orangutang

Orangutangu më i vjetër në botë

Një orangutang femër,në kopshtin zoologjik Perth është konsideruar orangutangu Sumatran më i vjetër i mbajtur në “robëri” në librin e rekordeve Guinness, ndërkohë që ajo festoi ditëlindjen e gjashtëdhjetë të saj të enjten e kaluar, thotë zëdhënësja e kopshtit zoologjik për Reuters. Puan i ishte dhururar kopshtit zoologjik në vitin 1968 nga sulltani i Johor, i cili në këmbim mori disa kafshë autoktone australiane. Kopshti zoologjik Perth është një nga vendet kryesore për shumimin e orangutangëve dhe Paun ishte në fillim të programit të mbarështimit.

Tre oragnutanet femra u dogjën të gjalla në pyll

Në portale dhe rrjete sociale janë publikuar fotografitë dramatike të tre femrave orangutane të cilat u dogjën nga rënia e një zjarri në Indonezi. Majmunët, dy njëzetë vjeçarë dhe një bebe rreth një vjeç, u rrethuan nga flakët pranë një pylli të mbrojtur në Bontang City, në lindje të Kalimantan. Themeluesi i Centre for Orangutan Protection, Hardi Baktiantoro, pretendon se zjarri ka qenë i qëllimshëm për ta pastruar zonën për qëllime buqjësore.