oqean

Njerëzimi po thyen rregullat e ekzistencës, kafshët e mëdha detare zhduken të parat

Hulumtuesit kanë zbuluar një sjellje në të cilën po hyn bota sot, sjellje kjo që nuk është parë gjatë 6 periudhave të zhdukjeve masive. Sipas një studimi të ri, për herë të parë në historinë e zhdukjeve masive, kafshët e mëdha të oqeaneve priten të zhduken të parat. Fajtori? Hulumtuesit mendojnë të jenë vetë njerëzit shkaktarët. “Ne kemi zbuluar se zhdukja në oqeane është e lidhur ngushtësisht me përmasat e mëdha trupore”, shprehet paleobiologjisti Jonathan Payne nga Universiteti Stanford.

21-vjeçari që arriti të mbledhë fondet për të pastruar oqeanet

Në vitin 2013 ai ishte vetëm 18 vjeç, por e habiti botën me një ide gjeniale për pastrimin e oqeaneve nga miliona tonelata plastikë që po vënë në rrezik habitatin detar. Tashmë Boyan Slat ka arritur të mbledhë paratë e nevojshme për të vënë në zbatim projektin ambientalist më të arrirë e ambicioz në planetin Tokë. Në oqeane po vërehen gjithnjë e më shumë objekte plastike që qeniet njerëzore i hedhin pa asnjë lloj hezitimi në dete. Në sajë të rrymave, janë pesë ishujt e mëdhenj të mbeturinave që kanë grumbulluar ujërat oqeanike.

Ideja brilante e studentit 21 vjeçar për të pastruar oqeanin

Tetë milionë ton mbetje plastike hidhen në oqean çdo vit. Këto mbeturina janë tmerrsisht të dëmshme për gjallesat detare dhe situata nuk po vjen duke u përmirësuar. Por 21 vjeçari holandez, shpikës dhe student inxhinjerie hapësinore, Boyan Slat duket se e ka gjetur një zgjidhje. Ai dhe skuadra e tij kanë shpikur një teknologji që mund të pastrojë gjysmën e mbeturinave në Oqeanin Paqësor në 10 vite. Kërë vit, organizata e Boyan “The Ocean Cleanup” shpreson të pilotojë një barrierë një milje në ujërat midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, pranë grupit të ishujve Tsyshima, një ndër zonat më të ndotura në botë.

India ka ndaluar çdo formë të flakjes së plastikës në kryeqytetin e saj

32% të 78 milionë ton paketimesh plastike që prodhojmë në vit pluskojnë në oqeanet tona. Kjo është e barasvlershme me një kamion transpotues mbetjesh plastike çdo minutë. Sipas gazetës India Times, India është përgjegjëse për 60% të plastikës që përfundon në oqeanet e botës çdo vit. Vendi është shqetësuar aq shumë për problemin e tij me mbetjet sa National Green Tribunal ka futur në fuqi një masë ndaluese për hedhjen e plastikës në kryeqytet. Tani nuk lejohet më të përdoren qeset plastike, gotat e çajit dhe takëmet në Delhi. Por kjo nuk është e vetmja problematikë që solli këtë ndalim.

Ja pse plastika duhet të konsiderohet toksike kur lëshohet në mjedis

Mikroplastikat -të cilat grumbullojnë kimikate që çrregullojnë sistemin hormonal të njeriut- po gjenden në prodhimet e detit si midhjet e Detit të Veriut dhe në gocat e detit të oqeanit Atlantik. Plastika duhet të konsiderohet lëndë toksike në qoftë se depërton në mjedisin natyror, për shkak të aftësisë së saj për të tërhequr kimikate helmuese "si një magnet". Fondacioni për Pastrimin e Oqeaneve, pas një hetimi për ndikimin në mjedis të mikroplastikës, dha alarmin se pjesë të vogla plastike të ngarkuara me kimikate janë gjetur në organet e brendshme dhe zorrët e gjallesave të detit dhe, prej andej, në zinxhirin ushqimor njerëzor.

