OKB

1/3 e ushqimit në botë shkon dëm çdo vit. 750 miliardë dollarë ushqime hidhen si mbetje

Të lësh brokolin e padëshiruar në pjatën tënde nuk është vetëm sjellje e keqe. Është gjithashtu trajtim i dobët që i bëjmë planetit. Shifrat flasin se rreth një e treta e ushqimit në botë, 1.3 miliardë tonë, shkon dëm çdo vit, shkruan The Economist. Ushqime me vlerë prej 750 miliardë dollarësh hidhen poshtë. Por cili është ndikimi mjedisor? Ushqimet e lëna dhe të hedhura ndikojnë fuqishëm në ndojtjen e mjedisit. Energjia e nevojshme për të prodhuar ushqim, përmes karburantit për traktorë dhe kamionë, prodhimi i plehrave dhe më shumë, liron gaze serrë në atmosferë, duke shkaktuar ndotje.

Alarmi i OKB-së: Shqipëria në vitin 2100 me vetëm 1.7 milionë banorë; si do përmbyset piramida e moshës

Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar. Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB. Përveç rrudhjes në numër shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të popullsisë. Piramida e tregon se në këtë vit, rreth 546 mijë persona janë mbi 60 vjeç, teksa shihet së është ngushtuar dukshëm baza e piramidës, çka reflekton një nivel të ulët të numrit të lindjeve.

Australia fshihet nga raporti i OKB-së për ndryshimet klimatike

Të gjitha referencat për ndikimin e ndryshimeve klimatike në sitet e trashëgimisë botërore në Australi janë hequr nga raporti për klimën i Kombeve të Bashkuara. Një draft i raportit fillestar përmban një kapitull për strukturën më të madhe të koraleve Great Barrier Reef dhe referenca nga Kakadu dhe Tasmania. Por Departamenti i Mjedisit në Australi kundërshtoi raportin dhe kërkoi që Unesco mos t’i përfshinte këto seksione në versionin përfundimtar për arsye se raporti mund të ndikojë në turizmin australian. Gjithashtu u tha se titulli i raportit, “Destinacionet në Rrezik”, shkakton konfuzion të konsiderueshëm.

Drejtuesja e re për klimën në OKB: Veprimet për ngrohjen të pandalshme

Drejtuesja e re për klimën e OKB-së ka shprehur shqetësimin për presidentin Donald Trump – por me bindjen se veprimet për mbajtur nën fre ndryshimet klimatike janë të pandalshme. Presidenti Trump nga ana tjetër është shprehur se do të tërhiqet nga marrëveshja e klimës dhe do të ndalojë së financuari programin e SHBA për energjinë e pastër. Por ish -diplomatja meksikane Patricia Espinosa tha për BBC News se vonesat në çdo veprim sugjerojnë se çështja është e pazgjidhur. Ajo udhëtoi drejt SHBA këtë fundjavë për të takuar sekretarin e ri të shtetit.

Epidemia e kolerës në Jemen, më e rëndë se lufta

Të paktën 300 000 njerëz janë infektuar nga shpërthimi i kolerës në Jemenin e dërrmuar nga lufta civile gjatë 10 javëve të fundit, një kërcënim që duket shumë më i rëndë se sa plumbat dhe bombat. Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq që dha alarmin tha se situata ka dalë jashtë kontrolli me rreth 7 000 infektime të reja në ditë. Sipas zyrtarë të kësaj organizate, më shumë se 1700 njerëz kanë humbur jetën për shkak të kolerës gjatë muajve të fundit në Jemen.

Fatkeqësitë natyrore

Sikur ngrohja globale të mos ishte një kërcënim i mjaftueshëm, planifikimi i dobët dhe mungesa e subvencioneve i përkeqësojnë më shumë përmbytjet. Shkalla e shkatërrimit do të bëhet e qartë vetëm kur ujërat e përmbytjeve të pakësohen, duke nxjerrë më në pah pasojat, të tilla si makina të shkatërruara, shtëpi të zhytura në baltë dhe më e keqja nga të gjitha, kufomat e të mbyturve. Por sipas të dhënave të publikuara, teksa shiu i rrëmbyeshëm vazhdonte të binte mbi Teksasin jugor për ditën e gjashtë radhazi, Uragani Harvey po konsiderohej si përmbytja më e rëndë në Amerikë, shkruan The Economist.

Fatura e përmbytjeve: 35 milion euro humbje çdo vit

Vetëm nga përmbytjet e 6 janarit, Shqipëria llogariti dëme prej 9 milion eurosh në infrastrukturë, banesa, kultura bujqësore dhe të ngjashme. Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Vetëm fatura paraprake e reshjeve të një dite (6 janarit) llogaritet 9 milionë euro. Kostot sociale nuk janë llogaritur. Sëmundjet dhe vdekshmëria do të jenë të larta në këto zona. Mungesa e fondeve kushtëzon mbrojtjen nga rreziqet dhe kompensimin e dëmeve. 

Fjalimi i Leonardo Di Caprio në OKB: "Unë jam zëri i miliarda njerëzve. Kërcënimi më i madh për botën është...

Aktori i mirënjohur amerikan i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio ka adresuar ditën e djeshme liderët e të gjithë botës në punimet e Asamblesë Vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Di Caprio, prej vitesh është një nga aktivistët më të zëshëm dhe me kontribut të madh për kauzën e luftës kundër “Ngrohjes Globale dhe Ndryshimeve Klimatike” dhe pikërisht këtë çështje ai ka referuar në “Pallatin e Kombeve”.

Gërmimi i asteroideve, industria e së ardhmes që vlen triliona dollarë

Një studim fizibiliteti i vitit 2012 mbi marrjen e mineraleve nga asteroidët, është dokumenti ku mbështetet Goldman Sachs për të bërë një propozim të çuditshëm për investitorët. Gërmimi në hapësirë mund të shndërrohet në një industri me vlerë triliona dollarë, është ajo çka firma u tha klientëve të saj. Sipas raportit, një mision hapësinorë për të rrëmbyer një asteroid të pasur me minerale do të kushtonte rreth 2,6 miliardë dollarë. Por, shifra tmerrësisht e madhe nuk duket asgjë nëse llogarisim fitimet e mundshme.

Klima, 2016 është viti më i nxehtë në histori

Agjencia Metereologjike e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se viti 2016 është drejt rrugës për t’u bërë më i nxehti në historinë e planetit. Sipas “Wmo”-së, temperatura globale në 2016-ën, është 1,2 gradë më e lartë me nivelet para-industriale. Fenomeni “El Nino” ka ndihmuar për këtë rezultat, por arsyeja kryesore sipas agjencisë, mbetet efekti-serë i prodhuar nga aktivitetet njerëzore. Në të vërtetë, 2015, ka qenë viti më i nxehtë i të gjitha kohërave deri tani. Raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të 2017-ës.

Kombet e Bashkuara i japin detyrat Ramës për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Vlerësimi mjedisor i Shqipërisë ka kaluar së fundmi në sitën e Kombeve të Bashkuara dhe më saktë pjesës që mbulon aspektin Ekonomik në Europë. Grupi i ekspertëve ka marrë në shqyrtim zhvillimet e deritanishme dhe ka bërë rekomandimet përkatëse ku ka kërkuar që qeveria të rrisë financimin për monitorimin mjedisor si dhe t’i kushtojë vëmendje rehabilitimit të pikave problematike industriale. Rekomandimi i ekspertëve

Konflikti në Jemen, zyrtari i OKB-së paralajmëron për urinë më të madhe në botë

Organizata e Kombëve të Bashkuara ka paralajmëruar se Jemeni po përballet me urinë më të madhe në botë, me miliona viktima nëse ndihmat nuk do të rifillojnë. Mark Lowcock, nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Sauditi që të heqë bllokadën e saj të vendit të rrënuar nga konflikti. Në fillim të kësaj jave koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemenin, pasi rebelët e Houthi qëlluan me raketa në Riad.

