OZHQ

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

15,000 shkencëtarë nga 184 vende po paralajmërojnë njerëzimin që do ta kemi pisk

Sipas shkencëtarëve, ndikimet njerëzore në mjedis po e vënë të ardhmen tonë në rrezik. Më shumë se 15.000 shkencëtarë nga 184 vende paralajmërojnë se dëshmia është e qartë: Shëndeti dhe mirëqenia e tanishme dhe e ardhshme janë në rrezik serioz nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, humbja e aksesit në ujëra të ëmbla, zhdukjet e llojeve dhe rritja e popullsisë njerëzore. Shkencëtarët e shquar Jane Goodall, E.O. Wilson dhe James Hansen janë ndër ata që e kanë paralajmëruar për rrezikun në një publikim të hënën në revistën BioScience.

Axhenda 2030, lente për diskutimin e përparësive të Shqipërisë gjatë sezonit zgjedhor

Nga Brian J. Williams*

Javën e shkuar u arrit një marrëveshje shumë e rëndësishme politike, e cila bën të mundur zgjedhje më përfshirëse. Kjo gjë hap rrugën për diskutime të mbështetura në te dhena në lidhje me përparësitë e duhura për popullin shqiptar. Axhenda 2030, e njohur gjithashtu si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), ofron një kuadër të shkëlqyer për këtë debat. Në angazhimin e popujve të tyre për realizimin e Axhendës 2030, udhëheqësit e botës kanë përcaktuar një ambicie globale, e cila kërkon që qytetarët, qeveritë dhe sektori privat të punojnë në harmoni.

Deklaratë mbi ndryshimet klimatike dhe arsimimin

1. Edukimi shkencor në pararojë
Njerëzimi përballet me një krizë serioze klimatike, e cila do të ndikojë në të gjithë botën gjatë shekullit 21 dhe më gjerë. Ballafaqimi me këtë krizë do të varet shumë nga të rinjtë që janë sot në shkolla dhe mund të bëhen "agjentë të ndryshimit". Korniza ligjore ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike, dmth Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC, 1992) dhe Marrëveshja e Parisit (OKB, 2015), e njohin këtë pikë duke deklaruar se "Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të arsimit dhe trajnimit... në veçanti për vendet në zhvillim "(UNFCCC, neni 6.b.ii) dhe" Palët duhet të marrin masa... për të rritur edukimin për ndryshimin e klimës "(Marrëveshja e Parisit, Neni 12).

Kombet e Bashkuara i japin detyrat Ramës për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Vlerësimi mjedisor i Shqipërisë ka kaluar së fundmi në sitën e Kombeve të Bashkuara dhe më saktë pjesës që mbulon aspektin Ekonomik në Europë. Grupi i ekspertëve ka marrë në shqyrtim zhvillimet e deritanishme dhe ka bërë rekomandimet përkatëse ku ka kërkuar që qeveria të rrisë financimin për monitorimin mjedisor si dhe t’i kushtojë vëmendje rehabilitimit të pikave problematike industriale. Rekomandimi i ekspertëve

Mjedisi në politikën e qeverisë mbetet ende “fëmija i njerkës”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, renditet në vendet e fundit për vlerat e parshikuara financiare të Planit Buxhetor Afatmesëm për vitin 2017-2019. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit planifikon menaxhon dhe administron zbatimin e programit të Qeverisë. Ajo ka rolin e koordinatorit të të gjitha drejtorive të politikave për ndjekjen në vazhdimësi të problematikave afatshkurtra dhe afatgjata në fushën mjedisore. Por cila është politika mbi mjedisin e qeverisë aktuale?

Monitorimi i zhvillimit të sektorit të transportit në Evropë drejt objektivave të mjedisit, shëndetit dhe klimës

“Mekanizmi Raportues i Transportit dhe Mjedisit” (TERM) përfshin një numër treguesish për ndjekjen e performancës mjedisore afatshkurtër dhe afatgjatë të sektorit të transportit në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (EU-28). Ky monitorim paraqet vlerësimin më të fundit të bazuar në tregues për progresin në drejtim të qëllimeve dhe objektivave kryesore të politikave lidhur me transportin.
Sektori i transportit në BE po bën përparim drejt përmbushjes së objektivave të saj në politikat mjedisore, shëndetësore dhe të klimës.

