One Adriatic

Koalicioni “One Adriatic” në mbështetje të referendumit në Itali në lidhje me shpimet për naftë dhe gaz

Ditën e dielë, në datë 17 Prill 2016, në Itali do të zhvillohet referendumi rajonal, i cili fton qytetarët italianë të vendosin në lidhje me heqjen e gjithë platformave ekzistuese të shpimit të naftës dhe gazit në distancën e 12 miljeve përgjatë bregdetit, ishujve dhe zonave të mbrojtura. Në të njëjtën kohë qeveria italiane, e përballur me reagimin e fortë të shoqërisë civile, është detyruar të ndalojë dhënien e koncesioneve të reja për platformat e naftës dhe gazit në distancën e përcaktuar më sipër. Kjo është hera e parë që në Itali zhvillohet një referendum rajonal, i cili përfshin rajonet e Puglia, Abruzzo, Marche dhe Veneto.