ora e Tokes

“Ora e Tokës”, fiken dritat për 60 minuta, solidarizim dhe në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme në të gjithë botën u fikën dritat nga ora 20:30 deri në 21:30. “Ora e Tokës” në thelb është një iniciative kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin ndërsa për rreth 1 orë fiken dritat në shenjë sensibilizimi. Edhe Tirana është përfshirë në këtë iniciative. Në sheshin ‘Nënë Tereza’ u ndezën qirinj në formën e numrit 60 nga ora 20:30 deri në 21:30. Duke fikur dritat për rreth 60 minuta, njerëzit japin kontributin modest për të kursyer dioksidin e karbonit që shkarkon në atmosferë prodhimi i energjisë elektrike, si dhe për të treguar se ne duam qëndrime të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike.

Ora e Tokës, bota në errësirë për 60 minuta

Disa prej monumenteve më të njohura rreth botës qëndruan në errësirë për 1 orë, me rastin e 10 vjetorit të Orës së Tokës, një event që synon sensibilizimin mbi ndryshimet klimatike, dhe ruajtjen e energjisë. Rreth 170 vende u bënë pjesë e iniciativës, duke fikur dritat e vlerësuara si jo të domosdoshme në 20:30 të orës lokale. Mes ndërtesave e strukturave të famshme që hoqën dorë nga shkëlqimi i zakonshëm për 60 minuta ishin shtëpia e Operas në Sidnei, Burj Khalifa në Dubai, Big Ben i Londrës, Koloseumi në Romë, Xhamia Blu në Stamboll, kulla Eifel në Paris, pallati i Kremlinit dhe Sheshi i Kuq në Moskë, Piramidat e Egjiptit, Akropoli në Greqi, etj.

Sot “Ora e Tokës”, dritat fiken për një orë

Sot, në orën 20:30 deri në 21:30 i gjithë planeti "do të fiket" për 1 orë duke filluar nga Australia e deri në Kaliforni. Ky është cilësuar si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor, që historia ka njohur ndonjëherë": Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është "Ora e Tokës - Earth Hour", ora të cilën ne njerëzit ia kushtojme shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës.