panair

“Tarracat e Gjelbërta’’ projektet e Bashkisë Tiranë, në Expon e Klik-ut

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, e vlerësoi panairin e Klik Eskpo Group, si eventin ku për herë të parë, janë sëbashku sektorët nga përmirësimi i stilit personal të veshjes, përkujdesja për kafshët- shtepiake, nga zbukurimi i kopshtit të shtëpisë dhe zbukurimi i siperfaqeve të qytetit tonë e deri tek mbrojtja e mjedisit. E pranishme në ceremoninë e panairit të Klik Ekspo Group, që ngriti siparin dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nën logon “Textile and Fashion Show, Festivali i Luleve, Peizazhi Urban dhe Pet Show”, Paskali tha se, natyra me kompozimet e luleve dhe të bimëve apo me sektorin evergreen, është i lidhur ngushtesisht me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra, që është dhe një nga misionet kryesore të Bashkisë Tiranë.

”Shqipëria Punon Tokën - Konsumo Shqip”, Veliaj: Të mbështesim prodhimet vendase

Me rastin edhe të 73 vjetorit të Ditës së Çlirimit është çelur ditën e djeshme në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, panairi më i madh i produkteve bujqësore vendase, “Shqipëria Punon Tokën – Konsumo Shqip”. Më shumë se 520 fermerë e biznese që aktivitetin e tyre e kanë përqendruar te agrobujqësia, kanë prezantuar prodhimet e tyre bio dhe autentike, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë produkte cilësore.

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2017”

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika. Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.

AKT merr pjesë në panairin e turizmit UTAZAS Hung Expo

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë për herë të parë në panairin UTAZAS Hung Expo, i cili u zhvillua nga data 3-6 mars, në Hungari. Pjesëmarrja në këtë event është realizuar nëpërmjet ftesës së sponsorit kryesor, Kinës. “Interesi i vizitorëve për Shqipërinë ka qenë shumë i lartë, ndërsa është paraqitur një vëmendje e veçantë për vendin tonë si destinacion i ardhshëm turistik”, bën të ditur kreu i AKT-së, Ardit Çollaku, në rrjetin social ‘facebook’.

Çelet panairi i gjarpërinjve në Mal të Zi

Në Podgoricë të Malit të Zi u çel ditën e djeshme panairi i gjarpërinjve. Një ngjarje kjo e organizuar nga Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi që ka për qëllim t’ua prezantojë qytetarëve llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Mal të Zi. Gjatë aktivitetit, i u prezantuan 15 lloje gjarpërinjsh ndërkohë që manifestimi ka arritur të tërheqë një numër të madh vizitorësh të cilët ecnin pranë gjarpërinjve të vendosur në terrarium. Disa nga vizitorët ishin të frikësuar, e disa të tjerë u kënaqen duke shijuar pamjet.

EDEN firmos marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) organizuan PANAIRIN E KARRIERËS në datën 04.05.2017, në hapësirat e kampusit të UBT. Panairi u zhvillua në kuadër të nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve, institucioneve publike si edhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse. Qendra EDEN e ftuar në këtë aktivitet si rrjedhojë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm me UBT paraqiti materialet dhe produkte në panairin e mbajtur, ku promovoi punën e saj dhe u njoh më nga afër me produktet e të gjithë të pjesëmarësve në aktivitet.

Ndryshoni të ardhmen, por mos prekni natyrën

Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), projekti NaturAL i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) marrin pjesë në Panairin Mesdhetar të Turizmit, të organizuar nga ministria e Ekonomisë dhe Turizmi në mjediset e EkspoCity në Tiranë, në datat 8-9 Prill, 2017. Panairi synon të promovojë turizmin në Shqipëri, që është edhe një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë shqiptare, dhe mjedisi natyror do të jetë një nga atraksionet kryesore në fokusin e këtij panairi.

