oher

Diskutohet në Tiranë mbrojtja e biodiversitetit në liqenet Prespë, Ohër dhe Shkodër

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH) prej vitit 2012 ka zbatuar projektin për “Ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe atë të Shkodrës”, CSBL, me iniciativa, procese dhe projekte të vendeve kufitare që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujrave dhe burimeve natyrore. Në takimin teknik që zhvilloi punimet sot në Tiranë me specialistë dhe përfaqesues të institucioneve të linjës, u nënvizua fakti se, këto liqene ndahen mes shteteve fqinje, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duke përfaqësuar një pjesë unike dhe mjaft të spikatur të trashëgimisë natyrore të Evropës.

ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Referuar lajmit të publikuar online mbi derdhjen e ujërave të zeza në liqenin e Ohrit në Pogradec, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve sqaron se menjëherë pas denoncimit në publik ka kryer inspektimin në liqenin e Ohrit. Nga ky inspektim, thekson ISHMP, “është konstatuar nga inxhineri Albert Tavanxhiu, se gjatë ditës së martë, dt 18 prill 2017 për mungesë të energjisë nga defekti i fidrit nr.9 nuk është bërë trajtimi i plotë i ujërave të përdorura, (biologjikë dhe kimikë) për rreth 22 orë, por pa ndikim negativ në mjedis.

Letër Pozicionimi mbi gjendjen e menaxhimit të ujërave në Liqenin e Ohrit

Instituti i Politikave Mjedisore në Shqipëri dhe Grashnica në Ohër, Maqedoni, kanë zbatuar projekte paralele për të përhapur mënyra të reja në mbrojtjen e cilësisë dhe ujit dhe në menaxhimin e ujit në pellgun e Liqenit të Ohrit në Shqipëri e Maqedoni, përgjatë viteve 2014-2015. Të dy projektet u financuan nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Rrezikuara (Critical Ecosystem Partnership Fund - CEPF). Projektet u zbatuan në kornizë të efekteve të ndryshimeve klimatike që do të prekin zonën e Liqenit të Ohrit.

Liqeni i Ohrit: Galapagos-i ballkanik është nën rrezik

Rreziku për shkatërrimin e liqenit të Ohrit me urbanizimin e tepruar, është gjetur në faqet e numrit të korrikut në njërën nga revistat më të lexuara në botë “BBC wildlife magazine”. “Galapagos-i Ballkanik është nën rrezik. Shtëpia e peshqve dhe kërmijve të veçantë në liqenin e Ohrit mund të thahen nëse ndërtohet në moçalet e saj”, shkruan gazeta BBC wildlife magazine. Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër natyror në Evropë dhe një ndër më të vjetrit në botë. Thellësia e tij mbërrin deri në 155 metra, që është edhe më i thelli në Evropë dhe një ndër 14 liqenet më të thella në botë.

Ndotja shqetësuese në Liqenin e Ohrit, nuk pastrohet një pjesë e bregut

Turistë të shumtë janë duke ju larguar Pogradecit dhe zgjedhin të pushojnë në Maqedoni për shkak të kushteve më të mira dhe pastërtisë që ofron uji përtej kufirit. Liqeni i Ohrit në Pogradec këtë vit është duke regjistruar nivele të larta ndotje. Problematike mbetet sidomos bregu nga Pogradeci deri në Tushemisht, një pjesë mjaft e njohur e liqenit edhe për shkak të burimeve të shumta ujore, të cilat e bëjnë këtë zonë mjaft të frekuentuar. “Sigurisht që kjo papastërti nuk na pëlqen në breg. Vitet e kaluara ka qenë shumë më i pastër, ndërsa këtë vit barnat e mbira nuk janë pastruar.

Plehrat largojnë turistët; Fshati Lin i kthen kurrizin liqenit të Ohrit

Fshati Lin në Pogradec ka potenciale të mëdha për turizëm për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet. Por në mënyrë paradoksale fshati i ka kthyer kurrizin liqenit dhe ndotja në bregun e tij është shumë e madhe. Në antikitet quhej Liqeni i Dritës ose Lyhnidas. Atë emër të lashtë e ka trashëguar vetëm ky fshat i vogël në anë të liqenit të Ohrit.

Pogradeci feston Ditën e Liqenit të Ohrit

Në qytetin e Pogradecit, në Ditën e Liqenit të Ohrit, u zhvilluan disa aktivitete mjedisore, sportive dhe artistike. Kjo ditë, tashmë e kthyer në festë tradicionale, këtë vit u festua në pjesën shqiptare të liqenit. AdZM Korçë, personeli i PMTU Pogradec, të shoqëruar nga nxënës të shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” bënë promovimin e vlerave natyrore të kësaj ZM. Për të pranishmit u shpërndanë fletëpalosje, broshura, harta të Zonave të Mbrojtura dhe informacioni i nevojshëm sipas tematikave të programuara.

UNESCO: Dy vite afat për të realizuar udhëzimet tona për Ohrin

Portali MKD shkruan se qyteti i Ohrit ka dy vite afat që t’i realizojë udhëzimet e UNESCO-s, që kërkojnë ndërprerjen e objekteve strukturore të papërshtatshme, që të mos rrezikohet trashëgimia botërore e vënë në rrezik. Në vitin 1979 Ohri u fut në listën botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por 38 vite më vonë, UNESCO kërcënon që Ohrin ta vendosë në listën e rrezikut. Kjo paraqet hapin e parë të largimit nga trashëgimia botërore.

Zhvillimi i qëndrueshëm i Liqenit të Ohrit, platformë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, është në fokus takimit të gjashtë ndërkufitar, i cili ka filluar ditën e djeshme dhe zhvillon punimet edhe ditën e sotme në Pogradec. Takimi është pjesë e një projekti për forcimin e bashkëpunimit mes qeverive shqiptare dhe maqedonase për zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe rajonit rreth tij.