padi

HEC-et në Valbonë, banorët i drejtohen gjykatës: Të anulohen

Ndërtimi i hidrocentralit në Luginën e Valbonës përfundon në gjykatë. Janë banorët e kësaj zone të cilët kanë depozituar padi në gjykatën administrative nga ku kërkojnë anulimin e koncesionit për të ndërtuar HEC-e mbi lumin e Valbonës dhe luginën në këtë zonë. Banorët e prekur i përkasin fshatrave Rrogam, Valbonë, Dragoni, Cerem dhe 27 prej tyre janë paraqitur në seancën e parë në gjyq. Sipas banorëve dhe përfaqësues së tyre shtetases amerikane që prej vitesh jeton në këtë zonë Catherine Bohne Selimaj nuk mund të presim më për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë natyrore dhe të ardhmes ekonomike.

Paraqitet padia kundër projektit hidroenergjitik në Vjosë

Shkatërrimi i planifikuar i Vjosës, një prej lumenjve të egër më të mëdhenj në Evropë, tashmë është ngritur si çështje në gjykatë. Sot, organizatat e ruajtjes së natyrës EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, dhe gjithashtu 38 banorë që preken nga projekti, kanë paraqitur në gjykatën administrative të Shqipërisë padinë kundër projektit hidroenergjitik “Poçem” në Vjosë. Në të, paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi dhe leje për këtë projekt, i cili i ishte dhënë për ndërtim një konsorciumi turk.