oksigjen

Ku po shkon oksigjeni i Tokës?

Gazi jetësor po zhduket nga atmosfera gjatë 800 mijë viteve të fundit. Diçka e çuditshme po ndodh me nivelin e oksigjenit në planetin tonë, gjë e cila ka lënë hulumtuesit të habitur përsa i përket kësaj çështjeje. Shkencëtarët që testojnë koncentrimin e oksigjenit në atmosferë kanë gjetur se niveli ka rënë me rreth 0.7 % gjatë 800 mijë viteve të fundit, duke e krahasuar me nivelin “modern”. Për më tepër, shkalla e rënies është përshpejtuar me 0.1 % gjatë shekullit të kaluar. Nivelet e oksigjenit tani qëndrojnë në rreth 21%, por kanë lëvizur shumë gjatë historisë 4.3 miliardë-vjeçare të planetit.

Sa pemë nevojiten për të siguruar oksigjenin e mjaftueshëm për një njeri?

Do të surprizoheni jo pak, kur të zbuloni se për sa shumë pemë kemi nevojë për të mbajtur mushkëritë tona të mbushura me oksigjenin e shijshëm. Pemët çlirojnë oksigjen kur përdorin energjinë që marrin nga rrezet e diellit, për të prodhuar glukozë nga dioksidi i karbonit dhe uji. Ashtu si të gjitha bimët, pemët e përdorin gjithashtu oksigjenin kur ata shpërbëjnë sërish glukozën për çlirimin e energjisë për të garantuar metabolizmin e tyre. Mesatarisht gjatë një periudhe 24-orëshe, ato prodhojnë më shumë oksigjen se sa përdorin vetë; përndryshe prej tyre nuk do të kishim asnjë përfitim.