OBT

Konferenca Ministeriale e OBT-së në Buenos Aires dhe Shqipëria

Në datat 10- 13 dhjetor 2017, Ministrat e Tregtisë dhe Ekonomisë të 164 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) do të mblidhen në Buenos Aires për Konferencën e 11 Ministeriale (MC11) të organizatës (nga disa vende, përfaqësimi do të jetë në nivel të Ministrit të Punëve të Jashtme). Konferencat e OBT, që zhvillohen si rregull një herë në dy vjet, nuk kanë qenë asnjëherë të lehta, në kuptimin që, për arritjen e rezultateve konkrete –Deklarata Ministeriale dhe Vendimet e marra-delegacionet kanë debatuar shumë dhe, zakonisht, një lloj marrëveshjeje është arritur vetëm në minutën e fundit madje dhe gjuha e saj shpesh ka qenë e paqartë.

OBT do ndihmojë Shqipërinë për hartimin e planit kombëtar të turizmit

Shqipëria i ka kërkuar Organizatës Botërore të Turizmit, mbështetje për hartimin e planit kombëtar të turizmit. Plani kombëtar i turizmit dhe strategjia e zhvillimit të turizmit janë dy dokumente strategjike, detyrime ligjore, që rrjedhin nga ligji “Për turizmin”. Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, z. Tabel Rifai, me të cilin kanë shkëmbyer disa ide rreth zhvillimit të sotëm ekonomik të Shqipërisë dhe veçanërisht zhvillimit të turizmit.