,842 persona vdiqën nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012.
Si na vret ndotja e ajrit?
Ndotja e ajrit ndikon kryesisht tek mushkëria dhe zemra. Sëmundjet më të shpeshta të frymëmarrjes lidhen direkt me mushkëritë dhe disa prej tyre shkaktojnë vdekje.