Nxënësit e Klubit të çajit tregojnë sekretet e recetave të mamave dhe të shëndetit të mirë

Një nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është sigurimi i jetës së shëndetshme dhe mirëqënies së njerëzve të të gjitha moshave. Në këtë aspekt, me drejtorinë e shkollës “ A.Z.Cajupi “ Tiranë, kolegët e departamentit të biologjisë dhe nxënësit, anëtarë të Klubit të çajit organizuam disa aktivitete edukuese, studiuese, sensibilizuese në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme, si dhe të qënurit i vetëdijshëm në blerjen e produkteve ushqimore cilësisht të mira.

OKB na paralajmëron: Bëni kujdes me pesticidet!

Së pari qeverisë i kërkohet që institucionet e përfshira në monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit të jenë të akredituara për cilësinë e monitorimit dhe analizat laboratorike në mënyrë që të mundësojnë të dhëna sa më korrekte, të sakta dhe me vlerë që përputhen me objektivat e cilësisë. Së dyti Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i kërkohet që të mbështesë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të zgjeruar rrjetin e cilësisë së ajrit dhe të rregullojë vendndodhjen e stacioneve ekzistuese të monitorimit aty ku shihet e nevojshme.

Paketa e Gjelbër Junior: Edukimi është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

“Edukimi, përveç se është një prej të drejtave të njeriut, është një kusht paraprak për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe një mjet kryesor për një qeverisje të mirë, informimin rreth vendimmarrjes dhe mbështetjen e demokracisë.” Strategjia e UNECE për Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm. Duke u bazuar në suksesin 10 vjeçar të Paketës së Gjelbër në Shqipëri, REC Shqipëri është krenar të njoftojë nisjen e punës përgatitore të Paketës së Gjelbër Junior; një seri e re materialesh edukimi mjedisor për fëmijët e ciklit fillor.

Shkarkimet e gazeve serë në BE kanë pësuar rënie në vitin 2016

Shkarkimet e gazeve serë në Bashkimin Evropian u ulën në mënyrë modeste në vitin 2016, sipas vlerësimeve dhe parashikimeve të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA). Vlerësimet konfirmojnë se BE mbetet në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj të reduktimit të shkarkimeve të paracaktuara për vitin 2020, por nevojitet më shumë punë për të përmbushur qëllimet afatgjata. “Është e qartë që ne të gjithë duhet të intensifikojmë përpjekjet tona në mënyrë të konsiderueshme nëse duam të përmbushim angazhimet tona të marrëveshjes së Parisit dhe qëllimet më ambicioze afatgjata për 2030 dhe 2050 në krijimin e një ekonomie me karbon të ulët.” - Hans Bruyninckx, Drejtor Ekzekutiv i EEA-së.

Shqipëria e parafundit në rajon për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals-SDG), nga Kombet e Bashkuara, që zëvendësuan Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015, përfshijnë dhënien fund të varfërisë, mbrojtjen e planetit dh sigurimin e prosperitetit për të gjithë. Secili qëllim ka objektiva specifikë që duhet të plotësohen, deri në vitin 2030. Por, sa afër janë vendet për t’i përmbushur ato? Për të gjetur këtë, organizata jofitimprurëse Bertelsmann Stiftung dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë krijuar një indeks të ri që mat performancën e tyre.

Uria, FAO: 10% e shqiptarëve nuk hanë vaktet e plota, më keq se rajoni

Të paktën 290 mijë shqiptarë kategorizohen në grupin e atyre me vakte të reduktuara për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm. Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), për urinë, i vitit 2017 vlerëson se në Shqipëri prevalenca e pasigurisë së lartë ushqimore prek 10% të popullsisë totale. Kjo matje bëhet në kuadër të raportimeve që bëjnë shtetet anëtare, por edhe si pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030, përmes objektivit 2 (t’i jepet fund urisë, të arrihet siguri ushqimore dhe përmirësim i ushqyerjes si dhe promovimi i agrikulturës së qëndrueshme).