Nxënësit e Klubit të çajit tregojnë sekretet e recetave të mamave dhe të shëndetit të mirë

Një nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është sigurimi i jetës së shëndetshme dhe mirëqënies së njerëzve të të gjitha moshave. Në këtë aspekt, me drejtorinë e shkollës “ A.Z.Cajupi “ Tiranë, kolegët e departamentit të biologjisë dhe nxënësit, anëtarë të Klubit të çajit organizuam disa aktivitete edukuese, studiuese, sensibilizuese në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme, si dhe të qënurit i vetëdijshëm në blerjen e produkteve ushqimore cilësisht të mira.

Panairi i mbetjeve, TCH takon industrinë me ambientalistët

Protestave të ambientalistëve, industria e riciklimit iu kundërpërgjigj me një panair ku u ekspozuan lëndët e riciklueshme dhe produktet e përftuara prej tyre, me qëllim informimin qytetar mbi veprimtarinë e kësaj industrie. Por Top Channel çoi në panair një nga zërat kundërshtarë të importit të mbetjeve, ambientalistin Lavdosh Feruni. Përballja, siç edhe pritej, nuk ishte nga më miqësoret. “Skorjet e mia, thua ti, i hidhkam unë me një vend. A ke ardhur ti ndonjëherë tek fabrika ime?”, u shpreh me tone protestuese një biznesmen.

Panairi i Shtutgartit

Shqipëria është prezantuar për herë të parë në Panairin ndërkombëtar të Turizmit, në Shtutgart të Gjermanisë, si vend partner. Nga data 14 deri më 22 janar, vendi ynë do të prezantohet me pavionin më të madh të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave. Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte e pranishme edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi. Shqipëria, në hapësirën kryesore shpalosi për pjesëmarrësit një program të dedikuar promovimi, ku spikati videoja promovuese e bukurive natyrore, kulinarisë, mikpritjes, si dhe një kënd i vlerave të pasurisë folklorike.

Shqipëria nis përgatitjet për Panairin e Shtutgartit

Shqipëria për herë të parë është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017. Prezenca qendrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme sepse në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going”. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe sipërmarrjes, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit,  kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky eveniment i rëndësishëm në turizëm. 

Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrecht, Holandë

Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs” Utrecht (Hollande), që zhvillohet nga data 10-15 Janar. Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai holandez ( i 5-ti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B ) dhe biznes- konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Shqipëria prezanton potencialet turistike në ITB Berlin

Shqipëria po prezanton potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB BERLIN”, i cili hapi dyert më 8 mars dhe do të mbyllet më 12 mars 2017. Në këtë panair marrin pjesë rreth 187 shtete dhe afro 6000 përfaqësues të mediave të ndryshme prestigjoze. Shqipëria prezantohet këtë vit me një stendë 120 metra katrorë, ku një numër mjaft i konsiderueshem vizitorësh kanë frekuentuar hapësirën shqiptare në panair, që në ditën e parë.

Tirana në panairin e Brukselit, Veliaj: Mundësi promovimi, impuls pozitiv për ekonominë

Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Ndërkohë që, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin në këtë panair.

Turizëm: Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016

Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016 nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistike. Interesi i vizitorëve për pavionin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të partnerëve të huaj por edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare. Në konferencën e tij për televizionin ndërkombëtar SKY Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Z. Ardit Çollaku, shpjegoi disa nga arsyet pse duhet vizituar Shqipëria duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor jo vetëm për pjesën bregdetare dhe natyrën e mrekullueshme.

Turizmi shqiptar prezantohet në tregun rus

Drejtori i Pergjithem i AKT merr pjese ne takime zyrtare ne Panairin Nderkombetar MITT te Moskes. Shqiperia prezantohet me 4 operatore Turistik. Nje takimin shume i rendesishem ishte ai me Perfaqesuesin e Ministrise se Turizmit Rus qe eshte edhe Zv. Presidenti i Agjencise Federale te Turizmit Z. Roman Skoryy. Drejtori i AKT – se beri nje prezantim te Pergjithem te potencialit Turistik Shqiptar si dhe vuri theksin ne rolin aktiv qe do te kete AKT ne ndihme te Promovimit te vendit dhe terheqjes se turisteve Rus.