Kjo "balenë e pajetë" do t'ju bindë të ndaloni hedhjen e mbetjeve njëherë e përgjithmonë

Shumica e arkipelagut të Filipineve përbëhet nga uji, duke e bërë jetën detare një pjesë të madhe të ekosistemit. Me këtë fakt, do të mendonit se filipinasit do të ishin më të kujdesshëm për oqeanin, por fatkeqësisht nuk janë. Në fakt, ata janë një nga ndotësit më të mëdhenj të plastikës në të gjithë botën. Në këtë muaj, Greenpeace Philippines dërgon një mesazh të fortë për të gjithë në lidhje me këtë situatë kritike përmes një vepre arti nga Biboy Royong në Resortin Sea Side Beach në Naic, Cavite. Ai paraqet një balenë 50 metra të "vrarë" pasi hëngri shumë mbetje.

Konferenca “Oqeani Ynë”, një përpjekje e re për ruajtjen e oqenit

Në një konferencë kushtuar mbrojtjes së Oqeanit, u bënë të njohura më tepër se 120 projekte konservimi dhe një fond prej rreth 2 miliardë dollarësh, për t’u përdorur në programe të ndryshme në shkallë globale. Synimi është mbrojtja e Oqeanit. Zyrtarët thonë se këto masa do të prekin më tepër se 2 milionë metra katrore detare në zona të reja ose të mbrojtura, por më të zgjeruara në mbarë botën. Konferenca u mbajt në Departamentin amerikan të Shtetit.

Kripa e detit mund të jetë e kontaminuar me plastikë

Shkencëtarët kanë zbuluar se kripa e detit që nxjerrim nga oqeanet e planetit Tokë mund të jetë e kontaminuar me plastikë. Ata kanë zbuluar gjurmë të plastikës në kripën e detit e cila është në shitje në SHBA, Kinë dhe përgjatë shteteve evropiane, sipas një studimi të ri të publikuar nga ‘The Guardian’. Plastika është si rezultat i mbetjeve që gjenden në oqean, të cilat grimcohen dhe përfundojnë në ushqimin tonë. Studimet e mëhershme gjithashtu kanë zbuluar se plastika është gjetur edhe në peshqit që shërbehen në restorante të ndryshme, transmeton Telegrafi.

NASA publikon zbulimin: Një mega oqean në Hënën e Jupiterit

NASA ka zbuluar prova të reja bindëse për ekzistencën e një mega oqeani në hapësirë. Ky mega oqean është konfirmuar prej tyre jo vetëm për ekzistencën e tij nën sipërfaqen e Europës, hënës së Jupiterit, por nga NASA është raportuar zbulimi tjetër; uji i oqeanit shpërthen në rreth 200 kilometra lartësi. Udhëheqësi i këtij studimi Geoff Yoder i cili ka kryer vëzhgimet me një nga teleskopët më të sofistikuar, Huddle ka deklaruar’’Oqeani i Europa është konsideruar si një nga vendet më premtuese potencialisht të mundshme për të mbajtur në jetë  sistemin tonë diellor’’.

Në vitin 2050, në oqeane do të ketë më shumë plastikë se peshq

Pas 35 vjetësh, në oqeane do të ketë më shumë materiale plastike sesa peshq. Parashikimi i errët vjen nga një raporti publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas këtij raporti, të paktën 1/3 e mbetjeve plastike të hedhura në ambiente përfundojnë në oqeane. Gjetjet e këtij raporti erdhën pak para konferencës mbi ambientin që pritet të mbahet në Davos të Zvicrës, ku organizatat do të kërkojnë më shumë riciklim dhe do të hedhin propozime për gjetjen e zgjidhjeve të reja të problemit të mbetjeve plastike. Raporti është një përfundim i qartë pas analizës së 200 studimeve.

