oqeane

Adidas prezanton fanellën e Manchester United të krijuar nga plastika e oqeaneve.

Një përpjekje e re për ndërgjegjësim në lidhje me plastikën e oqeaneve sapo ka nisur me fanellat e klubit të futbollit Manchester United. Adidas është bashkuar me Parley for the Oceans për prezantimin e një uniforme që shfrytëzon plastikën e ricikluar të oqeanit dhe që është e frymëzuar nga fitorja e Kupës Evropiane së 1968.

Alarmi, Shqipëria mijëra tonë plastikë jashtë kontrollit, më keq se të gjithë në rajon

Në dekadën e fundit, mbetjet plastike janë shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore në rang global. Nëse vazhdohet me këto ritme parashikohet se deri në 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq në oqeane. Por nga vjen e gjithë kjo plastikë? Portali i të dhënave Ourwolrd in Data ka publikuar së fundmi të dhënat mbi mbetjet plastike të pa menaxhuara në të gjithë botën, të projektuara deri në vitin 2025. Sipas të dhënave sasia e mbetjeve të pa menaxhuara në Shqipëri është 29,705 tonë. Krahasuar me vendet e rajonit që janë marrë në shqyrtim sasia është shumë më e lartë. Në Bosnje dhe Hercegovinë sasia e mbetjeve të pa menaxhauara është rreth 12,955 tonë, ndërsa në Malin e Zi, mbetjet plastike të pa menaxhuara përllogariten 4,416 tonë.

Rritja e nivelit të oqeaneve mund të varrosë kabllot e internetit në vetëm 15 vjet

Rritja e nivelit të oqeaneve, që vazhdon me shpejtësi më të lartë se sa ishte parashikuar, mund t’i vërë në rrezik madje edhe kabllot e internetit në vetëm 15 vjet. Parashikimi vjen nga një studim i Universitetit Wisconsin, i prezantuar në një konferencë në SHBA, me temë rrjetin global të internetit. Infrastruktura kritike ndaj lidhjeve online – si për shembull rreth 4000 fibra optike dhe më shumë se 1000 hub mund të fillojnë të përmbyten në 15 vitet e ardhshme.