Open Regional Fund

Mbrojtja e biodiversitetit në Evropën juglindore, Shqipëria pjesë e projektit

Ministria e Mjedisit dhe AKZM, tashmë janë pjesë e një projekti të madh për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropën juglindore. Projekti “Open Regional Fund” u lançua në Beograd nga data 4-5 shkurt 2016. Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë dhe Zhvillimit, dhe zbatohet në nivel rajonal nga GIZ. Projekti synon rritjen e bashkëpunimit midis grupeve të interesit në Evropën juglindore me qëllim zbatimin e Strategjisë për Biodiversitetin të Bashkimit Evropian 2020.