Një vit i regjenerimit të oqeaneve

Oqeanet përbëjnë një mjet të fuqishëm të zhvillimit njerëzor dhe natyror, nga të cilët varet kryesisht e ardhmja jonë. Është koha që përmes mekanizmave kontrollues, qeveritë kudo në botë të japin kontributin e tyre për të rigjeneruar oqeanet për brezat e ardhshëm. Rëndësia e oqeaneve në botë nuk mund të ekzagjerohet. Ato ofrojnë 50 për qind të oksigjenit ku ne marrin frymë, ushqejnë miliarda njerëz dhe ofrojnë mjete jetese për miliona të tjerë. Ato janë pompat madhështore biologjike të rregullimit atmosferik dhe termal global nxitës të ujit dhe cikleve të ushqimit. Janë mes mjeteve më të fuqishme për të lehtësuar pasojat e ndryshimit klimatik.

OKB: Lajme të mira për botën, firmoset marrëveshja për plastikën

Kombet përgjegjëse për pjesën më të madhe të ndotjes së oqeaneve nga plastika kanë premtuar të fillojnë pastrimin e tyre. Në samitin e Oqeaneve të OKB-së, delegatët nga Kina, Tajlanda, Indonezia dhe Filipinet premtuan se do të punonin për të pastruar plastikën nga detet dhe se do të merrnin masa që mbetjet plastike mos të shkarkoheshin në det. Disa nga premtimet ende nuk janë formalizuar dhe ambientalistët thonë se masat e propozuara nuk janë urgjente, ashtu siç duhet të ishin me kohë. Gjatë një takimi në Nju Jork, OKB tha se këto masa janë pjesë e një ndryshimi të qartë ndërkombëtar kundër ndotjes së oqeanit.

Oqeanet e Tokës po ngrohen 13% më shpejt se sa mendohej

Një studim i ri përmirëson parashikimet për normën e ngrohjes së oqeaneve – një përbërës kritik i ndryshimeve klimatike. Kërkimi ka përcaktuar se sa është ngrohur Toka gjatë 56 viteve të fundit. Aktivitetet njerëzore përdorin lëndët djegëse fosile për shumë qëllime përfituese, por të cilat kanë një efekt anësor të padëshirueshëm për shtimin e dioksidit të karbonit me norma gjithnjë në rritje. Kjo rritje – prej më shumë se 40%, më e larta që nga viti 1980 – kap nxehtësinë në sistemin e Tokës, duke ngrohur të gjithë planetin. Por sa shpejt po ngrohet Toka dhe sa do të ngrohet në të ardhmen? Këto janë pyetjet kritike të cilave duhet t’u përgjigjemi nëse duam të marrim vendime të zgjuara mbi mënyrën se si do ta trajtojmë këtë çështje.

Pesë shtetet që flakin më shumë plastikë në oqeane sesa pjesa tjetër e botës së bashku

Në detet e planetit tonë notojnë shishe, qese plastike dhe bishta cigaresh. 5% e të gjithë mbetjeve plastike hidhen në det. Sipas “Ocean Conservancy”, organizatë jofitimprurëse mjedisore amerikane, 95% e mbetjeve është e zhytur nën ujë, ku aty mbysin krijesat nënujore dhe rrënojnë ekosistemin ujor. Pesë vendet e identifikuara në raport janë kontribuesit kryesore në këtë krizë. Dhe të gjitha këto vende janë në Azi. “Ocean Conservancy” pretendon se Kina, Indonezia, Filipinet, Tailanda dhe Vietnami janë vendet që po kontribuojnë më shumë në flakjen e rreth 60% të mbeturinave plastike në det.

Plastika në oqean do të lërë mbrapa mbetje fosile

Mirë se erdhët në epokën Antropogjene! Ndotja nga plastika është bërë aq e kudogjendur sa që mund të shërbejë si dëshmi se njerëzimi ka nisur një epokë të re gjeologjike në planet. Për gati dy dekada, shkencëtarët kanë sugjeruar se bota ka hyrë në epokën Antropogjene, një epokë e përcaktuar nga ndërhyrja njerëzore, qysh në shekullin e 20-të. Një grup shkencëtarësh në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Cape Town, Afrikë e Jugut, të hënën propozoi zyrtarisht njohjen e periudhës që filloi rreth 1950 si një epoke e re.

Plastika nga gomat, ndotësi më i madh i oqeaneve

Mikroplastika nga gomat dhe tekstilet është një nga burimet më të mëdha të ndotjes së deteve, shprehet IUCN. Sipas një raporti. më shumë se 30% e plastikës në oqeane çdo vit vjen nga mikroplastika parësore, jo nga shpërbërja e copëzave të mëdha. Mikroplastika që vjen nga shpërbërja e gomave të konsumuara apo nga pëlhurat sintetike janë burimi kryesor i ndotjes. IUCN studioi të dhënat nga 7 rajone të ndryshme të botës për të parë se çfarë pjese zë mikroplastika parësore në 9.5 milionë ton mbetje plastike të hedhura në oqeane çdo vit.

Sa e rëndë është realisht ndotja në oqeane?

Konsumi i tepërt nga njerëzit ka bërë që edhe numri i mbeturinave të shtohet në sasi. Një pjesë e shteteve të ndryshme e kanë gjetur zgjidhjen te riciklimi, por ka edhe nga ato vende apo kompani të cilat zgjedhin rrugën e shkurtër dhe shumë mbetje i derdhin nëpër oqeane. Chelsea Rochman, një ekologjist në Universitetin e Kalifornisë po përpiqet t’i përgjigjet një pyetje të zymtë: A është gjithçka e tmerrshme, apo janë gjërat thjesht, shumë, shumë keq? Rochman është një anëtare e grupit të mbeturinave detare të Qendrës Kombëtare për Analiza Ekologjike dhe Sintetike.

Shifra alarmante, deri në 13 milionë tonë mbetje çdo vit përfundojnë në oqeane

Kombet përgjegjëse për shumicën e ndotjes plastike në oqeanet botërore kanë premtuar të fillojnë pastrimin për përmirësimin e situatës. Në një samit të Kombeve të Bashkuara për oqeanet, delegatët nga Kina, Tailanda, Indonezia e Filipinet thanë se ata do të punojnë që plastika të mos përfundojë në dete apo oqeane. Disa nga premtimet nuk janë ende të formalizuara dhe ambientalistët thonë se masat e propozuara nuk janë mjaftueshëm urgjente. Sidoqoftë, zyrtarët e OKB e kanë përgëzuar këtë rezultat, si pjesë e një lëvizjeje të qartë ndërkombëtare kundër ndotjes së oqeaneve.

Shkencëtarët nxjerrin krijesa të çuditshme nga oqeani

Një ekip studiuesish kanë gjetur disa krijesat të çuditshme’ që jetojnë mijëra metra poshtë detit, përgjatë bregut lindor të Australisë. Një ekip prej rreth 60 shkencëtarësh nga e gjithë Australia dhe bota e kaluan muajin duke eksploruar thellësinë midis Launceston dhe Brisbane. “Është e mahnitshme të zbulosh krijesa që jetojnë aty dhe që më parë ne nuk dinim asgjë”, tha menaxheri i grumbullimit Diane Bray për Channel 7. Përdorimi i rrjetave ishte në gjendje të kapnin një sërë formash jetësore në thellësi, duke mbledhur krijesat që dëshironin të dinin më shumë.

Shkencëtarët zbulojnë një oqean masiv nën sipërfaqen e Tokës

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar një oqean gjigand nën koren e Tokës, përmasat e të cilit janë 3 herë më të mëdha se gjithë uji që ndodhet nën sipërfaqe. Grupi i kryesuar nga Steven Jacobsen i Universitetit Northwestern dhe Brandon Schmandt i Universitetit të New Mexico, thonë se uji është bllokuar nga molekulat në brendësi të një minerali të quajtir, ringwoodite. Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën sesi janë formuar oqeanet dhe sesi e kanë ruajtur madhësinë e tyre për miliona vite. Shumë gjeologë thonë se uji ka ardhur nga hapësira nëpërmjet kometave të akullta që goditën planetin tonë.

  • 1
  • 2