Marrëveshjen për klimën pritet ta nënshkruajnë 130 shtete

Vazhdojnë lajmet e mira lidhur me veprimet për ndryshimet klimatike! Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se mbi 130 vende pritet ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Parisit për klimën më 22 prill, në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York. Në këtë mënyrë do të tejkalohet rekordi i mëparshëm kur këtë marrëveshje e kishin nënshkruar 119 vende në vitin 1994. “Parisi është hisitorik”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dhe shtoi se “ky është vetëm fillimi dhe ne duhet t’i përshpejtojmë në mënyrë urgjente përpjekjet për tu marrë me ndryshimet klimatike”.

Mbrojtja mjedisore, OKB miraton rezolutën për krijimin e një pakti global

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar një rezolutë, e cila i hap rrugë arritjes së një marrëveshjeje globale për ligjet e mjedisit. Por rezoluta ka disa kundërshtarë, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Ambasadorja amerikane në OKB argumentoi se një pakt i tillë nuk është në interesin e SHBA-ve.

Meksikë, Nishani në takimin për “Katastrofat natyrore”

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në punimet e “Platformës globale 2017 për reduktimin e rrezikut të katastrofave”, që po zhvillohet në Cancun të Meksikës. Duke vlerësuar këtë nismë të OKB-së dhe qeverisë së Meksikës, kreu i shtetit shqiptar njohu të pranishmit me faktin se Shqipëria renditet ndër vendet me prekshmëri të lartë nga fatkeqësitë natyrore, si në nivel europian, ashtu edhe në nivel botëror, e për këtë arsye ajo është seriozisht e angazhuar në zbatimin e “Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm”.

Ministri i Mjedisit pret Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti sot në takim Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Ministri Koka e njohu nga afër Z. Williams me zhvillimet më të fundit në fushën e Mjedisit në vendin tonë, si dhe prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë, ku veçoi reformat e thella administrative të ndërrmarra, që sollën ngritjen e tre institucioneve; Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ndryshimet klimatike - kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e Shqipërisë

“Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e vendit dhe sektori ekonomik më i kërcënuar në vend është bujqësia”. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë prezantimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike ( KKKBNK ). Ky proces që kërkoi 3 vite punë dhe përfshiu aktorë nga disa institucione kombëtare, ekspertë të çështjeve të lidhura me klimën, akademikë, organizata të shoqërisë civile etj.

Ndryshimet klimatike, hyn në fuqi pakti që redukton ngrohjen globale me 2 ℃

Hyn në fuqi marrëveshja për ndryshimet klimatike. Shefja e Kombeve të Bashkuara për Klimën, Patricia Espinosa tha se ky moment është një pikë kthese për mbarë globin. Pakti në fjalë, sipas saj, detyron afro 190 vende të cilët kanë rënë dakord paraprakisht që të reduktojnë shkarkimin e gazeve të dëmshëm. Më 12 dhjetor liderët e mbi 190 shteteve votuan pro paktit në Samitin e Parisit. Ky i fundit synon reduktimin e ngrohjes globale me dy gradë celsius.

Në Mitrovicë gjenden 60 milionë ton mbetje industriale

Ndonëse një pjesë është shitur më herët, mbi 80 milionë tonë mbetje industriale të “Trepçës”, që përbëjnë metal, plumb, zink, argjend dhe metale tjera të rralla të akumuluara gjatë 80 vjetëve të punës së gjigantit ekonomik, do të trajtohen pas zyrtarizimit të Ligjit për “Trepçën”. Nga trajtimi (shitja) i mbetjeve industriale “Trepça” do të përfitojë miliona euro, shkruan sot Gazeta “Zëri” Ndër problemet me të cilat përballet “Trepça” pa dyshim janë mbetjet industriale nga përpunimi i xehes me flotacion dhe metalurgji, të cilat kanë dëmtuar në masë të madhe ambientin në Mitrovicë dhe krahas kësaj edhe e kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Mitrovicës.

Në OKB nënshkruhet sot marrëveshja për klimën

Përfaqësues të më shumë se 150 vendeve mblidhen sot në Kombet e Bashkuara për të nënshkruar formalisht Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe liderë të tjerë botërorë do t’i bashkohen sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në ceremoninë e nënshkrimit në New York. Marrëveshja, teksti i së cilës është miratuar nga afro 200 vende në muajin dhjetor, synon të zbusë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius.