palma

E gërryen buburreci i kuq, ‘vdes’ palma e Vlorës. Priten pemët në mbarë qytetin

Vlora me palma nuk ekziston sot, thjesht kemi bulevard me pemë të prera. Diten e sotme janë prerë të gjitha palmat e Vlorës të cilat ishin prekur nga insekti i kuq duke bërë që një pjesë e historisë se Vlorës të zhduket. Kjo gjë ka ngjallur keqardhje të shumë qytetarëve të cilët janë mësuar për vite me radhe me palmat të cilat kanë qenë mbjellë rreth viteve 80. Palma ‘Fenik’ është lloji i palmës së prekur ku shumica i tyre në bulevardin Vlorë-Skelë kanë një moshë gati 40- vjeçare.

Vlorë - Thahen palmat, bashkia nuk ka fonde t’i zëvendësojë, ankohen qytetarët

Ne bulevardin Vlorë-Skelë, ende nuk janë zëvendësuar palmat Fenix, të dëmtuara nga buburreci i kuq, i cili preku rreth 1200 rrënjë në të gjithë qytetin bregdetar. Bashkia e Vlorës, edhe pse ka bërë zëvendësimin e palmave me pemë rrapi në rrugën “Kosova”, sqaron se nuk ka ende fondet e nevojshme për mbjelljen e pemëve në të gjithë qytetin. Ndërkohë qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejt për t’i rikthyer hijeshinë qytetit. Në një vëzhgim të Ora News në qytetin e Vlorës, shihet qartë se përgjatë bulevardit kryesor ndodhen ende trungjet e palmave të dëmtuara, të pazëvendësuara.